Posts

Showing posts from June, 2023

Shqiptarët e Kosovës nuk “tradhëtojnë” Shqipërinë, dyndje hyrjesh në Morinë drejt bregdetit

Image
Për qytetarët e Kosovës fundjavat janë bërë të lakmueshme për ti kaluar në Shqipëri, por jo vetëm. Tashmë zyrtarisht kanë nisur edhe pushimet verore. Njëri prej pushuesve që ka gjetur kohën më në fund për të nisur pushimet është Avdi Kurti nga Mitrovica i do të kalojë pushimet vjetore në Shëngjin. Avdiu vjen nga Mitrovica e trazuar prej muajsh situatë, te e cila të gjithë shpresojmë se do të shkojë drejt normalitetit. Ka edhe pushues të tjerë nga Gjilani e qytete të tjera që kanë startuar fundjavën drejt Shëngjinit, i cili mbetet preferencë për qytetarët e Kosovës, por pa lënë mënjanë edhe Jugun e Shqipërisë. Fluksi i lartë i mjeteve e qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë nisi që në orët e para të së premte, ku në të shumtën e rasteve Policia Kufitare operoi me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle, përjashtuar rastet për automjete e qytetarë nga shtete të tjera që hyjnë në Shqipëri përmes Pikës Kufitare të Morinës. Të premten, numri i qytetarëve në hyrje përllogaritet deri në

Operacioni shqiptaro - gjerman “Orka”: 128 urdhërarreste dhe 2.8 tonë kokainë e kapur

Image
Policia Shqiptare dhe Policia Gjermane kanë mbyllur me sukses një operacion të përbashkët pesë vjeçar në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve. Në njoftimin publikuar nga Policia Shqiptare bëhet e ditur se, gjatë zhvillimit të këtij projekti me emrin e koduar "Orka" janë ndjekur 42 procedime penale për shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, janë lëshuar 128 urdhërarreste, janë vënë në hetim 328 shtetas. Policitë e të dy vendeve kanë sekuestruar 2.8 tonë kokainë, 20 kg heroinë, 781 kg cannabis sativa dhe 32 armë zjarri. Policia e Shtetit deklaron se mbetet plotësisht e angazhuar dhe tejet e hapur për çdo bashkëpunim në funksion të përmbushjes së objektivave të përbashkët.

Shkodra në Festivalin e Gjirokastrës/Gjon Shllaku: Paraqitje mbresëlënëse e grupit

Image
Shkodra prezantoi disa nga traditat më të mira të folklorit të saj në natën e pestë të Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër. Ajo u përfaqësua nga disa grupe folklorike në nivel qarku si ai i qytetit, Dukagjinit, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Pukës dhe Fushë-Arrëzit duke sjellë valle të traditës, këngë humoristike, dasmën shkodrane, lahutën, xhubletën etj. Si një person që është marrë me përzgjedhjen e materialeve të qarkut në komisionin e jurisë, muzikanti Gjon Shllaku vlerëson paraqitjen e grupit në festival duke nisur nga mënyra e interpretimit.Problemi kryesor i folklorit në ditët e sotme mbetet trashëgimia dhe ruajtja e tij ndaj profesor Gjon Shllaku thotë se duhet bërë një punë e pandërprerë me të rinjtë në drejtim të kultivimit.Organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar u rikthye pas 8 vitesh mungesë dhe ai do të vijojë deri më 1 korrik me prezantimin e grupeve dhe ansambleve të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare duke nxjerr në pah vlerat më të mira të trashëgimi

Vijon dëmtimi i By Pass-it të Shkodrës/Heqja e parmakëve është kthyer në burim aksidentesh

Image
Megjithëse puna për përmirësimin  e standarteve të rrugës së By-Passit në Shkodër vijon, ku pak kohë më parë është vendosur ndriçimi në gjithë segmentin gjithashtu edhe sinjalistika, në mbi 30 pika në këtë rrugë vërehet që janë hequr parmakët anësorë . Parmakët janë hequr kryesisht nga vetë banorët e zonës së By Pass-it të Shkodrës me arsyen se këto barriera i bllokon qarkullimin dhe u pamundëson lëvizjen.Që në fillim, ndërtimi i këtij By Passi u shoqërua me kundërshtime të shumta veçanërisht nga banorët e zonës të cilët nuk kishin dalje anësore për në banesat e tyre. E sot ky By Pass ka mbi dhjetëra dalje të realizuara vetë nga këta të fundit.  “By Passi i Shkodrës  ndërtimi i të cilit  nisi në vitin  2011 , është një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën dhe transportin, i cili shmangë kalimin e mjeteve përmes qytetit duke lidhur aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër-Hani i Hotit si dhe pritet të shërbejë  si digë mbrojtëse ndaj përmbytjeve të qytetit të Shkodrës.

Berisha: Gati raporti për farsën elektorale të 14 majit

Image
Sali Berisha, kryetari i grupit të Rithemelimit të PD, tha të premten se, “raporti për farsën elektorale është i përfunduar dhe do të paraqitet javën tjetër”. “Ky raport, i bazuar në qindra dhe mijëra fakte, dëshmon se me 14 maj u zhvillua farsa më e turpshme elektorale pas diktaturës komuniste në Shqipëri dhe Europë. Ky raport dëshmon se zgjedhjet e vitit 2023 ishin një proces totalisht i kontrolluar nga qeveria, një proces në të cilin shqiptarët votuan në një presion si kurrë më parë në 32 vite” tha zoti Berisha në një dalje për mediat. “Opozita ka për mision rikthimin e të drejtës së votës për shqiptarët. Opozita ka qenë, është dhe mbetet e betuar për sistem parlamentar në Shqipëri” nënvizoi ai synimin e grupimit që drejton. Lidhur me ndryshimet në kodin elektoral, zoti Berisha tha se, “jam shprehur dhe shprehem se jam plotësisht dakord me vendosjen e nenit për votimin e detyruar të qytetarëve" duke shtuar se “Jam dakord plotësisht dhe e kam ngritur para disa vitesh uljen e mos

Shkodër-Vorë, tenderimi nis në Korrik/Linja hekurudhore kalon në Bashkitë Shkodër-Malësi e Madhe

Image
 Vlera totale e projektit është 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare ku vendi ynë ka kërkuar hua. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore. Shpallja e këtij njoftimi është bërë në sistemin e BERZH në datë 27 qershor teksa hapja e tenderit është ditën e nesërme. Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut. Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Linja ekzistuese hekurudhore Vorë – Hani i Hotit u ndërtua në dy faza: nga Vora në Laç në fillim te vitit 1960.Infrastruktura e trasesë është përkeqësuar, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes. Shpejtësia maksimale e lëvizjes së trenave është rreth 40 km/orë, dhe në pjesë të caktuara është më e ulët se 20 km/orë. Kufizimet e shpejtë

