Posts

Showing posts from August, 2024

BENET BECI pajtohet me fenomenin: Shkodra, qarku që ka humbur një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.Kemi sfida të mëdha për Shkodrën në rrugën e zhvillimit

Image
Shkruan në Facebook Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci:  Të dhënat  e regjistrimit të popullsisë sipas INSTAT tregojnë një të vërtetë jo të këndshme të cilën e kemi ditur dhe ndjerë më herët. Shkodra si bashki dhe si Qark ka humbur një pjesë të konsiderushme të popullisë. Bashkia Shkodër duket të ketë një ritëm të rënies së popullsisë më të shpejtë se bashkitë e tjera të mëdha të vendit. Të dhëna më  të detajuara nga INSTAT do të na tregojnë ku saktësisht ka ndodhur rënia e popullsisë, por le t'ja lëmë analizën statisticienëve, analizë që do të na lejojë ndërtimin e politikave më të mira.  Kam vënë re këto ditë një grup komentesh nga politikanë apo politikanë aspirues që e valëvisin ketë fakt me një farë mllefi përzier me gëzim në vazhdën e pompimit vetëm të lajmeve të këqija apo akuzave banale për ta nxjerrë në një dritë të keqe Shkodrën. E bëjnë këtë duke harruar se kanë qenë në drejtimin e kësaj bashkie për dekada pa bërë pikën e reflektimit nëse kanë ndonjë përgjegjësi në l

NGA LUTFI DERVISHI: Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

Image
Nga Lutfi Dervishi  Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëreshëve në prani të kryetares së Kuvendit, Spiropali ka hapur një debat absurd.  Njerëz të zanatit (skulptor, një shkallë më lartë se piktor) thonë se portreti i Heroit Kombëtar shqiptar, Atletit të Krishtit, ideatorit të parë të aleancës eutoatlantike, ngjan më shumë me Edi Ramën, kryeministrin aktual se me Skënderbeun.  Nuk është faji i Edi Ramës që i ngjan Skënderbut sikundër nuk është faji i tij që i ngjan edhe një figurë tjetër të madhe historike, të Shqipërisë, Ismail Beut.  Duket se sa më gjatë qëndron në pushtet, Edi  Rama (tani ka hyrë në vitin e 12 si kryeministër dhe në vitin e 25 që kur u bë per here të parë minister, me gjatë se Brezhnjevi) aq më shumë mëshiron në portretin e tij Skënderbeun dhe Ismail Qemali, duke shkrirë kështu të kaluarën dhe të tashmen në një figurë të vetme madhore për shqiptarët. Transformimi filloi në mënyrë të heshtur, me lënien e mjekrës. Kur Edi Rama e ndau mendjen për këtë pë

Kërcënuan me mesazhe kreun e FSHF dhe më pas i shkuan në banesë/ Zbardhen EMRAT e pesë të arrestuarve, një prej tyre president i një klubi futbolli

Image
Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona dhe ka proceduar dy të tjerë pasi kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën. Në pranga janë vënë shtetasit Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani. Një prej të arrestuar, Nazmi Selmani është president i klubit të futbollit, Iliria. Sipas informacioneve këta persona mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës Dukën, dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Tentoi të vriste oficerët e policisë në Belgjikë, arrestohet shqiptari në Malin e Zi

Image
Mali i Zi-Oficerët e Interpol në Podgoricë arrestuan shtetasin shqiptar me inicialet H.H. i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje të disa punonjësve të policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në qytetin Verlaine në Belgjikë. I dyshuari ishte në kërkim nga Interpol Bruksel me qëllim të kryerjes së procedurës penale pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Liège. Për këtë vepër penale në Belgjikë është ai mund të dënohet deri në 20 vjet burg. “Personi është arrestuar për ekstradim me urdhër nga gjyqtari hetues dhe pritet shkëmbim informacioni ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Drejtësisë së Belgjikës”, thuhet në njoftim.

