Posts

Showing posts from July, 2023

10 vjeçari mbeti i bllokuar në pishinë, shpëtohet nga ekipi i zjarrfikësve të Shkodrës dhe Vau Dejësit

Image
Shkruan Benet Beci: Dua të falenderoj nga zemra ekipin e zjarrfikësve të bashkisë sonë dhe asaj të Vaut të Dejës! Dita e sotme nuk ka qenë e lehtë për punonjësit e zjarrfikëses. Pas angazhimeve në shuarjen e zjarreve në dy zona, pasditja i ka gjetur në një tjetër situatë të vështirë. Një djalë 10 vjeçar ka mbetur i bllokuar në një nga pishinat e një biznesi privat. Dora e tij ka mbetur e bllokuar në tubin fundor të pishinës, ku forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë për të zbrazur në kohë pishinën, si dhe për të nxjerrë fëmijën pa dëmtuar krahun e tij. Falë punës e sacrificës së tyre, sot kanë arritur të fitojnë në emër të jetës! Faleminderit shumë, të gjithëve!

Bashkia Shkodër, organizon edicionin e 6-të “VolejPoja Beach Trophy 2023”

Image
“Volejpoja Beach Trophy 2023”, organizuar për tri ditë me radhë në plazhin e Velipojës nga Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Velejbollit në të cilin morën pjesë 20 ekipe nga Shqipëria dhe Kosova, u shoqërua me ndeshje shumë interesante, ku natyrisht ato finale ishin më të bukurat.  Sfidat finale të turneut amator të volejbollit në rërë u zhvilluan mbrëmjen e djeshme duke marrë vëmendjen e shumë pushuesve të plazhit të Velipojës. Në përfundim të dy finaleve, fitues u shpallën  Deborah Keçi nga Tirana dhe Valmira Ramadani nga Kosova për femra dhe Ledion Martiro - Andi Bareti, nga Tirana për meshkuj. Njëra nga fitueset e finales për femra, Dëborah Keçi, e cila njëherazi është edhe shefe e Klubit shumësportesh Tirana, shprehet e kënaqur për suksesin e arritur, ndërkohë që vlerëson Bashkinë Shkodër për organizimin e turneut. I pranishëm në ndeshjet finale të turneut ishte edhe nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudi Beka, i cili përshëndeti aktivitetin. Në vijim, nënkryetari Beka, së ba

Pushuesit në Velipojë ankesë për çmimet/ Më të rritura në krahasim me vitin e kaluar

Image
Çmimet në bregdetin shqiptar  këtë vit  pësuan rritje në krahasim me vitin e shkuar . Krahas  rritjeve te  çmimeve të hotelerive , rritje kanë pësuar edhe ushqimet dhe shërbimet .Për familjet me të ardhura  mesatare dhe nën këtë nivel, këtë sezon çmimet janë bërë të papërballueshme. Të pyetur nga rtsh Shkodra , disa prej tyre thonë se çmimet janë shtrenjtuar këtë vit, por  vlerësojnë shërbimin e ofruar . Velipoja mbetet një ndër plazhet më të preferuara në Shqipëri duke patur një numër të lartë pushuesish vendas dhe të huaj që përllogariten rreth 100 mijë në sezon. Ndërsa ka një kapacitet hotelerie prej 25 mijë shtretërish, ndërsa vitet e fundit ka edhe një zgjatje të sezonit që nis në maj dhe përfundon në tetor, në varësi edhe të kohës.

Malësie Madhe 21 zjarre në një javë, shefi i Zjarrfikësve: Kemi dërguar për ndjekje penale një rast për zjarrvënie të qëllimshme

Image
Zjarret kanë qënë kryefjalë e ditëve të fundit , ndërsa ato disa herë kanë vënë në alarm zonën e Malësisë së Madhe. Brenda një javë në territorin e kësaj bashkie janë regjistruar 21 vatra zjarresh si shkak i djegies së bimësisë në toka për t’i pastruar gjatë verës. Një gjë të tillë e bën të ditur Drejtori i Repartit  Zjarrfikës në Malësi të Madhe Besnik Hasaj. Ndërkohë, po verifikohen pronat ku ka rënë zjarr dhe përgjegjësit e këtyre zjarreve me përmasa të mëdha do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Një rast është dërguar për ndjekje penale thotë drejtori Hasaj. Drejtori i repartit zjarrëfikës bën të ditur se vështirësia për ta përballuar këtë situatë  është e madhe, ndaj ka një apel për të gjithë banorët. Ndërhyrja e shpejtë e repartit zjarrëfikës ka bërë që zjarret të jenë nën kontroll dhe të neutralizohen në kohën e duhur. Pjesa më e madhe e tyre janë të qëllimshëm ,por mbetet i vështirë identifikimi i autorëve.