Vijon dëmtimi i By Pass-it të Shkodrës/Heqja e parmakëve është kthyer në burim aksidentesh

Image
Megjithëse puna për përmirësimin  e standarteve të rrugës së By-Passit në Shkodër vijon, ku pak kohë më parë është vendosur ndriçimi në gjithë segmentin gjithashtu edhe sinjalistika, në mbi 30 pika në këtë rrugë vërehet që janë hequr parmakët anësorë . Parmakët janë hequr kryesisht nga vetë banorët e zonës së By Pass-it të Shkodrës me arsyen se këto barriera i bllokon qarkullimin dhe u pamundëson lëvizjen.Që në fillim, ndërtimi i këtij By Passi u shoqërua me kundërshtime të shumta veçanërisht nga banorët e zonës të cilët nuk kishin dalje anësore për në banesat e tyre. E sot ky By Pass ka mbi dhjetëra dalje të realizuara vetë nga këta të fundit.  “By Passi i Shkodrës  ndërtimi i të cilit  nisi në vitin  2011 , është një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën dhe transportin, i cili shmangë kalimin e mjeteve përmes qytetit duke lidhur aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër-Hani i Hotit si dhe pritet të shërbejë  si digë mbrojtëse ndaj përmbytjeve të qytetit të Shkodrës.

I fundit i çakmakëve në Shkodër/Çesk Toma: Dikur mbaja familjen, sot mbijetoj!

Image
Çdokush kur kalon afër teatrit “Migjeni”, përballë tij në “Rrugën e Gjërë”, syri ndeshet me këtë person, që quhet Çesk Toma 56 vjeç, nga fshati Beltojë.Me tavolinën e tij të vogël dhe me një karrige ai vjen çdo ditë nga Beltoja në Shkodër për të siguruar jetesën, duke mbushur dhe riparuar çakmakë. Ai është i vetmi dhe i fundit që e bën këtë punë ndaj qytetarët ,kryesisht mosha e tretë të cilët janë të fiksuar pas cakmakëve, ndalojnë tek Cesku për ti mbushur ose riparuar.56-vjeçari thotë se dikur arrinte të siguronte të ardhura deri në 3 mijë lek të reja në ditë dhe mbante familjen, ndërsa sot ai tregon se punon sa për të mbijetuar.Dikur në Shkodër numëroheshin mbi 20 persona që merreshin me riparimin dhe mbushjen e cakmakëve, ndërsa sot kjo punë artizanale është në zhdukje dhe i vetmi që ka mbetur është Cesku i cili thotë se do ta vazhdojë derisa të ketë frymë.

Habit këngëtarja Fjolla Morina: Unë e di kush e zhduku Ervis Martinajn…

Image
Ende nuk ka asnjë gjurmë nga ‘mbreti’ i lojërave të fatit , Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të vitit të kaluar. Së fundmi, ka qenë këngëtarja shqiptare Fjolla Morina e cila ka bërë disa postime në llogarinë e saj në Instagram, ku pretendon se është në dijeni se cili është personi që fshihet pas zhdukjes së Ervis Martinajt. Fjolla pretendon se një person me ininciale D.K, nga Shijaku. Ky postim i Fjollës rikthen edhe nëjherë në vëmendje zhdukjen e Ervis Martinajt dhe nga shumë pikëpyetje se çfarë ka ndodhur me të. “Ky është personi që bashkë me këlyshët e Ramushit, e dinë se ku e kanë çuar Ervis Martinajn dhe ca i kanë bërë. Edhe mua ca më kanë bërë deri më sot. Këta i dua në burg”, shkruan Fjolla. Madje, Fjolla në postimet e saj ka hedhur edhe një foto nga një videoklip muzikor i saj, ndërsa shkruan se në dorë mban një orë të Ervis Martinajt. “Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me m

"Festivali i Kitarave" në Shkodër/Muzikanti Denis Bizhga solli disa nga pjesët më të njohura botërore

Image
"Festivali i Kitarave" ka shënuar edicionin e shtatë të tij duke hyrë kështu në rrugën e traditës, iniciativë e muzikantit Denis Bizhga. Pasi ka lëvizur në disa nga qytetet e Shqipërisë, ky festival ndaloi për herë të parë edhe në Shkodër, në qendrën rinore "Arka" duke sjellë një repertor me periudha të ndryshme stilistike me emra botërorë si: Weiss, Mertz, Mangoré, Domeniconi etj. duke mos munguar edhe motivet folklorike të veriut.Organizatori dhe Drejtori Artistik i "Albania Guitar Festival" Denis Bizhga thotë se ky festival i shërben edhe turizmit kulturor duke promovuar qytete të ndryshme.Më tej artisti i skenës thotë se kitara është një instrument që e duan të gjithë dhe kjo e bën atë të dashur për njerëzit."Festivali i Kitarave" do të mbyll edicionin e shtatë më 1 korrik në sallën "Tonin Harapi" në Tiranë ku pjesë e tij do të jetë kitaristi Jose Maria Gallardo Del Rey duke përkuar me aktivitetet e Javës Kulturore Spanjolle.

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin, babë e bir ekzekutohen për vdekje, autorët më herët i dogjën shtepinë

Image
Një vrasje e dyfishtë dyshohet se ka ndodhur ne Dukagjin. Viktime dyshohet se kane mbetur babe e bir, Gj.G dhe E.G. Mbremjen e kaluar ,  persona te paidentifikuar i kane djegur shtepine ne fshatin Bruçaj te njesise Pult ne Dukagjin. Gjate dites se sotme kane shkuar per te pare banesen e djegur dhe aty persona te paidentifikuar i kane qelluar duke i lene te vdekur ne vend. Policia vendore e Shkodres eshte nisur drejt vendngjarjes ndersa eshte e paqarte perse ka ndodhur kjo ngjarje e rende.

