Marrëveshja për emigrantët/ Rama: Nuk refuzojmë dot Italinë as Melonin, historia e ka treguar që na kanë qëndruar pranë në vështirësi
Kryeministri Edi Rama gjatë forumit për sigurinë në Pragë është pyetur edhe në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët të cilët do të vijnë në Shqipëri.
Rama u shpreh se fillimisht marrëveshja është firmosur sepse nuk i thuhet dot jo Italisë dhe më tej edhe Melonit, ai u shpreh se historia e ka treguar se Italia ka qenë pranë Shqipërisë në situata të vështira.Më tej ai u shpreh se edhe pse po mbahemi peng për tu bëre pjesë e familjes së madhe së BE, ne duhet të sillemi si vend i saj.
Comments
Post a Comment