Ndryshoi atësinë e vajzës, zbulohet vendi ku Talo Çela groposi paratë e grabitura në Rinas

Image
Një pjesë e mirë e eurove të fituara nga Talo Çela përmes grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit” në prill 2019 dhe eurove të fituara nga seriali i vrasjeve Peqin-Elbasan, janë investuar nga familja e Talos në Tiranë dhe Sarandë, kryesisht në biznes dhe blerje apartamenti. Ndërkohë nga hetimi është provuar se një pjesë është groposur në një fshat të Gjirokastrës të quajtur Cepo, ndërsa pjesa tjetër mbahej nga Talo në baza të fshehta ku strehohej me qëllim mos rënien në duart e policisë kriminale. Bisedat e zhvilluara në “Sky”, kanë zbuluar se shumat financiare Talo Çela i pastronte përmes gruas së tij, Matilda Hoxholli, dhe një pjesë përmes vajzës së tij, A.H. Policia dhe BKH ka rënë krejt rastësisht në gjurmë të vajzës së Talos, pasi nga bisedat ai fliste me vajzën A.H, por njëherësh u kuptua se kishte përdorur një mekanizëm shumë të veçantë për të zhdukur emrin e tij dhe nga fëmija biologjik. Qëllimi ka qenë që “Dhelpra” të mos linte gjurmë mbi lidhjet e ngushta të familjes, çk

Gentian Bejtja u vra në sy të fëmijëve, zbardhet dëshmia e gruas: U futën tre vetë në serë, dy e qëlluan

Image
Gentjan Bejtja, personi që u ekzekutua me 45 plumba kallashnikovi është vrarë në sy të gruas së tij dhe dy fëmijëve të mitur. Për këtë ngjarje të rëndë 2 persona janë arrestuar Ilir Beqaraj alias Brahimi, kunati i Roan Brahimit dhe Edison Haxhiu. Ndërsa tashmë në kërkim është shpallur dhe një person nga Vlora, Flodian Plaku. Familja ka parë skenën e tmerrshme të pushkatimit, ndërsa nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ti shpëtuar jetën kryefamiljarit, pasi një person i armatosur ka bllokuar gruan dhe dy fëmijët, ndërsa dy të tjerë kanë hapur zjarr në drejtim të tij. Këto detaje tronditëse dalin nga dëshmia e bashkëshortes së viktimës A. Bejtja, e cila është dhe motra e Ramazan Sinos, personit që një vit më parë mbeti i vrarë në oborrin e shtëpisë së Gentit në Larushk, ngjarje kjo ku u plagosën dhe dy fëmijë. A. Bejtja, treguar se rreth orës 16:00 së bashku me bashkëshortin, Gentin, ka dalë nga banesa e vjehrrit dhe kanë shkuar në shtëpinë e tyre, që ndodhet vetëm disa metra larg ku me ve

Berisha: Shqipëria nuk përmendet për numrin e turistëve, por mbetet kampione për mashtrimet e Ramës

Image
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar me një postim në Facebook pas një investigimi të publikuar nga portali “Holiday,” ku u vlerësuan Kroacia dhe Mali i Zi si kampionë për numrin e turistëve për banor. Berisha kritikon ashpër qeverinë e Edi Ramës dhe thekson se Shqipëria nuk përmendet fare për numrin e turistëve për frymë, pavarësisht pretendimeve të qeverisë për 10,1 milionë turistë vitin e kaluar. Ai akuzon Ramën dhe qeverinë e tij për mashtrime të pacipa, duke pretenduar se pasagjerët e Rinasit po llogariten si turistë për të manipuluar statistikat dhe për t’i shitur shqiptarëve një realitet të rremë. “Kroacia dhe Mali i Zi kampion për numrin e turistëve për banor! Shqipëria mbetet në Rinas dhe në mashtrimet e pacipa të Edi Ramës. Ajo nuk përmendet fare për numrin e turistëve për frymë me gjithë mashtrimet zyrtare me numrin imagjinar për 10,1 milionë turistëve vitin e kaluar. Por Shqipëria mbetet kampione për mashtrimet e Ramës dhe soijt të tij mafioz që iu shesin shqiptarëve pasag

