Posts

Showing posts from April, 2024

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës

Image
Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte në orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA). Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882. Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeru

I dehur në timon përplasi tre makina, AMP arreston punonjësin e Gardës së Republikës

Image
Një punonjës i Gardës së Republikës ka rënë në prangat e Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Është arrestuar shtetasi A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. 49-vjeçari u arrestua pasi duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga "Zini Sako" ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet proceduriale ka rezultuar nën efektin e alkoolit. “ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga "Zini Sako" ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet proceduriale ka rezultuar nën efektin e alkoolit

Erion Veliaj del pas 7 orësh nga SPAK: Isha si bashkëpunëtor, hetuesit më kërkuan të mos flas!

Image
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 7 orësh, por nuk ka folur gjatë për mediat. AI ka thënë se hetuesit i kanë kërkuar që në respekt të hetimeve të mos tregojë se çfarë ka deklaruar dhe për çfarë është pyetur. Veliaj është pyetur për rolin e tij në aferën e inceneratorit të Tiranës. Në momentin kur gazetarët nisën ta pyesnin, ai tha se duhet të shkonte në mbledhjen e Këshillit Bashkia, e cila po mbahet në fakt online. "Do doja të falenderoja kolegët e SPAK, mbas këtij takimi më ka rritur bindjen se është krijuar një institucion serioz. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë, është t'i forcojmë institucionet. Unë isha këtu si bashkëpunëtor. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. U thanë dhe disa detaje të tjera, të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje të sekretit hetimor që të mos i ndaj me gazetarët. DO jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time. Ndihem më i lehtësuar, që pata dhe unë mundësinë të them fjalën time. Armi

Erion Veliaj del pas 7 orësh nga SPAK: Isha si bashkëpunëtor, hetuesit më kërkuan të mos flas!

Image
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 7 orësh, por nuk ka folur gjatë për mediat. AI ka thënë se hetuesit i kanë kërkuar që në respekt të hetimeve të mos tregojë se çfarë ka deklaruar dhe për çfarë është pyetur. Veliaj është pyetur për rolin e tij në aferën e inceneratorit të Tiranës. Në momentin kur gazetarët nisën ta pyesnin, ai tha se duhet të shkonte në mbledhjen e Këshillit Bashkia, e cila po mbahet në fakt online. "Do doja të falenderoja kolegët e SPAK, mbas këtij takimi më ka rritur bindjen se është krijuar një institucion serioz. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë, është t'i forcojmë institucionet. Unë isha këtu si bashkëpunëtor. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. U thanë dhe disa detaje të tjera, të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje të sekretit hetimor që të mos i ndaj me gazetarët. DO jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time. Ndihem më i lehtësuar, që pata dhe unë mundësinë të them fjalën time. Armi

Lejet e ndërtimit të Bashkisë Shkodër të bllokuara, reagojnë këshilltarët

Image
Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës opozita pretendon se lejet e ndërtimit në bashkinë Shkodër janë të bllokuara. Përfaqësuesi i koalcionit opozitar “Bashkë Fitojmë” Elis Doçi u shpreh se bllokimi i lejeve të ndërtimit ka sjellë një shqetësim të madh për ndërtuesit dhe fuqinë punëtore. Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në bashkinë Shkodër Taulant Dibra e mohoi se ka një bllokim të lejeve të ndërtimit. Sipas tij ka vetëm një ngërç në zonat historike i cili pret një zgjidhje. Edhe për pjesën tjetër të opozitës, këshilltarët e PD, lejet e ndërtimit të bashkisë Shkodër janë të bllokuara. Drejtori Dibra bëri të ditur gjithashtu se do të ketë një rishikim të planit vendor, gjë e cila bëhet çdo 5 vite. Një sqarim për lejet e ndërtimit dha edhe nënkryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka. Ndryshe nga sa pretendon bashkia Shkodër, opozita deklaroi se bllokimi i lejeve të ndërtimit është një ankesë prej afro një viti e ndërtuesve në Shkodër ndërsa ende nuk është e qart

"Policia ka dështuar", tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Salianji: Po zhvishet fuqia e ligjit përballë njerëzve me pushtet