Tritol banesës në Shkodër, flet për herë të parë biznesmeni

Image
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shpërthimin me tritol të regjistruar në orën e para të mëngjesit të sotëm në banesën e shtetasit Agim Uraj në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 korriku” në hyrje të qytetit. 52-vjeçari është biznesmen prej vitesh në Shkodër. Në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse mësohet se familja Uraj ndodhej brenda banesës. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndën plasëse në derën hyrëse të shtëpisë, në një ndërtesë 3 katëshe. Edhe pse sipas policisë vendore të Shkodrës sasia e vendosur nuk ka qenë shumë e madhe sërish shpërthimi është dëgjuar në atë zonë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë vendore të Shkodrës duke nisur hetimet për këtë shpërthim. Deri më tani nuk është arritur që të bëhet i mundur identifikimi i vendosjes së tritolit në banesën e biznesmenit Agim Uraj. Gjithsesi dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët kanë hedhur lëndë

Unaza perëndimore dhe lindore në Shkodër të amortizuara dhe pa ndriçim, banorët kërkojnë ndërhyrje

Image
Unaza perëndimore e qytetit të Shkodrës ka degraduar deri në atë pikë saqë qarkullimi i automjeteve po vjen dhe po bëhet më i vështirë ! Nuk mungojnë rastet kur janë dëmtuar edhe pusetat, duke u kthyer kështu në rrezik serioz për kalimtarët si dhe për aksidente, ndërsa vetë banorët i kanë vendosur mjete rrethanore si për të treguar rrezikshmërinë që kanë pusetat e hapura! E teksa në të gjithë gjatësinë e saj kjo unazë ka disnivel të pusetave dhe gropa të hapura, unaza lindore mbetet sfidë jo vetëm në hapjen e gropave por edhe në mungesën e ndriçimit prej vitesh. Banorët kërkojnë ndërhyrje emergjente nga ana e Bashkisë Shkodër dhe autoritetit kombëtar të rrugëve. Të projektuara si frymëmarrje për qytetin, dhe shmangie të trafikut, unaza lindore dhe ajo perëndimore në qytetin e Shkodrës mbeten investime gjysmake që asnjëherë nuk u paisën me ndriçim dhe sinjalistikën e plotë.

Qentë endacakë kthehen në shqetësim për qytetarët shkodranë

Image
Qentë endacakë të kudo ndodhur në rrugët e qytetit të Shkodrës po kthehen gjithnjë e më shumë në një makth për banorët e këtij qyteti. Qindra nga këto kafshë, enden natën dhe ditën në qendër dhe periferi duke u ushqyer në kazanët e mbeturinave e duke u kthyer në bartës të rrezikshëm sëmundjesh. Qytetarët kërkojnë që të merren masa për largimin e tyre nga rruga. Fushatat e ndërmarra nga Bashkia apo ndonje OJQ, vaksinimin apo sterilizimin e qenve endacakë, nuk kanë munguar në Shkodër, por këto nisma afatshkurtëra rezultojnë të pamjaftueshme për të pastruar qytetin nga qentë e ndotur të rrugëve. Ndërkohë strehëza e qenve endacakë e ngritur nga Bashkia për strehimin e tyre duket se nuk ka kapacitetin e mjaftueshëm për strehimin e këtyre kafshëve.

Një prej ish-burgjeve të Shkodrës/Drangu: Të dënuar përjetuan tortura nga më ç'njerëzoret

Image
E rrethuar nga bimësi dhe ferra, e braktisur dhe që po shkon drejtë rrënimit, sot është e privatizuar dhe ndodhet në lagjen “Ndocaj”. Kjo ndërtesë dy katëshe shërbeu për më shumë se 2 vite si burg, ku mbaheshin të dënuarit politikë dhe ishte një prej 26 të tillëve që numëronte Shkodra dikur. Një pjesë të historikut të saj na e sjell në vëmendje Kreu i Shoqatës së Ish-të Përndjekurve Politik  Zenel Drangu, sipas të cilit kjo godinë ndër të tjera shërbeu si furnizues i kampeve të punës që regjimi i ngrinte kohë pas kohe, në mbarë vendin.Partizanë të dalë nga lufta, por edhe pjesa më besnike ishin pjesë përbërëse e personelit të burgut  nga viti 1944 deri në vitin 1946.Më vonë pas viteve 46 u kthye në shkollë e cila shërbeu si e tillë deri rreth viteve 80.Të dënuar përjetuan tortura nga më ç'njerëzoret në këtë godinë. Ndër ato persona të cilët përjetuan tortura dhe tmerr në këtë burg ishte edhe Ndue Molla. Këtë fakt e kthen pas në kohë nipi i tij avokati nga Lezha Ndre Molla i cili me

Sërish telashe për Noizyn, këngëtarit i djegin lokalin për herë të dytë brenda një muaji

Image
Sërish telashe për këngëtarin Noizy. Mësohet se gjatë natës lokali në pronësi të tij në zonën e Currilave është përfshirë nga flakët. Gazetarja Klodjana Haxhiaj konfirmon lajmin për BalkanWeb. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që digjet brenda një muaj lokali i këngëtarit, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme.Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe autoambulanca.

Naim Haxhija nga Shkodra mbi 66 vite rrobaqepës/Ai e ka nisur këtë zanat që në moshën 14-vjeçare

Image
Sot është 80 vjeç por çdo ditë atë e gjen në atelienë e tij ku i kalon jo më pak se 5 orë në ditë duke punuar në zanatin e tij si rrobaqepës ndonëse në jetën e tij Naim Haxhija ka ushtruar edhe profesionin si mësues. E ka nisur si rrobaqepës që në vitin 1957 kur akoma nuk i kishte mbushur 14 vjeç por Naimi nuk i ka harruar asnjëherë personat që e ndihmuan të bëhej pjesë e këtij zanati.Në pjesën më të madhe të rasteve ka qepur kostume për burra por nuk i ka përjashtuar as veshjet për gra.Ndonëse ka mbi 66 vjet që e ushtron Naimi thotë se çdo ditë mëson gjëra të reja nga ky zanat dhe se klientët kanë kërkesa ndonjëherë edhe të çuditshme në jo pak raste."Zanati nuk të lë asnjëherë pa bukë" , thotë Naimi.Rrobaqepësi i pasionuar Naim Haxhija ka edhe një mesazh për më të rinjtë.Përvoja e tij e gjatë është shpërblyer gjithnjë me respektin që njerëzit në Shkodër gëzojnë për të.

Lumi i Shalës fluks vizitorësh, rreth 12 mijë vetëm në qershor

Image
Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, po tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone. I cilësuar nga mediet e huaja si një “parajsë e vogël”, ky lumë është pa dyshim destinacioni më i preferuar sidomos nga të rinjtë. Emanuel Pjetri, guidë turistike në Pukë, tha për ATSH-në se “nga 1 qershori e deri tani mund të ketë pasur afërsisht 12 000 vizitorë. Në ditë ky lumë është vizituar nga 400-500 persona në ditë, ndërsa fundjavat normalisht ka pasur një numër më të lartë”. Sipas tij, për të vizituar lumin e Shalës udhëtimi me varkë nga Komani zgjat 1 orë e 20 minuta. “Turistët shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës, ushqimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura pranë tij”, theksoi Pjetri. Pjetri tregon se vizitorët në udhëtimin e tyre vizitojnë kanionin te lumi i Shalës, ujëvarën e Qerretit të Vilës, S