Pa rrugë, pa ujë e kanalizime/ banorët e Hotit të Ri : E kemi të vështirë të sigurojmë ujin e pijshëm

Image
Vetëm tre kilometër larg Shkodrës fshati Hot i Ri,  pjesë e njësisë administrative Rrethina është lënë në harresë totale. Për dy dekada banorët e këtij fshati kanë marrë premtime nga kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkie, por realiteti nuk ka ndryshuar. Ata shprehen se problematikat me të cilat ato përballen janë të shumta, duke nisur që nga mungesa e ujit të pijshëm, atij për vaditje, infrastruktura rrugore etj. Në nëntor të vitit 2021 banorët kanë nënshkruar një peticion drejtuar bashkisë për zgjidhjen e këtyre problematikave. Mungesa e ujit të pishëm është një problematike e cila prek pothuajse 80 përqind të njësisë administrative Rrethina. Pavarësisht apeleve të kryera nga banorët ende nuk është bërë asgjë nga institucionet përgjegjëse. Një pjesë e mirë e fshatrave në Bashkinë e Shkodrës kanë mbetur pa investime, e ndërsa për shkak të tyre banorët po braktisin fshatin.

Kriza në Mal të Zi/ Milatoviç mbledh partitë politike

Image
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka nisur sot konsultimet për zgjedhjen e mandatit për përbërjen e qeverisë. Presidenti i ri zhvilloi sot një takim me liderin e Lëvizjes Evropa Tani (PES) Milojko Spajiq. Takimi filloi rreth orës nëntë në rezidencën e Presidentit në Cetinje. Në takim, përveç Spajiqit, marrin pjesë edhe anëtari i Kryesisë së PES-së Boris Pejoviq, deputeti nga lista e asaj lëvizjeje Seid Haxhiq dhe deputetja e PES-së dhe anëtarja e Alternativës Jelena Nedoviq. Milatoviç tha javën e kaluar se edhe pse sipas Kushtetutës ka një afat prej 30 ditësh për t'i kryer konsultimet, ai pret t'i përfundojë ato në 15 ditët e ardhshme. Pasi të emërohet, mandatuesi do të ketë 90 ditë për të formuar kabinetin. Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë. Lëvizja Europa Tani, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, e ndjekur n

Bashkia Shkodër ka nisur sot aksionin për lirimin e hapësirave të zëna nga automjetet e braktisura....

Image
Ka nisur sot aksioni i Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për lirimin e hapësirave publike  të zëna nga automjetet e braktisura, brenda territorit të Bashkisë.  Vetëm në qytetin e Shkodrës, janë konstatuar mbi 40 mjete të braktisura që zënë hapësirat publike prej kohësh. Disa ditë më parë është vendosur në mjetet e braktisura dhe pa targa, njoftimi paralajmërues i Bashkisë për heqjen e tyre vullnetarisht, ndërsa për mjetet me targa janë njoftuar pronarët apo institucionet përkatëse.  Aksioni për heqjen e mjeteve të braktisura ka nisur në lagjen nr. 1, për të vijuar në të gjithë qytetin deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike.

U arrestua gjatë operacionit të SPAK, pezullohet prokurori Xhevahir Lita

Image
Kryepokurori i Kukësit Xhevahir Lita, i cili u arrestuar gjatë operacionit të SPAK “Metamorfoza” është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. NJOFTIM PËR MEDIA MBI SEANCËN PLENARE DATË 31.07.2023 Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla. Dy vendimet që  u morën sot janë: Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në  Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. Xhevahir Lita e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës. Prokurori u arrestua pak ditë më parë nga policia në kuadër të një megaoperacioni që po zhvillohet në Tiranë, Shkodër e Kukës. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.  Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, P

Muriqan/ Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufo

Image
Muriqan/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.      Sekuestrohen 28 400 euro, procedohet penalisht 50-vjeçari që nuk i deklaroi në hyrje të Republikës së Shqipërisë.       Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovarë P. P. dhe B. P. (babë e bir).   Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit P. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte shtetasi P. P., por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.   Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të ho