Aksident në 'Shtoj të Ri', makina me drejtues shtetasin italian përplas 68-vjeçarin që po lëviizte me biçiklete

Image
Shkodër/Informacion paraprak  Rreth orës 13:20, në vendin e quajtur  "Shtoj i Ri", automjeti me drejtues shtetasin italian  J. M., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin N. N., 68 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi N. N., i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin rajonal të Shkodrës.   Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

E reja u vetëhodh nga kati i dytë pas dhunës, arrestohet bashkëjetuesi 24-vjeçar

Image
Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar me akuzën se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij e cila si pasojë e dhunës tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht e reja ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, një shtetase ishte vetëhedhur nga kati i dytë i banesës, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentativë. 24-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i

Marrëveshja për emigrantët/ Rama: Nuk refuzojmë dot Italinë as Melonin, historia e ka treguar që na kanë qëndruar pranë në vështirësi

Image
Kryeministri Edi Rama gjatë forumit për sigurinë në Pragë është pyetur edhe në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët të cilët do të vijnë në Shqipëri. Rama u shpreh se fillimisht marrëveshja është firmosur sepse nuk i thuhet dot jo Italisë dhe më tej edhe Melonit, ai u shpreh se historia e ka treguar se Italia ka qenë pranë Shqipërisë në situata të vështira.Më tej ai u shpreh se edhe pse po mbahemi peng për tu bëre pjesë e familjes së madhe së BE, ne duhet të sillemi si vend i saj.

Vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër, dyshime për vrasës me pagesë

Image
Policia ka disa pista hetimi për vrasjen e Elis Rroshkodolit, kjo për shkak të përfshirjes së tij në disa ngjarje kriminale brenda dhe jashtë vendit. Në momentin kur është qëlluar 36-vjeçari, 4 persona kanë qenë në lokal, pronari, viktima dhe dy klientë. Një nga personat e marrë në pyetje ka deklaruar se viktima ka qenë vetëm në momentin kur është qëlluar. Ndërkohë që personat e marrë në pyetje për ngjarjen kanë deklaruar se një mjet tip “Benz” gri është ndaluar para lokalit dhe më pas një person ka qëlluar ndaj 36-vjeçarit. Lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka kamera sigurie gjë, e cila e vështirëson më shumë punën për policinë. Efektivët kanë mbledhur kamera të tjera për të gjetur lëvizjet e automjetit por makina me të cilën u krye vrasja humb gjurmët në akse të pamonitoruara nga kamerat. Viktima ka marrë 14 plumba në trup nga 18 që janë gjetur në vendin e ngjarjes. E shkuara e errët e viktimës Në vitin 2010 dyshohet se Elis Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni

Kupa “Ramazan Rragami”, Akademia Vllaznia U11 dhe U13 në garë me kampionët e vegjël të Polonisë

Image
Vllaznia U11-Progres(Poloni) 2-4(Shënues: Mateo Mitku dhe Adriel Kalvari/ Jakub(2), Piotr, Nataniel) Vllaznia U-11: Joel Bishanaku, Sheris Rexha, Enis Peraj, Endri Smajovi, Mateo Mitku, Romario Lulashi, Adriel Kalvari, Jamarb Çiroka, Edjon Krasniqi.(U aktivizuan: Shaqiri, Deon Osja, Elis Osja, Serjad Osja, Nolel Paplekaj, Meris Niçeri, Rian Tula, Leandro Palalej, Samuel Palalej, Ensar Halili, Kevin Alibali, Mumamed Pizga, Resli Rama, Roel Tahiri, Pirani). Trajner: Safet Osja.  Progres(Poloni): 12 Arian, Kacper, Antoni, Franciszek, Ignacy, Julian, Piotr, Maksymilian, Piotr, Alan, Nataniel, Julian, Jakub. Trajner: Marcin Skrzyński, Adrian Balińsk  Arbitër: Rebani Gemi(Shkodër) Ka nisur pasditen e së premtes në Shkodër, Kupa “Ramazan Rragami”, aktivitet që i kushtohet legjendës së futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ramazan Rragami ndarë nga jetë dy vite më parë. Një kupë, e cila këtë radhë vjen në cilësinë e një aktiviteti ndërkombëtar, pasi me iniciativen e drejtorit të Akademisë F