Arrestohen dy shqiptarët që u kapën në “shtëpi bari” në Spanjë

Image
Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë ditën e sotme në Spanjë pasi rrisinin sasi të konsiderueshme kanabisi në shtëpi. Në kuadër të një operacioni policor në Katalonjë, i cili godet prodhimin e paligjshëm të lëndëve narkotike, efektivët kanë kryer një kontroll fizik në shtëpinë e dy shqiptarëve të cilëve nuk i është bërë i ditur identiteti, duke gjetur dhe sekuestruar rreth tetëqind rrënjë kanabisi të cilat dy të arrestuarit i rrisnin nën llamba të fuqishme. Policia e Katalonjës ka arrestuar dy bashkëatdhetarët për prodhimin dhe kultivimin e kanabisit. Ata janë dërguar në burgun e Barcelonës ku do të presin dënimin nga gjykata. Në vitin 2022, policia katalanase sekuestroi 26 ton sytha kanabisi, tre herë më shumë se në vitin 2021, dhe arrestoi dy mijë e 130 persona

Trafiku i rënduar /Policia Rrugore: Përdorni rrugët dytësore per të shmangur kaosin në lëvizje

Image
Fundjava që lamë pas ishte pikënisja e një trafiku të rënduar, që pritet të shoqërojë rrugët e rajonit të Lezhës edhe gjatë këtij sezoni veror.Fluksi më i lartë i automjeteve është në segmentet drejt zonave turistike, duke sjellë dhe rendim të qarkullimit rrugor.Policia rrugore ka shtuar prezencën e saj në pikat më problematike, por rrugët e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.Për të shmangur kaosin në lëvizje policia do të orjentojë lëvizjen e automjeteve në disa akse dytësore, ndërsa do të ketë monitorim të vazhdueshem të kryqezimeve me trafik të rënduar. Makinat intiligjente dhe dronet do të vendosen në përdorim masiv nga policia rrugore për të identifikuar dhe ndëshkuar shkelësit, thotë shefi i Qarkullimit Rrugor Valmir Nikolli. Gjatë sezonit turistik veror, në zonat turistike të Lezhës qarkullojnë çdo ditë rreth 10 deri në 15 mijë automjete, por këtij fluksi i shtohen edhe automjete që lëvizin përgjatë superstradës duke krijuar rëndim të qarku

Shfaqja në teatrin "Migjeni" /Parandalimi i dhunës ishte tematika kryesore e kësaj komedie

Image
Një komedi me tematikë ndërgjegjësuese në lidhje me parandalimin e dhunës si dhe zvogëlimin e paragjykimeve ndaj vajzave dhe grave u shfaq mbrëmë në teatrin "Migjeni" të Shkodrës. Shfaqja e titulluar "Brekët" erdhi nën interpretimin e një kasti aktorësh nga Tirana si: Ilirda Bejleri, Roerd Toçe, Algiona Aga, Urim Aliaj, Xhuliano Brisku, Kevin Rrapaj si dhe Andi Begolli , ky i fundit përveçse aktor ishte edhe regjisori i shfaqjes. "Brekët" është në thelb një komedi gjermane, e shkruar në vitin 1911 nga shkrimtari Carl Steirnheim ,teksa fabula e saj duket se përshtatet mirë edhe me realitetin e shoqërisë shqiptare. E gjithë historia nis në një miting, ku një gruaje të re, i bien të mbathurat. Kjo situatë shtyn dy personazhe të tjerë në vepër të hyjnë si qiramarrës në shtëpinë e saj, me shpresë se do të mund të kenë një aventurë erotike me të. Megjithatë komedia duket se nuk mbetet në kuadrin e një intrige të thjeshtë erotike ,sepse në situatat e krijuara shp

JETA E VËSHTIRË E 30 VJEÇARES/ Vajza mes katër rrugëve, pa punë dhe një strehë normale

Image
Ky është rrugëtimi ditor  i 30 vjeçares Matilda Rrapushi . Sapo zbardh dita, me biçikletën e saj, ajo endet rrugëve të qytetit të Shkodrës për të kërkuar punë. Prej një viti 30 vjeçarja jeton në banesën sociale pranë ish- konviktit të shkollës Pyjore në Shkodër Kushtet e vështira me të cilat po përballet Matilda e kanë detyruar që të largohet nga kjo banesë. E dëshpëruar dhe pa mbështetje, Matilda tregon se është mes katër rrugëve,  pa punë dhe pa një strehë . Vajza bën apel për ndihmë, ajo kërkon që institucionet ,po ashtu edhe bizneset t’i ofrojnë një vend pune pasi nuk ka asnjë të ardhur  për t’u ushqyer   Paragjykimi e ka shoqëruar shpesh dhe është bërë pengesë ,ndërsa mundësitë e limituara për të pasur një profesion dhe një punë  e kanë  rënduar  situatën  e jetesës  së  Matildës .

Nabjana Shabani, menaxherja që ka patentë për avion dhe jaht, por nuk di t’i japë makinës

Image
Disponon patentë për të drejtuar avionë të vegjël dhe patentë për jahte, por nuk di të drejtojë makinën. Kjo është historia e Nabjana Shabanit, menaxhere të Galeri 43, e cila ishte e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan për të diskutuar në një panel për udhëtimet në vendet e largëta. Nabjana zbuloi se ka licencë që të fluturojë avionë të vegjël deri në 15 vende. Po kështu mund t’i japë edhe jahtit. Por nuk ka patentë për makinë.

Festohet nesër Kurban Bajrami/Myftiu i Shkodrës uron besimtarët myslimanë nga Meka

Image
Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë kudo që ndodhen në prag të Kurban Bajramit.Nga Meka ku ndodhet mes miliona haxhilereve Sytari shkruan: Bashkë me 110 haxhilerët e Shkodrës dhe mbi 800 nga mbarë Shqipëria, do të lutemi me zemër për të gjithë ju, për familjet, paqen, sigurinë dhe mirëqënien në mesin tonë. Do të lutemi për forcimin e vlerave të familjes dhe pastrimin e realiteteve të reja shqiptare nga kolonizimet e pamëshirshme, që na shërbehen si oferta dashamire, por që në thelb synojnë të shkatërrojnë tabanin e familjes, moralin, rininë, arsimin, politikën, zhvillimin e vendit, pasuritë e tij, por jo vetëm.  Mbi 800 haxhinje shqiptarë sot ndodhen në haxhë, e pikërisht në Malin Arafat, vendin e shenjtë për myslimanët Myftinia Shkodër bënë të ditur se ceremonia e faljes së Kurban Bajramit zhvillohet në shesh, pranë xhamisë “Ebu Bekër”,  Falja e Namazit të Kurban Bajramit është në orën: 06:00. Ndërsa  pritja e vizitave për Bajram zhvillohet në

Frika nga zjarret në Lezhë/ Bashkiaj: Kemi shtuar logjistikën dhe burimet njerëzore

Image
Rritja e temperaturave ka shtuar frikën e zjarreve në Lezhë.Për të përballuar situatat që mund të krijohen gjatë stinës së verës, Bashkia Lezhë ka marrë masa për t'iu përgjigjur rasteve të zjarreve. Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj thotë se janë shtuar kapacitetet njerëzore dhe logjistike në shërbimin zjarrfikës. Zjarrvëniet e qëllimshme dhe pakujdesia e qytetarëve mbeten problem thotë nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj.Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2022 në territorin e Bashkisë Lezhë ka patur 92 vatra zjarri dhe ka patur një sipërfaqe më të vogël të djegur krahasuar me vitet e shkuara.