SHKODRA MBUSHET ME QENTË E SJELLË NGA QYTETET E TJERA

Image
Ky grumbull qensh prej disa netësh është kthyer në një shqetësim në rrugën nacionale Shkodër-Hani Hotit. Ditët e fundit persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë sjellë këtë grumbull të qenve nga një automjet duke i hedhur në mes të rrugës.Është e paqartë se nga i kanë sjellë por dyshimet janë se bashkitë e tjera të veriut kryesisht i zbarkojnë qentë në mënyrë të paligjshme në Shkodër duke krijuar kështu një situatë problematike. Përveçse një shqetësim për kalimtarët e rastit të cilët nuk janë të miqësuar me qentë endacak janë një rrezik edhe për aksidente rrugore pasi në atë aks rrugor në afërsi të 5 heronjve të vigut gjatë gjithë kohës ka një qarkullim të dendur të automjeteve. Shpesh herë organizatat për mbrojtjen e kafshëve endacake kanë reaguar lidhur me qentë dhe macet që i sjellin nga bashki të tjera në periferitë e qytetit të Shkodrës duke kërkuar që policia dhe prokuroria të hetojnë këto raste për të vënë përpara përgjegjësisë ata persona që i transportojnë. Deri më tani

Liqeni i Shasit, më i madhi në Mal të Zi, pasuri e pashfrytëzuar e Ulqinit

Image
Liqeni i Shasit ndodhet në Anë e Malit të Ulqinit. Është i vendosur në mes të Malit e Brisë në jugperëndim dhe Kodrinës së Shasit në veri. Liqeni i Shasit është më i madhi në Mal të Zi, duke mos përfshi këtu Liqenin e Shkodres. Lartësia mbidetare e liqenit është 1 metër, ndërsa thellësia maksimale arrinë deri në 8 metra. Liqeni shtrihet nga juglindja në veriperëndim dhe për shkak të bilancit të pabarabartë të ujit, duke e bërë atë shumë të ngjashëm me Liqenin e Shkodrës. Gjatë verës gjatësia e liqenit është 3,2 km, gjërsia është 1,5 km dhe gjatësia e vijës liqenore është 8,6 km. Thellësia e pjesës qendrore të liqenit është 6,5 m, ndërsa pranë bregut jugor, tek vendi i quajtur Syri i Begut është 8 m. Në Syrin e Begut është burimi nënujor i cili këtë liqe verës e furnizon me ujë të kripur dhe të ftohtë. Sipërfaqja e liqenit gajtë verës është 3,6 km2, ndërsa gjatë pranverës rreth 5,3 km2. Sasia e ujit në liqen varion nga 15 deri në 17 milionë m3 dhe ndryshon si rrjedhoj e ndryshimeve në n

Çfarë ishte EncroChat i përdorur nga bota e krimit në Evropë, arrestimet e bujshme nga SPAK, mashtrimi me sigurinë

Image
Vrasja e Gjin Boriçit në gusht të vitit 2020 në Shkodër, si dhe 5 tentativa për vrasje, janë planifikuar, sipas SPAK, në komunikimet në rrjetin “EncroChat”. Zbërthimi i kodeve të këtij rrjeti nga policia franceze dhe ajo holandeze, nxorri në pah komunikimet e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë të përbërë nga vrasës me pagesë, biznesmenë dhe përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore. Fija që i lidh të gjithë këta personazhe të botës së krimit, ishin komunikimet në telefon nëpërmjet rrjetit “ENCroChat’. Por çfarë është EncroChat-i? Agjencia evropiane e policisë Europol deklaroi pak ditë më pare se rrëzimi i Encrochat, një kompani e fshehtë që u ofronte kriminelëve komunikime të gjoja të sigurta të koduara, çoi në më shumë se 6,500 arrestime dhe 900 milionë euro asete të sekuestruara. Pjesë e këtyre arrestimeve në Shqipëri ishin edhe Pëllumb Gjoka; Edmond Preka; Astmer Bilali; Ardit Hasanbenga; Oltion Bistri; Xhevahir Lita. Sipas Reuters, sistemi Encrochat kishte rreth 60