Image
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në Komisionin e Sigurisë gjatë fjalës së tije ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër para disa ditësh, ku gjyqtarit Tonin Sterkaj iu vendos tritol në banesë. Salianji tha se Policia e Shtetit ka dështuar, duke shtuar se krimi shënjestron edhe magjistratët.  Ai tha se bandat bashkëpunonin për të bërë vota për PS-në. Sipas Salianjit, është në përgjegjësinë morale të ministrit të japë dorëheqjen ose jo, dhe është në përgjegjësinë e kryeministrit ta shkarkojë ministrin ose jo, por, siç tha ai, me përgjegjësi ligjore ngarkohet Policia e Shtetit.  "Ky krim ka ndodhur në një qytet, ku bandat konkurrojnë me njëra-tjetrën për të emëruar shefat e policisë. Këtë e kemi parë në përgjime. Drejtuesi i SPAK konfirmon edhe sot se drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë të lidhur me krimin dhe ne nuk bashkëpunojmë dot me ta, për shkak të lidhjeve me grupet e krimit të organizuar. Ka ndodhur në Shkodër, ku njëra bandë kapte shefin e

Balla në Komisionin e Sigurisë: Çdo banesë në Shqipëri do ketë kod unik

Image
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke folur në Komisionin e Sigurisë deklaroi se në Shqipëri, çdo banesë duhet të ketë kod unik. Balla theksoi se regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt. Taulant Balla:  Çdo banesë në Shqipëri do të ketë një kod unik. Kemi punuar edhe me akte nënligjore. Ligjet e mira duan sanksione të forta. Regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt. Banesat duhet që të kenë kod unik, që edhe turistët të gjejnë saktë adresën. Historia që banesa është tek Pallati me Shigjeta, më pas keni një kioskë e shko në kat të tretë, kjo nuk do të funksionojë. Me Kodin Unik, ky problem do të marrë fund. Kemi parashikuar kod edhe për banesën, edhe për ndërtesën.

Elektricisti i së ardhmes, ky profesion pritet ta ndihmojë të riun të integrohet

Image
Orientimi i të rinjve drejt profesioneve që garantojnë dhe kanë kërkesa të larta për punësim duket se po jep efektet e veta. Ky është Adlir Kopshtari  i cili prej pak kohësh është regjistruar në kursin e instalimeve elektrike. Adliri thotë se ky profesion do ta ndihmojë të integrohet në tregun e punës. 33 vjeçari  dëshiron të qëndrojnë në vend, duke parë edhe kërkesat që ka vendi për këtë profesion. E hapur rreth 30 vite më parë, Qendra e Formimit Profesional e ka rritur aktivitetin e saj në disa drejtime . Nga dy kurse që kishte në fillimet e saj, Qendra e Formimit Profesional në Shkodër aktualisht ofron mbi 30 të tilla, ku mbi 200 kursant po ndjekin këto formime profesionale aktualisht.

Përpunimi i drurit në “duart” e vajzave, shkolla Pyjore tërheq edhe vajza drejt degëve që ofron

Image
Jemi mësuar që në punishte druri të shohim djem, por ky nuk është rasti I Vlentinës e cila ka ardhur nga Pogradeci dhe vijon studimet në shkollën e mesme teknike “Kolë Margjini” në Shkodër. Teksa e pyet përse këtë profesion ,Valentin përgjigjet. Edhe Arturi i ardhur nga Librazhdi tregon se kjo shkollë është më afër tregut të punës Drejtorja e shkollës Albana Lleshaj thotë se shkolla ofron 2 drejtime studimi, ndërkohë që vitet e fundit ka patur një rritje të nxënësve që duan të mësojnë në këto profesione. Nga 7 nxënës që kishte të regjistruar në klasën e 10-të disa vite më parë, aktualisht vitin e shkuar në drejtimin e pyjeve u regjistruan 22 nxënës duke rritur interesin edhe tek vajzat.