Gara për kreun e PD, Basha: Do bëjmë ndarjen përfundimtare të PD nga e shkuara! Të vonuar për rinovimin e partisë

Image
Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon me fushatën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, ku ka shpërndarë foto nga një takim i zhvilluar me demokratët, Basha shkruan se qëllimi  tij është ndarja “përfundimtare” e së ardhmes nga e shkuara, teksa thekson se PD është e vonuar në procesin e rinovimit. “Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare dhe pa asnjë diskutim i takon të rikthehet në vendin që i ka dhënë historia dhe shqiptarët, sigurisht në një aleancë të fortë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE. Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës! Jemi shumë të vonuar në procesin e rinovimit të partisë. E për këtë unë e pranoj përgjegjësinë time. Do të vendosim energjinë e rinisë përpara dhe pjekurinë e mençurinë e përvojës si mbështetje ndaj saj. Ne ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për t’i ikur përgjegjësis

Gjimnazi“28 Nëntori”, ceremoni diplomimi “Matura 2023"/Shpërndahen çertifikata për nxënësit ekselentë,mes tyre katër me medalje ari

Image
Gjimnazi “28 Nëntori” ka organizuar ceremoninë përmbyllëse të diplomimit “Matura 2023”. Drejtuesja e kësaj shkolle,Albana Bushati , vlerësoi punën e përkushtuar të mësuesve dhe  nxënësve gjatë tre viteve .Si rezultat i kësaj pune, përsëri maturantët e kësaj shkolle  të mirënjohur arritën rezultate të  shkëlqyera  edhe  në provime. Ceremonia përkoi dhe me daljen e rezultateve të provimit të fundit ,ç’ka solli dhe shpalljen e katër nxënësve të vlerësuar me  medalje ari.Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër,Brisela Kadija , e cila vlerësoi jo vetëm punën e mësuesve dhe nxënësve ,por edhe mbështjen e prindërve për fëmijët e tyre. Duke i uruar suksese në çdo hap të jetës,Kadija shprehu bindjen se maturantët,në rrugëtimin e mëtejshëm të tyre, do ta bëjnë krenare Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.Mes emocioneve të të gjithë të pranishmëve, mësues,prindër, nxënës ,ceremonia u shoqërua me apelin e fundit ,piktura , recitime , këngë dhe valle ,ndërkohë që u s

Aksident në rrugën e Kombit, humb jetën 72 vjeçari/Biçikleta me të cilën lëvizte viktima u përplas nga një autobus

Image
Nje 72-vjeçar nga Fangu i Mirditës ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga nje autobus ndërsa lëvizte me biçikletë në drejtim të banesës së tij në fshatin Fang. Aksidenti ndodhi rreth orës 9:00 të së martës në rrugën e Kombit segmenti Milot-Rrëshen, ndërsa viktimë mbeti Ndue Perlesi. I moshuari mori plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.Drejtuesi i autobusit që shkaktoi aksidentin 60 vjeçari me iniciale E.R është shoqëruar në polici deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë nga të dhënat e para bëhet e ditur se autobusi që levizte në drejtim të Milotit është futur në parakalim dhe është ndëshuar përballë me biçikletën ku udhëtonte 72 vjeçari, i cili ishte thuajse mbi vijat ndarëse të anësores së rrugës, dhe për shkak të shpejtësisë nuk ka mundur ta shmangë aksidentin. Sektori i policisë së autostradave ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa apelohet ndaj përdoruesve të rrugës për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe për shka

Pastrohen pirgjet me mbeturina në Theth/Bashkia i kërkon firmës kontraktuese që të zbatojë kontratën e pastrimit

Image
Pirgje me mbeturina ishte imazhi që të mirëpriste në Theth deri një ditë më parë. Nisur nga kjo situatë marrë shkas edhe nga denoncimi i banorëve, Bashkia e Shkodrës është vënë në lëvizje duke pastruar të gjithë zonën. Mbeturinat të cilat po bllokonin edhe rrugën hyrëse në fshat, janë pastruar totalisht, ndërkohë koshat ishin lëvizur nga zona e përcaktuar dhe persona të papërgjegjshëm i kishin zhvendosur ato në anë të rrugës. Në këtë mënyrë bashkia  i ka kërkuar firmës kontraktuese, që të zbatojë kontratën në pastrimin e pikës turistike dhe njëherësh i ka bërë apel të gjitha bizneseve që të depozitojnë mbetjet në vendet e përcaktuara nga bashkia. Vetëm gjatë fundjavës, në Theth, ka mbi 1000 vizitorë ne bujtinat që ka zona dhe pastrimi periodik nuk mjaftonte. Tashmë situata duke se i është rikthyer normalitetit me ndërhyrjet e vazhdueshme në bazë të grafikut të pëcaktuar nga bashkia.

Turizëm si në Mesjetë/Banorët e Prekalit kërkojnë investime nga shteti

Image
Lugina e Kirit në Shkodër është një nga zonat më të bukura në veri të vendit, e që është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik, me pushues që vijnë nga të 4 anët e vendit, por edhe me turistë të huaj. Ujë kristaltë, pastërti, qetësi dhe ajër i freskët i maleve përreth është ajo që të ofron Lugina e Kirit në fshatin Prekal, 25 km larg nga Shkodra. Si për ironi të fatit koha na kthen pas, duke qënë se në këtë zonë mungon shërbimi shëndetësor, uji pijshëm dhe valët telefonike. Banorët thonë se kjo zonë është lënë në harresë dhe thonë se duhen investime nga shteti.Fundjavat mbipopullojnë këtë zonë ku numri më i madh i pushuesve është nga Shkodra. Këta të fundit shijojnë vecanërisht zhytjet në kanionet e krijuara nga vete natyra, duke sfiduar temperaturat e larta të ditëve të verës.