Nelson Hysa nuk ndalet. E fiton edhe të 10-tën, mund kampionin e Argjentinës

Image
Nelson Hysa vijon rrugetimin e tij te suksesshem ne boksin profesionist. Mbreme ne mesnate, ai ka arritur te triumfoje ndaj boksierit argjentinas Marcos Antonio Aumada dhe ne kete menyre ka siguruar fitoren e tij te 10-te rradhazi ne po kaq ndeshje te zhvilluara. Kjo sfide eshte zhvilluar ne Tetove te Maqedonise se Veriut, ne nje mbrmje te veçante ku ne ring jane ngjitur shume boksiere shqiptare dhe sfida e fundit, ajo me e bukura ka qene padyshim e Nelson Hyses ndaj kampionit te Argjentines dhe Amerikes Latine. Qe nga sekondat e para dhe deri ne raundin e trete, sfida ka qene e dominuar nga boksieri shkodran dhe pikerisht ne te tretin, kundershtari argjentinas nuk i ka rezistuar me grushteve te tij duke u terhequr. Nje fitore me nokaut, e teta e tilla nder 10 ndeshjet e zhvilluara tregon me se miri per ecurine shume te suksesshme te Nelson Hyses deri tani ne boksin profesionist. Te mos harrojme qe mbreme ai ka patur perballe nje boksier i cili renditej shume me lart, pikerisht ne vend

Pse "Metamorfoza" Si u frymëzua policia te libri i Kafkës për të koduar operacionin e SPAK!

Image
Operacioni “Metamorfoza”, i zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit çoi në arrestimin e Pëllumb Gjokës, Astmer Bilalit dhe personazheve të tjerë të botës së krimit në Lezhë dhe Shkodër si dhe dy zyrtarët e Drejtësisë Xhevahir Lita e Olti Bistri. “Metamorfoza” ishte një emër simbolik dhe shumë domethënës i këtij operacioni, pasi prokurorët morën shkak nga profili që kishin në publik disa prej emrave të arrestuar. Si Pëllumb Gjoka që nga njëra anë prezantohej si sipërmarës i sukseshëm në lojrat e fatit dhe investitor strategjik dhe nga ana tjetër si një personazh i lidhur me botën e errët të krimit të organizuar dhe si një financues vrasjesh. Operacioni “Metamorfoza” mori spunto pikërisht nga libri i famshëm i Kafkës, “Metamorfoza”, ku përshkruan në mënyrë të saktë dhe rrënqethëse, transformimin që pëson brenda një nate njeriu Gregor Zamza. Nga njeri ai kthehet në një krimb, një kavie e botës së errët dhe të zezë. Një shndërim i njeriut brenda një kohe të shkurtër dhe hyrjen e tij në nj

Lezhë, kontrolle për vjedhje të energjisë/Proçedohen penalisht 10 persona mes të cilëve 3 biznesmenë

Image
90 konsumatorë të mëdhenj dhe abonentë familjarë kanë kaluar në sitën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë në harkun kohor të 1 jave.Sipas të dhënave zyrtare nga kontrollet e ushtruara janë gjetur në shkelje duke vjedhur energji elektrike, 3 biznese të mëdha në zonën turistike të Shëngjinit dhe 7 abonentë familjarë. Abuzuesit me energjinë janë proçeduar penalisht si dhe janë gjobitur në bazë të vlerës së dëmit që kanë shkaktuar. Kontrollet e OSHEE në Lezhë kanë nisur prej 1 jave dhe po bëhen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, pasi nuk kanë munguar rastet e rezistencës nga ana e abonentëve që janë gjetur duke abuzuar me energjinë elektrike.Njësia e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë bënë me dije se kontrollet do të jenë të vazhdueshme për të vijuar pa asnjë kompromis, luftën kundër vjedhjes së energjisë elektrike, me qëllim formalizimin dhe vendosjen e plotë të shtetit ligjor në këtë sektor.Gjithashtu, OSSHEE i bën thirrje abonentëve të

Grudë e Re, rrugët e brendshme të amortizuara/Një situatë e cila vit pas viti nuk po gjen zgjidhje

Image
Këto janë disa nga rrugët në fshatin Grudë e Re të njësisë administrative Rrethina në Shkodër, të cilat prej më shumë se 20 vitesh janë të amortizuara. Një situatë kjo e cila vit pas viti nuk po gjen zgjidhje, pavarësisht shqetësimit të ngritur nga ana e banorëve. Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat është i madh kjo për shkak edhe të distancës së afërt që ka me qytetin, sërish pjesa më e madhe e rrugëve janë të amortizuara, duke sjellë vështirësi në lëvizje për banorët. Në dimër balta dhe në verë pluhuri ua kanë vështirësuar jetën familjeve të këtij fshati.Disa herë, banorët kanë ndërhyrë për mbushjen e këtyre gropave në forma të ndryshme, për të niveluar rrugën, por përpjekjet kanë qenë të pamjaftueshme. Ata kërkojnë që shqetësimet e tyre të merren parasysh.