“O hajdut”/ Erion Veliaj thirret në SPAK për aferën miliona euro

Image
Mëngjesi i së martës e ka gjetur Erion Veliajn në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kryebashkiaku i Tiranës është thirrur për të dhënë “llogari” në SPAK pas disa aferave korruptive duke nisur nga inceneratori dhe duke përfunduar në skandali “5D”, ku 5 drejtorë të emëruar prej tij kanë përfunduar në burg për akuzën e vjedhjes së miliona eurove. Në momentin kur Veliaj ishte duke hyrë në ambientet e SPAK-ut, disa qytetarë të pranishëm i kanë thirrur: “O hajdut…O plehrë…”; “Aty e ke vendin, aty do të ta bëjmë gropën”. Kërkesave të qytetarëve, Veliaj iu përgjigj duke thënë: “Kërkojani Fariut”, duke ironizuar demokratin Klevis Balliun e pranishëm në hyrje të SPAK-ut. Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë. Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Burimet mediatike bëjnë me dije se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Image
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Në një intervistë të shtunën për Report Tv, kryebashkiaku i Tiranës tha se do të dorëzojë vetë në SPAK dosjet me informacionet për inceneratorët.

“Janë të pangopur”, Fevziu: SPAK të hetojë biznesmenët që morën miliarda nga paratë publike

Image
Gazetari Blendi Fevziu duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” modelin e biznesmenit në Shqipëri gjatë tranzicionit u shpreh se ka biznesmenë të ndershëm dhe që paguajnë taksat, siç edhe ka biznesmenë të mëdhenj, të pangopur që kanë marrë miliarda nga paratë publike dhe për këtë qëllim ai i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë kategori, që janë përgjegjës më shumë se politikanët për grabitjen e vendit. “Në Shqipëri ka biznesmenë shumë seriozë, por ka model kur drejton me vëllezër, kunetër dhe marrin tendera publikë. Janë ata që nuk bënë inceneratorin. Morën rrugën nuk e bënë 11 metra, por 9 metra, apo bëjnë rrugë që i merr shiu. Janë pasuruar me spekulime. Janë mizerabël. Nuk dijnë të artikulojnë dhe janë përgjegjës më shumë se politikanët, sepse kanë qenë edhe sponsor të tyre, kanë blerë vota për ta. SPAK duhet të hetojë ata që kanë marrë investime publike dhe kanë vjedhur dhe çeduar. Duhen hetuar me seriozitet. Ka edhe biznesmenë seriozë që punësojnë me mijëra vetë. Ka një k

Pre e atentatit në Bruksel, kush është 44-vjeçari! I vëllai i tij vrau në '97 dy vëllezër

Image
Një 44-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë nga një atentat që u bë ndaj tij mbrëmjen e së dielës (28 prill) në Bruksel. Agustin Kaza ishte shënjestër e një atentati në Bruksel mbrëmjen e së dielës (28 prill). Dyshohet se atentati ndaj tij ka ndodhur për gjakmarrje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 44-vjeçari është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain. Ai u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017. Historia e gjakmarrjes mes fiseve. Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i shkruar i kohës raportonte se vrasja ndodhi pasi Shefi i Krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes

Kush i vendosi tritol gjyqtarit në Shkodër? Gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje nga hetimet: Është kërkuar lista e amnistisë, ja çfarë dyshohet

Image
Në pjesën e parë të emisionit “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel është diskutuar ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër ku pati një shpërthim tritoli në shtëpinë e gjyqtarit Tonin Sterkaj. Gazetarja Anila Hoxha tha se po hetohen disa pista, ndër to edhe lista e të burgosurve në burgun e Reçit që përfituan nga Amnistia Penale. Ajo shtoi se ka dyshime se autori i vendosjes së lëndës plasëse mund të jetë një ndër personat që ka përfituar nga amnistia por që mund të jetë dënuar nga gjyqtari. " Kam mësuar se po hetohen disa pista.Një ndër to edhe lista e amnistisë penale e këtij viti për të gjithë shtetasit që u është dhënë liria. Ka dyshime se njëri ndër ta mund të jetë një prej atyre që gjyqtari i Shkodrës e ka shpallur fajtor. Prandaj është kërkuar administrimi i listës për të liruarit nga burgu i Reçit”-  u shpreh Hoxha