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër/ Aksioni sot u përqendrua në segmentet “Bulevardi Zogu I” dhe në rrugën “Daut Boriçi”

Image
Aksioni i paralajmëruar për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa një leje përkatëse për shfrytëzim ka vijuar edhe ditën e sotme. Aksioni sot u përqendrua në  segmentet “Bulevardi Zogu I” dhe në rrugën “Daut Boriçi” .  Përkatësisht me lagjet Xhabije-Parrucë-Ura Dervish Beg.  Policia Bashkiake e ndihmuar edhe nga policia e shtetit kanë pastruar trotuaret nga çdo objekt që pengonte qarkullimin e qytetarëve. Perveç subjekteve që nxjerrin produktet e tyre në trotuar, aksioni u përqendrua edhe tek karriget dhe mjetet e tjera me të cilën individë apo subjekte të ndryshme kanë bllokuar parkingjet prej kohësh.  Në njoftimin e saj Bashkia Shkodër bëri të ditur se në aksionin e një dite më parë është vendosur 1 masë administrative me vlerë 10.000 lekë për hapësirat publike, 3 masa administrative 3.000 lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe janë lënë 4 akt-kontrolle për shfrytëzim hapësire publike. Ndërkohë nga Zyra me 1 Ndalesë pranë Bashkisë informohet se aplikimet v

Shkodër, pallati i amortizuar vë në alarm banorët/Banorët bëjnë apel për ndërhyrje nga institucionet

Image
Dëmtimi i tarracës dhe i fasadës në një pallat 5-katësh në lagjen  “Vasil Shanto” në Shkodër ka vënë në alarm banorët. Amortizimi ndër vite për shkak të lagështirës ka bërë që soleta e tarracës të dëmtohet çdo ditë nga pak duke rrezikuar shembjen. I ndërtuar rrreth viteve 80 , ky pallat çdo ditë po humb qëndrueshmërinë.Banorët shprehen të shqetësuar për rrezikun që iu kanoset. Banorët ngrenë alarmin për situatën kritike dhe bëjnë apel për ndërhyrje nga institucionet. E njëjta situatë paraqitet edhe në disa pallate të tjera në Shkodër të cilët për shkak të mos mirëmbajtjes kthehen në rrezik për jetën e qytetarëve.

Cara betohet si kryetare e bashkisë Kurbin: Përkushtim përtej ndasive politike

Image
 Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara u betua para anëtarëve të këshillit bashkiak. Në fjalën e saj, Cara tha se do të punojë me përkushtim maksimal për qytetarët e kësaj bashkie. “Në fillim të këtij rrugëtimi 4 vjeçar dëshiroj të shpreh edhe një herë mirënjohjen e pakufijshme për bashkëqytetarët e mi kurbinas për besimin e dhënë, për përgjegjësinë e madhe që më ngarkuan dhe padyshim privilegjin e jashtëzakonshëm për të drejtuar bashkinë Kurbin”, theksoi Cara. Kryebashkiakja Cara i uroi suksese çdo anëtari të këshillit bashkiak, drejtuesve të tij dhe anëtarëve të zgjedhur për këshillin e qarkut. “Përtej ndasive politike, shpresoj dhe besoj që së bashku do të punojmë çdo ditë me përkushtim maksimal për qytetarët e Laçit, Mamurrasit, Milotit e Fushëkuqes”, tha Cara. Në ceremoninë e organizuar për betimin e kryetares Cara u zhvillua edhe konstituimi i këshillit bashkiak të Kurbinit.

Ruanin plantacionin e drogës në një ndërtesë disa katëshe, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

Image
Më shumë se 3,000 bimë marijuanë ishin mbjellë dhe po rriteshin brenda një ndërtese të madhe të braktisur pranë autostradës A2, ndërsa kalonte përmes Alcolea del Pinar në Spanjë. Pas kontrolleve të policisë në këtë objekt të braksiur, janë arrestuar dy persona me kombësi shqiptare që merreshin me ruajtjen dhe mirëmbajtjen e plantacionit dhe që banonin brenda në magazinë në kushte jo fort të mira. Një person i tretë me kombësi spanjolle, i cili ishte i ngarkuar me detyrat e furnizimit, transferimin e materialit dhe kontrollin e plantacionit, është arrestuar gjithashtu në Madrid.

Incidenti jashtë kishës në Itali, pema thyhet dhe zë poshtë tetë persona

Image
Një pemë është thyer këtë mbrëmje në provincën Varese të Italisë, duke plagosur tetë persona.Incidenti ndodhi në kopshtin jashtë kishës së San Pietro, kur rreth orës 17:30, pema zuri poshtë njerëzit që ndodheshin aty pranë. Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur dy helikopterë mjekësorë dhe disa autoambulanca, që u kanë dhënë ndihmë të plagosurve. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur disa fëmijë, pjesë e korit të kishës po largoheshin. Një grua dhe vajza e saj 7-vjeçare janë në gjendje më të rëndë.Në vendngjarje shkuar edhe kryebashkiaku i Luino Enrico Bianchi , i cili tha se pema dukej e shëndetshme nga jashtë, por trungu ishte ishte i prishur nga brenda. Megjithatë, pritet hetimi i rastit. Dëshmitarë të ngjarjes u bënë qytetarët që ndodheshin në kishë e që u shprehën të tronditur për incidentin e rëndë.

Liqeni i Shkodrës /Pushuesit: Institucionet duhet të ndërhyjnë për ta pastruar

Image
Liqeni i Shkodrës me nisjen e sezonit po frekuentohet nga pushuesit për plazh. I gjendur vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, dikur ky ishte plazhi më i populluar për shkodranët por pas viteve ’90 ky plazh  pothuajse u braktis, por sërish, kryesisht nga të moshuarit bregu i liqenit të Shkodrës frekuentohet  në këto ditë të nxehta të qershorit.   Ndërsa shqetësuese për pushuesit mbetet mos pastrimi nga bimësia dhe papastërtitë  e depozituara prej kohësh në këtë zonë.Sot pjesa më e madhe e frekuentuesve të këtij plazhi përdorin biçikletat për të mbërritur deri aty, mundësi që e krijon afrimiteti i plazhit me qytetin.