Fundjava me mot të nxehtë! Si parashikohen të jenë temperaturat

Image
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit (kryesisht në juglindje) reshje lokale shiu. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi deri në 6m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Mukades Çanga zëri që i dha dimenione të reja këngës shkodrane sot feston ditëlindjen

Image
Albert Vataj Mukades Çanga, “Mjeshtër i Madh” është një zë i rëndësishëm i traditës së pasur të këngës qytetare shkodrane. Vokali dhe forca interpretuese e saj kanë kaluar publikun shkodranë për të rrëmbyer interesim dhe ovacione, duartrokitje dhe vlerësime përtej. Rrugëtimi saj, i “një vajzë e vogël çapkëne, shpalosi talentin e saj në moshën 9 vjeçare në aktivitetet që organizonte shtëpia e pionierit në atë kohë. Ky zë i bukur fëminor premtonte për një këngëtare të ardhshme, e cila jo shumë vonë hodhi dhe hapat e parë në skenat rinore të qytetit. Interpretimi i këngës së parë “Mori drandofilja e vogël”, nën drejtimin e violinistit, mjeshtrit Mark Kaftalli, befasoi specialistët dhe muzikantët e asaj kohe.” Ramazan Çeka. Emri dhe kontributi që ajo dha me virtuozitetin interpretues, vokalin e fuqishëm dhe ngrohtësinë shpirtërore ku ajo përkundi një prej traditave më të pasura të këngës qytetar, bënë që ajo të renditet në kolanën e gjatë të atyre vlerave që e përfaqësuan dhe e ngriten në

Zjarret në pyje/Specialisti: Pasojat të pallogaritshme, masat duhet të konsistojnë tek parandalimi

Image
Zjarret e rëna ditët e fundit në qarkun e Shkodrës, kanë sjellë deme të konsiderueshme sidomos në zonat e mbrojtura. Për kryetarin e shoqatës së specilistëve të pyjeve Kolë Mala, dëmet në pyje nga zjarret përgjatë viteve vlerësohen si të pallogaritshme. Në një intervistë për Radio Televizionin Publik Shqiptar Mala thotë se e vetmja mundësi që ne të mos kemi zjarre në pyje është parandalimi, duke përcaktuar vendet me rrezikshmëri të lartë dhe për të hapur korridoret që të kenë mundësi të hynë mjetet zjarrfikëse për të ndërhyrë. Specialisti i pyjeve thekson se deri me 15 tetor rreziku për zjarre shtohet me shumë për shkak të thatësirës dhe shterrimit të burimeve ujore. Ndër të tjera Mala tha se duhet bashkëpunim mes institucioneve dhe komunitetit të zonës dhe sipas tij brenda një 10 vjeçari masivet pyjore të dëmtuara rikrijohen.

Nis protesta në Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë dhe bllokojnë autostradën

Image
Ka nisur me përplasje të shumta protesta e banorëve të Thumanës, Krujës dhe zonave për rreth të cilët kërkojnë që të kenë akses në autostradën Thumanë-Kasharë. Banorët sërish kanë të njëjtën kërkesë dhe janë shprehur se nuk do të ndalin protestat deri në një zgjidhje. Ata theksojnë se u janë rritur kostot dhe akuzojnë kryeministrin Edi Rama se është një racist dhe nuk i do veriorët. Protesta është shoqëruar nga një numër i madh policësh.