Arrestohet aktori Gerard Depardieu/ 75-vjeçari akuzohet për ngacmim seksual

Image
Policia Franceze arrestoi këtë të hënë aktorin e mirënjour Gerard Depardieu dhe e dërgoi atë në qelitë e paraburgimit për tu marrë në pyetje pasi dy gra e paditën atë për sulm seksual ndaj tyre. Rastet janë nga viti 2021 dhe viti 2014 dhe sipas asaj që shkruajnë mediat franceze sulmet seksuale qe aktori dyshohet se ka kryer kanë ndodhur në sheshxhirim. Një prej grave që e ka paditur Gerard Depardieu pretendon se u sulmua nga aktori në shtator të 2021-it, gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets Verts”, ku ai kishte ushtruar dhunë dhe fjalor aspak të përshtatshëm ndaj saj. Ndërsa paditësja e dytë pretendon se është sulmuar seksualisht nga aktori në mars të 2014-ës, gjatë xhirimeve të filmit “Le Magicien et les siamois” kur paditësja ishte duke punuar si asistente prodhimi . Aktori 75 vjecar I cili ka luajtu në më shumë se 200 filma është akuzuar disa herë nga gra të ndryshme për përdhunim dhe për këtë arsye në vitin 2020 ai u detyrua që të ndërpresë karrierën e tij. Gerard Depardieu eshte

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor pas padive të viktimave.

Image
Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gjykatë se disa nga vaksinat e saj kundër ‘Covid’ shkaktojnë mpiksjen fatale të gjakut në vena. Rrjeti vendas Daily Mail, shkruan se efekti i rrallë anësor është në qendër të një padie shumë-milionëshe dëmshpërblimi nga qytetarë britanikë që janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit e tyre nga vaksinat ‘defektoze’ të gjigantit farmaceutik. Kompania e bazuar në Kembrixh, AstraZeneca, e cila konteston pretendimet, ka pranuar në dokumentet e dorëzuara në shkurt në se raste të rralla shkakton mpiksje fatale të gjakut, e njohur në Britani si TTS (tromboz me simptoma trombo-citopenie). Ky komplikacion i listuar si një efekt anësor i vaksinës, është etiketuar më parë si “trombo-citopeni e nxitur nga vaksina”. Pranimi i bërë nga AstraZeneca mund të çojë tashmë në dëmshpërblime individuale të çdo rasti,  shkruan Daily Mail. Zhvillimi vjen teksa kompania njoftoi fitime prej 10 miliardë paundë vetëm në 2024. Një prej atyre që kërkojnë kompe

Konsulta me psikologun ende tabu, frika nga paragjykimet ndalon qytetarët

Image
Numri i psikologëve në vendin tonë është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Por pavarësisht këtij fakti figura e psikologut vijon të mos jetë miqësore për shqiptarët. Psikokologët  thonë se shumë qytetarë  edhe pse kanë nevojë për ndihmë nuk shkojnë të psikologu, me frikën se do të paragjykohen. Vizita te psikologu, bashkëbisedimi i hapur me të, çlirimi nga ngarkesat emocionale e psikike,  sipas profesionistëve shëndetësorë konsiderohet si parandalues i çrregullimeve mendore.

Ngacmoi seksualisht një 27-vjeçare, në lokalin ku ishte kamerier, arrestohet menjëherë pas kallëzimit, 31-vjeçari nga Shkodra

Image
Shkodër Ngacmoi seksualisht një 27-vjeçare, në lokalin ku ishte kamerier, arrestohet menjëherë pas kallëzimit, 31-vjeçari. Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të  27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit,  shtetasin Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

I doli emri në përgjimet e krimit, ekzekutohet ish-Miss Ekuadori

Image
Ish-Miss Ekuadori, modelja Landy Párraga, është qëlluar për vdekje brenda një restoranti në qendrën tregtare La Cuadra. Párraga ishte duke ngrënë mëngjes kur vrasësit hynë brenda dhe e qëlluan disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Modelja ka qenë duke qëndruar me partnerin e saj e me sa duket do largohej nga restoranti, kur brenda kanë hyrë dy persona. Njëri prej tyre është afruar dhe ka qëlluar drejtpërsëdrejti modelen, e cila kishte veshur një bluzë blu të hapur dhe pantallona të shkurtra të bardha. Ai e qëlloi dhe pasi ajo u rrëzua në tokë vijoi ta qëllonte. Ai ka qëlluar më pas edhe shoqëruesin e ish-mbretëreshës së bukurisë që ishte në krah. Vrasësi i dytë që ishte pranë derës u afrua disa hapa dhe tentoi gjithashtu të qëllonte Parragën. Vrasja është regjistruar në kamerat e sigurisë së biznesit. Emri i Landy Párraga u shfaq në rastin “Metastasis”. Ish-mbretëresha e bukurisë përmendej në bisedat mes trafikantit të drogës, Leandro Norero dhe avokatit të tij Helive Angulo, të cil