Të shtënat me armë zjarri në Tropojë, Policia zbardh ngjarjen: Dy të plagosur, kemi rrethuar zonën

Image
Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tropojë,  ku një konflikt për motive të dobëtam dergradoi deri në përdorimin e  armës së zjarrit. Përmes një njoftimi zyrtar Policia ka bërë me dije se rreth orës 20:10 në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B. Gjithashtu, si pasojë e të shtënave bëhet me dije se i plagosur aksidentalisht ka mbetur edhe një tjetër shtetas, i cili në momentin e ngjarjes po kalonte rrugën. Policia ka shpallur në kërkim 49-vjeçarin , i cili dyshohet se është autori i ngjarjes dhe ka bërë rrethimin e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Njoftimi i plotë: T ropojë/Informacion paraprak Plagosi me armë zjarri 2 shtetas (njëri prej tyre kalimtar), pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontr

“Zbulohet” shtëpia e artit në Shkodër/72 vjeçari, prezanton historinë e qytetit përmes pikturave

Image
  Pak kush e di që një banesë e vjetër shkodrane pranë Trumës së “Dugajeve të Reja” , ndryshe mund të quhet Shtepia e Artit. Kjo është shtëpia e Hilmi Gavocit  72 vjeç, me profesion ekonomist por i apasionuar pas artit. Dashuria  për pikturën i lindi në vitet 90, kur ai nisi të pikturojë me bojra dyersh.Në dy katet e shtëpisë gjenden rreth 150 piktura, punime pirografike dhe mozaikë të ndryshëm.72-vjecari është  i apasionuar pas pikturave të punuara me mjaft mjeshtëri. Ambjentet e shtëpisë të ngjajnë me një galeri arti. Ajo që ka bërë Hilmi Gavoci është dicka unike, pasi objektet e fotografuara që tregojnë Shkodrën e vjetër i ka realizuar në piktura.Jashtë banesës sipërfaqja e oborrit është zbukuruar nga mozaikët të cilat vetëi moshuri  i ka punuar me gurë dhe copeza pllakash, ku paraqiten Kalaja e Shkodrës, Ura e Mesit e shumë objekte kulturore.

Muzeu “Oso Kuka” me godinë të vjetëruar/ Drejtorja Gjyrezi: Ka nevojë për ambjente të reja

Image
Muzeu Historik "Oso Kuka" sot është kthyer në një prej destinacioneve kryesore të vendasve por edhe të huajve, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra e këtë e tregojnë shifrat në rritje të vizitorëve për këtë sezon turistik. Por ajo që vijon për fat të keq të mbetet një shqetësim në këtë muze, është godina, pikërisht ajo shtëpi karakteristikë ndër të paktat që i kanë mbetur Shkodrës, që me gjithë ndërhyrjet e pjesshme, ka nevojë për një rikonstruksion total. Madje, për drejtuesit e muzeut,  ka ardhur koha për një muze të ri.Muzeu historik “Oso Kuka” mbart pasuri të një historie mijëvjeçare, të vendosur në pavionet arkeologjike, etnografike si dhe në arkivin e bibliotekës, ku gjenden artikuj që mbulojnë pothuajse të gjitha fushat e albanologjisë, por nuk mungon edhe literatura e autorëve shqiptarë e të huaj.

Inaugurohet shtatorja e Shën Mëhillit/Bekimi i saj u bë gjatë celebrimit të meshës së shenjtë

Image
Shtatorja e Shën Mëhillit, ndër të paktat objekte që mundi t'i shpëtonte rrezikut të zhdukjes gjatë regjimit monist u rikthye edhe njëherë në vendin e saj në katedralen "Shën Shtjefni" të Shkodrës. Inaugurimi i restaurimit të shtatores së punuar nga mjeshtri Idromeno si dhe bekimi i saj u bë gjatë meshës së shenjtë të celebruar nga Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra.Pas meshës së shenjtë, në sallën "Kardinal Mikel Koliçi" u zhvillua takimi shkencor "Idromeno dhe Kisha e Madhe" me studiues dhe ekspertë të arteve pamore. Imzot Massafra u shpreh se vepra e Idromenos e pasuron kulturën shqiptare dhe katedralen në veçanti. Studiuesja Eleni Laperi u ndal në lidhjet e hershme të Idromenos me veprat kanonike.Në këtë takim shkencor u evidentuan disa nga cilësitë e mjeshtrit Kolë Idromeno përmes punëve të tij në fusha të ndryshme.

Aksion pastrimi në plazhin e Tales/Vullnetarët, pushuesit duhet të ndërgjegjësohen

Image
Në zonat më pak të frekuentuara të plazhit të Tales në Lezhë dhe ku nuk operon privati, mbeturinat vazhdojnë të mbeten problem. Sa për mos ndërhyrje nga institucionet e sa për kujdesin e munguar të pushuesve ka mbetje që duhen larguar. Këtë vlerësim ka bërë edhe korpusi i vullnetarëve që ndërmorën një aksion pastrimi brezin e rërës dhe parkut të pishave që shfrytëzohen për piknik nga pushuesit. Drejtuesi i korpusit të vullnetarëve Mentor Kikia tha se përveç domosdoshmërisë që bashkia të ndërhyjë është po kaq e nevojshme që edhe pushuesit dhe vizitorët të ndërgjegjësohen. Vullnetarët kërkojnë që çdo pushues të kujdeset për mjedisin duke mos lënë minimalisht mbetjet e tij në zona turistike por ti depozitojë në vendin e përcaktuar. Dhjetëra të rinj dhe familje, i janë bashkuar kësaj lëvizjeje vullnetariste mjedisore duke  pastruar hapësira publike edhe në Zvërnec, Velipojë, Spille e zona të tjera. Në vitin e 16-të të aksioneve, apeli mbetet i njëjtë për qytetarët, për të mos e ndotur mjed

Takim për 60 vjetorin e maturës/Prof. Muhamet Shala mblodhi ish-maturantët e Shkollës Pedagogjike të Shkodrës

Image
Kishin provuar të takoheshin me njëri-tjetrin edhe më parë por jo kaq të shumtë në numër sa kësaj here. Ish-maturantët e shkollës pedagogjike ritakohen sërish, 60 vite pas përfundimit të maturës me nostalgjinë e kujtimeve rinore që nuk as koha e largët nuk i fshiu dot. Profesor Muhamet Shala, iniciatori i këtij takimi thotë se disa nga të pranishmit sakrifikuan jo pak për të qenë së bashku.Ish-maturantët shijuan një drekë në një nga restorantet pranë pikës turistike të Shirokës duke kaluar një kohë të bukur me njëri-tjetrin si dikur në bankat e shkollës.