Pas grabitjeve në Belgjikë dhe plagosjes së shefit të "Nuba"-s në Rumani, Elis Rroshkodoli ndërroi emrin dhe iu fut muzikës, lidhjet indirekte me këngëtarin italian

Image
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me 36-vjeçari Elis Rroshkodoli që u vra me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër. Elis Roshkodoli nuk është person i panjohur për autoritetet vendase apo të huaja. Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Belgjikë. Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë. Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli i cili pas ngjarjeve në shtetin belg e ndërroi emrin në Elis Shkoza, ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. 36-vjeçari e plagosi me thikë dhe më pas u largua nga vendi. Për këtë mbi Roshkodolin rëndonin akuzat e plagosjes dhe ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune.  Media rumune “ CANCAN ”, asokohe kishte raportuar një lidhje indirekte të personazhit shqiptar me emrin e artistit dhe këngëtarit italian Al Bano Carrisi, në një projekt muzikor. Artikulli i plotë i medias rumune:  Në vitin 2014, autoritetet njoftuan se një bandë e organizuar

Berisha nxjerr emrat: Balla mori në telefon anëtarin e KLP-së për të liruar kriminelin që vuri eksploziv Lul Kullës në Shkodër

Image
NJOFTIM PËR SHTYP Komunikime me bosët e krimit/ Berisha nxjerr emrat: Balla mori në telefon anëtarin e KLP-së për të liruar kriminelin që vuri eksploziv në Shkodër Taulant Balla është i regjistruar në komunikime të shpeshta instensive me bos kryesor të organizatave kriminale në Shqipëri dhe jashtë vend. Një rast tjetër që e implikon atë direkt është ndërhyrja e tij direkte për lirimin e personave që i vunë eksplozivin Lul Kullës. Taulant Balla ka marrë në telefon anëtarin e KLP-së, Vatë Staka dhe i ka kërkuar të ndërhyjë në Shkodër për lirimin e kriminelëve që i vunë eksplozivin Lulzim Kullës. Dhe Vatë Staka ka zbatuar urdhrin, dhe kriminelët janë lënë të lirë. Paratë e klanit të rrezikshëm Toyota Yaris kanë patur si destinacion edhe pronarin e kullës pas sahatit me mbiemër Abdia.  Ky ndërtues i lidhur si mishi me thoin me Erion Veliajn është një nga pritësit të klanit të narko-eurove, sipas regjistrimeve të klanit Toyota Yaris, të cilat janë fshehur nga Prokuroria e krimit dhe gjykatë

Tradita e bejtës shkodrane/Një nga bejtarët e shquar, Gjosho Vasija, do të festonte 75-vjetorin e karrierës

Image
Një emër i njohur i bejtës dhe parodisë shkodrane ishte padyshim Gjosho Vasija. Me numrat e tij artistikë dhe humorin therës e shpotitës do të linte përgjithnjë gjurmët e tij në Estradën e Shkodrës. Viti 2024 përkon me 75-vjetorin e karrierës artistike të kësaj figure të humorit shkodran.Një nga bejtarët e qytetit është Bujar Zurali. Ai thotë se figura si ajo e Gjosho Vasisë dhe të tjerë kanë pasuruar trashëgiminë kulturore të Shkodrës dhe humorit të saj. Shkodra ka një traditë të pasur sa i përket bejtës dhe për fatin e mirë, ajo e ruan atë edhe sot e kësaj dite.

Pjesë e grupit kriminal dhe i arrestuar në 2014 gjatë një operacioni në Shkodër! Kush është Elis Rrashkadoli që u ekzekutua sot ndërsa po pinte kafen

Image
36-vjeçari Elis Rrashkadoli është 36-vjeçari i cili mbeti i vdekur sot gjatë një atentati në Shkodër. Ai ishte duke pirë kafe në lokal, në momentin që qëllua nga një person, ende i paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër në lagjen Ahmet Haxhia. Autori ende i paidentifikuar pasi e qëlloi me armë shënjestrën,  është larguar me shpejtësi në këmbë. Viktima rezulton si pjesë e një grupi grabitësish në Belgjikë. Në 2014 është arrestuar gjatë një operacioni në Shkodër. Sipas informacioneve, viktima ishte i armatosur pasi iu gjet pistoletë.

Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për organizim e lojërave të fatit! Arrestohet 35-vjeçari

Image
PolicIa në Lezhë ka arrestuar një 35 vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin e marrë me qira në Laç për organizim e lojërave të fatit. Sipas policisë, në pranga është vënë dhe 1 shtetas që u kap duke luajtur në lokal, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë, pronari i ambientit. Njoftimi i Policisë: DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forbidden”. Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira në Laç, me 8 makineta, 18 kompjuterë dhe celularë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari. Në pranga dhe 1 shtetas që u kap duke luajtur në lokal. Procedohet në gjendje të lirë, pronari i ambientit. Policia ka sekuestruar pajisjet dhe një shumë parash, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një lokal në lagjen nr. 4, Laç, luheshin lojëra fati, me pajisje të ndryshme, Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me S

Alarmante, në një dekadë mbyllen 22% e shkollave 9-vjeçare publike në rang vendi, shifrat

Image
Rënia e shpejtë e numrit të nxënësve ka ndikuar në mbylljen e një së katërtës së shkollave 9-vjeçare në rang vendi, referojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre Në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013. Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%. Zonat rurale kryesojnë me mbylljen e shkollave, pasi numri i fëmijëve është pakësuar ndjeshëm. Mirëpo mbyllja e shkollave në zonat rurale të vendit është bërë shkak për emigrimin e mëtejshëm e atyre pak familjeve me fëmijë të vegjël. Që nga viti 2000 janë mbyllur 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi. Arsimi bazë nga klasa e parë deri në të nëntën me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë nga mosha 6 vjeç deri në moshën

Fundjava rikthen Jazz-in/Koncertet e “Shkodra Jazz Festival” do të zhvillohen disa netë radhazi

Image
Prej datës 12 gusht, në kryeqendrën e veriut po mbahen ditët e Jazz-it jo vetëm me masterclass-at me studentë por edhe me koncertet e “Shkodra Sounds”. Pas tre ditë pauze, tingujt e kësaj muzike do të vijojnë sërish në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës prej të enjtes së 29 gushtit.Kjo periudhë e festivalit të Jazz-it shërben për të kuptuar rëndësinë e ruajtjes së një tradite që Shkodra e ka patur përherë.Edicioni i XV i “Shkodra Jazz Festival” ka si partner mediatik RTSH. Fundjava në këtë mënyrë do të ketë sfond Jazz-i në Shkodër.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave nga Shkodra: Qeveria duhet të rrisë pagat dhe pensionet

Image
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zhvilluar një takim në Shkodër. Në fokus ishte rritja e pagave dhe e pensioneve. Kol Nikollaj, kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, kërkoi që rritja e pagave të bëhet me produktivitet, pasi në të kundërt do të jetë fallco. Problem është edhe rritja e pensioneve, ku Nikollaj tha se i kemi propozuar qeverisë për rritje drastike. I pyetur për raportet me qeverinë, Nikollaj thotë se do të bëjmë të gjitha lëvizjet që qeveria ti njohë sindikatat për kërkesat e tyre. Nikollaj shpreson se nga viti i ri do të ketë një marrëveshje me qeverinë për rritjen e pensioneve për rreth 780 mijë pensionistë shqiptarë.