Turistët për Urën e Mesit: Ka arkitekturë të veçantë, do ua sugjerojmë miqve tanë

Image
Lugina e Kirit bashkë me Urën e Mesit po tërheqin vizitorë të shumtë nga e gjithë bota. Këtë të dielë në Urën e Mesit kishte shumë vizitorë për të cilët është hera e parë.Për ta artitektura e urës mbi lumin Kir është e vecantë e gjitha me gurë të latuar dhe pllaka guri. Banorët e zonës tregojnë se numri i turistëve sa vjen e rritet. Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.Gjatë një viti Urën e Mesit e vizitojnë më shumë se 3 mijë turistë të huaj, shifër kjo që pritet të rritet nga viti në vit.

Gjyqtari Tonin Sterkaj dhe familja e tij merret në mbrojtje për 6 muaj

Image
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur të sigurojë mbrojtje fizike për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Sterkaj, të cilut iu vendos tritol në banesën e tij. Garda e Republikës do të mbrojë gjyqtarin bashkë me familjen e tij për një përiudhë të paktën 6 mujore.

Kumbaro paralajmëron: Operatorët e turizmit detar të pajisen me licencë ose do t’i bllokohet aktiviteti!

Image
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, thotë se referuar shifeave duhet të kemi pritshmëri të larta në flukse turistike. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, teksa ka marrë pjesë në Konferencën Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri” tha se duhet të përgatitemi për një fluks të lartë turistësh. Ministrja ka filluar takimet me turoperatorët dhe paralajmëroi se askush nuk do të mund të ushtrojë aktivitetin e turizmit detar dhe ujor nëse nuk do të jetë i pajisur me certifikatën përkatëse. “ I kemi filluar takimet me turoperatorët, me të gjithë prefektët dhe me kryetarët e bashkive bregdetare me të cilët do të vijojmë të jemi në një komunikim të pandërprerë 24 orë për çdo problematikë. Do të vazhdojë komunikimi intensiv dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit përmes flotës së dedikuar të Policisë Kufitare për kontrollet mbi operimin e mjeteve motorike detare si skafe, motora uji, gomone, jahte etj. Kemi certifikuar mbi 110 operatorë të turizmit detar dhe asku

Masakroi me thikë ish të dashurën dhe partnerin e saj, vdes në spital Dritan Demiraj

Image
Dritan Demiraj i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali ka ndërruar jetë në spital më 25 prill. Shqiptari ishte rrahur barbarisht pas hekurave nga një tjetër i burgosur, përfundoi në koma dhe më pas humbi plotësisht kujtesën. I reduktuar në hijen e tij, pa mundur as të kujtonte arsyet që e kishin sjellë pas hekurave, më 25 prill zemra e 39-vjeçarit shqiptar pushoi së rrahuri, duke mbyllur përfundimisht kapitullin e krimit të dyfishtë të Lidia Nusdorfit, ish-të dashurës së Demiraj dhe Silvio Mannina, i dashuri i ri i gruas, të vrarë nga ai që lajmet e kishin cilësuar si "vrasësi i liqenit të kaltër" . Pe ironi të fatit edhe bashkëpunëtorja kryesore në krim, Monica Sanchi, vdiq në vitin 2019 për shkak të një tumori. Nga ajo vrasje brutale e dyfishtë, i vetmi që është ende duke vuajtur dënimin e fundit të përjetshëm është xhaxhai i Demirajt, Sadik Dine, i cili gjithashtu besohet se është fajtor. Lidia Nusdorfi u vra me një seri plagësh me thikë në stacionin Mozzate, në provincë

FOTO/ Kush është shqiptari që vrau pronarin serb të një lokali në Gjermani! Pas sherrit e qëlloi me armë

Image
Rrustem Llapi është shqiptari i Kosovës që u arrestua në Gjermani, pasi akuzohet se ka vrarë me armë zjarri pronarin e një lokali në gjermani. Mediat e Kosovës kanë publikuar foton e shqiptarit, ndërsa raportojnë se viktimë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me shtetësi serbe, i cili praktikonte edhe artet marciale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 28 prillit para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf. Sipas mediave vendase, gjithçka ka nisur pas një debati mes pronarit të lokalit 38 vjeç dhe shqiptarit 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Rrustem Llapi, nga Podujeva, jetonte prej vitesh në Gjermani. Ata kanë nisur të debatojnë brenda lokalit, më pas kanë dalë jashtë ambienteve të tij për të sqaruar situatën, kur shqiptari i Kosovës ka qëlluar me armë në drejtim të 38-vjeçarit. Deri më tani ende nuk është bërë me dije shkaku që çoi në konfliktin mes tyre. Policia e ka arrestuar 52-vjeçarin në vendin e ngjarjes me armë në dorë, ndërsa nuk ka bërë rezistencë.