Pukë/Finalizohet operacioni policor i koduar ''Verdikti'' për "Pjesmarrje në grup kriminal"

Image
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar nga Gjykata e Triestes, Itali, për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçari.  Si rezultat i kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, falë bashkëpunimit me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Verdikti”, në kuadër të të cilit, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht shtetasi S. M., 23 vjeç, banues në fshatin Blerim, Fushë Arrëz.  23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Triestes, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të,

Pukë/Finalizohet operacioni policor i koduar ''Verdikti'' për "Pjesmarrje në grup kriminal"

Image
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar nga Gjykata e Triestes, Itali, për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçari.  Si rezultat i kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, falë bashkëpunimit me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Verdikti”, në kuadër të të cilit, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht shtetasi S. M., 23 vjeç, banues në fshatin Blerim, Fushë Arrëz.  23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Triestes, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të,

Qindra gjoba për drejtuesit e mjeteve/Policia e Shkodrës: Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor

Image
Intensifikohet monitorimi i akseve të qarkut dhe atyre lidhëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.Monitorimi, duke përdorur mjetet inteligjente që ka në dispozicion Policia Rrugore e Shkodrës.Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave:Janë proceduar në gjendje të lirë 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.53 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;25 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;53 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;2 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;333 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sig

Aksion pastrimi në plazhin e Tales/Vullnetarët, pushuesit duhet të ndërgjegjësohen

Image
Në zonat më pak të frekuentuara të plazhit të Tales në Lezhë dhe ku nuk operon privati, mbeturinat vazhdojnë të mbeten problem. Sa për mos ndërhyrje nga institucionet e sa për kujdesin e munguar të pushuesve ka mbetje që duhen larguar. Këtë vlerësim ka bërë edhe korpusi i vullnetarëve që ndërmorën një aksion pastrimi brezin e rërës dhe parkut të pishave që shfrytëzohen për piknik nga pushuesit. Drejtuesi i korpusit të vullnetarëve Mentor Kikia tha se përveç domosdoshmërisë që bashkia të ndërhyjë është po kaq e nevojshme që edhe pushuesit dhe vizitorët të ndërgjegjësohen. Vullnetarët kërkojnë që çdo pushues të kujdeset për mjedisin duke mos lënë minimalisht mbetjet e tij në zona turistike por ti depozitojë në vendin e përcaktuar. Dhjetëra të rinj dhe familje, i janë bashkuar kësaj lëvizjeje vullnetariste mjedisore duke  pastruar hapësira publike edhe në Zvërnec, Velipojë, Spille e zona të tjera. Në vitin e 16-të të aksioneve, apeli mbetet i njëjtë për qytetarët, për të mos e ndotur mjed

Bardh Spahia: Hajri Kushe njihet në Shkodër si lidhja kryesore e PS dhe qeverisë me bandat kriminale për blerjen e votës dhe intimidimin e mbështetësve të opozitës.

Image
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shkodrës i përfshirë në kultivimin e kanabisit, është njëri prej aktorëve kryesor të Edi Ramës në tjetërsimin e votës. Bashkëpunimi në mbjelljen e kanabisit është vetëm njëra anë e medaljes. Hajri Kushe njihet në Shkodër si lidhja kryesore e PS dhe qeverisë me bandat kriminale për blerjen e votës dhe intimidimin e mbështetësve të opozitës. Si një nga personat kryesorë të fushatës kriminale "elektorale" të PS në Shkodër, shumë shpejt do të shohim se ligji do të jetë i pafuqishëm kundër tij. Gjithashtu do presim të shohim nëse ligji do të veprojë mbi të gjithë rrjetin shtetëror e kriminal dhe personazhet e perfshira në masakrën më të madhe elektorale kundër demokracisë në Shkodër e Shqipëri.

Moti i keq nuk ndal pushuesit në Shëngjin/Vija bregdetare e populluar, dominojnë shqiptarët e Kosovës

Image
Këto janë pamjet e Shëngjinit, këtë të shtunë. Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, fundjava ka tërhequr pushues të shumtë drejt bregdetit.  E gjithë zona turistike nga Rana e Hedhur deri në Kune ishte e populluar me pushues, kryesisht të ardhur nga Kosova. Ata thonë se Shëgjini i ka përmbushur në maksimum pritshmeritë e tyre ndaj dhe janë frekuentues të rregullt të këtij bregdeti. Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht që prej fillimit të muajit qershor, por për shkak të motit të paqëndrueshëm numri i pushueve ka qenë i ulët, duke dhënë ndikim mjaft negativ tek biznesi vendas.

Fushë-Arrëz, breshër i pazakontë/Dëme në bujqësi, thyhen xhamat e automjeteve

Image
NDONËSE JEMI NË FUND TË MUAJIT QERSHOR, MOTI KA REZERVUAR SURPRIZA TË SHUMTA. NË ORËT E VONA  TË PASDITES SË DJESHME KA PASUR RËNIE TË NJË REBESHI BRESHËRI TË PAZAKONTË NË TERRITORIN E BASHKISË FUSHË-ARRËZ,  E KONKRETISHT NË NJSINË ADMINISTRATIVE FIERZË NË FSHATRAT APRRIP GURI, BUGJON, FIERZË DHE NË NJESINË ADMINISTRATIVE IBALLË NË FSHATIN IBALLË. KU SI PASOJË E KËSAJ STUHIE KEMI SHKATËRRIMIN E TË GJITHA KULTURAVE BUJQËSORE TË KËTYRE BUJQËVE, SI DHE NË BLETARI. DËME TË KONSIDERUESHME JANË BËRË NË ÇATITË E BANESAVE, DHE NË SHKATËRRIMIN  E TË GJITHA MAKINAVE QË POSEDOJNË KËTA BANORË DUKE IU THYER XHAMAT DHE DËMTIME TË TJERA NË  KONSTRUKSIONET E TYRE. BASHKIA FUSHË-ARRËZ BASHKË ME ZYRËN E EMERGJENCAVE  CIVILE, STAFIN E SAJ NË BASHKËPUNIM ME NJËSITË ADMINISTRATIVE, KRYETARËT E FSHATRAVE, PO BËJNË TË MUNDUR EVIDENTIMIN E DËMEVE QË JANË KRIJUAR NGA KJO SITUATË E PAZAKONTË NATYRORE NË MËNYRË QË T'IU VIJMË NË NDIHMË PËR TË PËRBALLUAR KËTO DËME.

“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si…”/ Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit

Image
Rrok Gera është ndoshta i vetmi ndër personalitetet e larta të para vitit 1944, të cilit i është dhënë pafajësia për të gjitha akuzat politike të bëra ndaj tij. Dhe kjo ka arsyen e vet, të cilën lexuesi do ta kuptojë këtu, faqe pas faqeje. Ndërkohë, shtoj se për Rrok Gerën ka shkruar një monografi dhe akademiku i nderuar Vladimir Misja, por libri që i ofrohet lexuesit tani, i trajton çështjet më gjerësisht, dokumentacioni është më i shumtë në numër dhe publicistika është shumë më voluminoze. Në mbyllje të kësaj parathënieje, më duhet të theksoj se, në gjithë materialin e shkruar në faqet në vijim, nuk ka asgjë të tepërt apo të fryrë, përveç të vërtetës së dokumentuar. ORIGJINA, FAMILJA DHE FËMIJËRIA Gerejt figurojnë në Shkodër nga fundi i shekullit XVIII. Sipas të dhënave të familjes, origjina e tyre është diku nga malësitë e Veriut, në zona me vlera e virtyte të jashtëzakonshme të mbartura nëpër shekuj. “…Bekoj çastin kur më erdhi ideja të shtyhesha drejt Malësisë. Nëse do ta kisha pë