Sezoni veror, 70% e vizitorëve në moshë të re vijnë nga vendet e BE

Image
Gjatë kësaj vere Saranda është dominuar nga turistë të rinj në moshë, në më shumë se 70% të prezencës turistike. Kryesisht anglez, francez, belg, holandez e italian kanë gjallëruar qytetin me turistë aventurier. Për të rinjtë qyteti jugor është i bukur dhe i lirë, ndaj është zgjedhja e tyrë për pushime. “Jam nga Franca, eksperienca ime në Shqipëri deri tani është shumë e mirë, kam kaluar tre ditë në Tiranë dhe pastaj erdha në Sarandë, ky qytet për mua është më i miri në Shqipëri”, tha një turist francez. “Mëngjeset po i kaloj në plazhe këtu dhe mbrëmjet në diskoteka, më pëlqen shume këtu, plazhet, deti juaj dhe ushqimi. Pushimet në Francë janë shumë të kushtueshme, në Shqipëri më duket lirë, restorantet janë të lira, të shtrenja jane vetem luksozët, edhe njerëzit këtu janë miqësor”, tha një tjetër turist. “Jam Mateo, francez, kam dy ditë që jam në Sarandë, më herët isha në Vlorë momentalisht nuk di shumë gjëra për Sarandën por më duket mirë. Për nga pamja më duket më mirë se Vlora, por

Italianët preferojnë liqenin e Shkodrës/Macaj: Kanë ndikuar aktivitetet sportive me kanoe dhe varkat turistike

Image
Liqeni i Shkodrës është shndërruar në një atraksion turistik, sidomos për të huajt të cilët janë të apasionuar pas udhëtimeve në natyrë dhe jo vetëm.Ana e gastronomisë është një tjetër faktor që nxit të huajt të vizitojnë kryesisht zonën e Shirokës. Risi është se ky vit ka tërhequr një numër të lartë sidomos të turistëve italianë.Për Shefin e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Shkodër Tonin Macaj, numri i vizitorëve në këtë liqen është rritur falë aktiviteteve sportive që zhvillohen aty, si kanoet dhe vënia në funksion e 2 varkave turistike.Liqeni i Shkodrës ofron mundësi argëtimi dhe kënaqësie për të gjithë turistët që dëshirojnë të shijojnë turizmin aktiv. Ndërkohë që ndër pikat turistike më të vizituara në liqen janë Shiroka, Zogaj, “Syri i Sheganit” etj.

Lamtumirë “Zotni Nardi”!/Ferdinand Bushati përcillet për në banesën e fundit

Image
Ferdinand Bushati ose siç e thërrisnin të gjithë “Zotni Nardi” këtë të enjte u përcoll për në banesën e fundit. Familjarë, miq dhe të afërm, intelektualë dhe artistë morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës së fundit. Në homazhet e nderimit ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i shoqëruar nga stafi i tij i ngushtë. Një ditë trishtuese për qytetin e quajtën disa prej figurave intelektuale.Ferdinand Bushati ishte drejtues i Klubit të Rinisë “Heronjtë e Vigut” deri në vitet ’90 kur pushoi së ekzistuari si institucion, me një kontribut të jashtëzakonshëm në evidentimin e artistëve të Shkodrës. Zemra e tij pushoi së rrahuri të mërkurën e 28 gushtit. Trupi i tij do të prehet në varrezat monumentale të Rrmajit.

Ekspozitë në 100-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit

Image
Biblioteka Kombëtare çeli ekspozitë në nderim të kësaj figure të rëndësishme të jetës kulturore, politike dhe ndërgjegjes kombëtare me rastin e 100-vjetorit të lindjes së fratit françeskan, publicistit dhe shkrimtarit memuarist shqiptar, At Zef Pllumi. Ekspozita me libra dhe dorëshkrime do të qëndrojë e hapur për publikun në hollin kryesor të BKSH-së. At Zef Pllumi vuajti për 26 vite në burgjet politike komuniste dhe pas rënies së diktaturës hodhi në letër kujtimet e tij. Vepra më e madhe dhe më e rëndësishme e tij është triologjia “Rrno vetëm për me tregue”, botuar për herë të parë në vitin 1995, shoqëruar me parathënien “Nën këmishën e hekurt të kujtimeve” të prof. Aurel Plasarit. Botimi i dytë në 2006 u shoqërua me një parathënie nga kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare. Zef Pllumbi lindi në Bogë, më 28 gusht 1924. Që në fëmijëri u njoh nga afër me fretërit françeskanë Gjergj Fishta dhe Anton Harapi, të cilët ndikuan në formimin e tij fetar. Më 1931 hyri në kolegjin françeskan të