Tritoli në banesën e gjyqtarit, reagon Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë: Ky sulm i pabesë e burracak ka për qëllim jo vetëm frikësimin e magjistratëve por edhe cënimin e rendit e të sigurisë publike

Image
Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme në Shkodër, ku gjyqtarit Tonin Stërkaj iu vendos tritol në portën e shtëpisë. Reagimi i plotë: Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë, si grupimi më i madh vullnetar, që ka për qëllim kryesor mbrojtjen e të drejtave të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë shpreh shqëtësimin e tij në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur dje, në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës, ku një sasi eksplozivi shpërthu në derën e banesës së kolegut tonë, gjyqtar Z.Tonin Sterkaj. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë uron që kolegu ynë Tonin Sterkaj dhe familjarët e tij të jenë mirë dhe shpreh mbështetjen e të gjithë anëtarëve gjyqtarë ndaj kolegut Z.Sterkaj. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dënon me forcë këtë akt të shëmtuar kriminal, i cili nuk drejtohet vetëm ndaj kolegut gjyqtar Z.Tonin Sterkaj por edhe ndaj të gjithë magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë) në Republikën e Shqipërisë, të cilët me përkushtim dhe në kushte të nj

“Shkundet” Greqia, dy tërmete brenda pak orësh

Image
Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Kretë të Greqisë. I pari, ishte ai i orës 05:07, me magnitudë 4 të shkallës Rihter, i karakterizuar si “i dobët”, që ka ndodhur në zonën detare 50 kilometra në veri të Heraklionit të Kretës, ose 293 kilometra në jug-juglindje. Tërmeti tjetër me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 07:24 në zonën detare 51 kilometra në veri të Heraklion, Kretë. Këto janë të dhënat e publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës. Thellësia fokale vlerësohet në 14 kilometra. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale.

Shqiptari vret pronarin e lokalit në Gjermani, e qëllon disa herë me pistoletë

Image
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Gjermaninë. Një 52 vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri pronarin e një lokali në Duseldorf. Sipas mediave të huaja, pronari 38-vjeçar kishte pasur një debat me tone të larta, që më pas ka përshkallëzuar me përdorimin e armës. Ata kanë dal në ambientet e jashtme të lokalit, ku shqiptari e ka nxjerrë armën, duke e qëlluar disa herë viktimën. Autori thuhet se është kthyer në lokal pas krimit dhe ka kërcënuar edhe klientët e tjerë. Deri më tani nuk dihet nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin. 

Guljelm Deda, përkthyesi i shquar shkodran që përfundoi në gurore!

Image
Përkthyesi dhe studiuesi i burgosur dhe i internuar ,Guljelm Deda (5 shkurt 1915-12 prill 1994) është një nga intelektualët e shumtë që pati një fat të trishtë gjatë regjimit komunist. Guljelm Deda lindi më 5 shkurt 1915 në Shkodër ku kreu studimet e para në Kolegjin Saverian. Më 1937 diplomohet në Universitetin e Padovës në degën letërsi-filozofi. Pasi mbrojti diplomën me studimin mbi gjuhën e “Cuneus Profetarum” (Çeta e profetëve) të Pjetër Bogdanit, me vlerësimin më të lartë «cum laude», u kthye në vendlindje ku ushtroi profesionin e mësuesit të gjuhës shqipe dhe letërsisë greke e latine. Më 1942 themelon e boton revistën «Balli i Kombit» që e drejtoi deri më 1943, një revistë për rininë shqiptare me përmbajtje të zgjedhur e frymë kombëtare. Në dhjetor 1944 arrestohet e dënohet me pesë vjet burg me punë të rëndë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për aq kohë, mbi akuzën «për krime kundër shtetit». U lirua më 1950-ën dhe dërgohet në guroren e malit