Tregu i Shelqetit me një larmi mallrash por jashtë çdo standarti

Image
Në tregun e hapur te Shelqetit në Bashkinë e Vau Dejsit tregtohet nje larmi mallrash, artikujsh të ndryshëm ushqimor e industrial, kafshë, shpendë, fidanë etj. Në mjediset e këtij tregu ndeshesh me tregtarë të ardhur që nga Puka e deri fshatrat e Krujës, të cilët tregojnë në këtë treg prej shumë vitesh . Tregtarët shprehen të kënaqur  megjithëse se dalin njëher në javë ato theksojnë se nuk mungon fuqia blerëse.  Edhe për blerësit një treg i tillë i shërben kësaj zone pasi tregtohen një shumëllojshmëri produketsh dhe me çmime konkuruese. Tregu i Shelqetit, ka qenë shpesh herë pjesë e kronikave të mediave, për kushtet jashtë çdo standarti, ku nuk kanë munguar edhe shkresat nga AKU dhe inspektoriati i Higjenës, për largimin e këtyre tregtarëve nga kjo zonë e cila nuk plotëson asnjë kusht për tregtimin e produkteve ushqimore.

Zgjedhjet për kreun e ri të PD/Amuli: Në Shkodër kanë konfirmuar pjesëmarrjen në votim 1200 anëtarë

Image
Partia Demokratike ka nisur këtë të shtunë zgjedhjet për kreun e ri, ku garojnë ish-kreu i PD Lulzim Basha dhe ish i përndjekuri politik Gjergj Hani. Në Shkodër ky proces ka nisur normalisht që në orën 8.00 të mëngjesit. Kreu i Partisë Demokratike Dega Shkodër Xhevdet Amuli në një intervistë për RTSH Shkodra tha se kanë konfirmuar pjesëmarrjen në votim 1200 anëtarë. Amuli, thotë se edhe anëtarët që kanë aderuar tek Foltorja do të lejohen të votojnë në procesin e sotëm nëse kanë dëshirë.Ndërkohë sipas kreut të PD Shkodër referuar zgjedhjeve të vitit 2021, PD ka patur tkurrje të numrit të anëtarëve të saj, një pjesë e të cilëve janë larguar drejt vendeve të BE për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet për kryetarin, krijuan një krisje të re në PD zyrtare. Pas rithemelimit, Gazment Bardhi me grupin parlamentar të PD iu kundërvunë rikthimit të Lulzim Bashës, me argumentin se kthimi i tij do të pengonte bashkimin e PD.

Gjykata e Posaçme lë në burg të arrestuarit e Shkodrës, avokati Ylli Manjani: SPAK u tregua i papjekur, nuk ka asnjë provë!

Image
Gjashtë të arrestuarit e operacionit të SPAK në Shkodër, janë lënë në burg nga Gjykata e Posaçme. Ata janë persona nën hetim, pasi autoritetet në Francë kanë sjell indicje se gjashtë të arrestuarit si pjesë e një grupi kriminal kanë marrë pjesë në disa ngjarje kriminale. Xhevahir Lita, prokuror i Shkodrës  – Arrest në burg Asmer Bilali  – Arrest në burg Pëllumb Gjoka  – Arrest në burg Edmond Preka, ish-polic  – Arrest në burg Ardit Hasanbega, ish-shef Krimesh  – Arrest në burg Oltion Bistri, ish-shef i Operacionales  – Arrest në burg Këta shtetas janë pjesë e një grupi prej 15 personash për të cilët Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arreste, si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, në bashkëpunim me zyrtarë të shtetit shqiptarë. Në burg janë lënë dhe dy shtetas që u arrestuan pa lidhje me operacionin. Për ta nuk kishte ndonjë urdhër ndalimi, por gjatë kontrolleve atyre u janë gjetur armë zjarri, të cilat i posedonin pa leje. Sabjan Troshani  – Arrest në burg Nehat Fojleta  –

Ministri Balla paralajmëron: Fenomeni i ecjes me shpejtësi në zona të banuara do të marrë gjithmonë ndëshkim!

Image
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka paralajmëruar se fenomeni i rëndomtë i ecjes me shpejtësi në zona të banuara do të marrë gjithmonë ndërshkim nga forcat e Policisë së Shtetit. Zoti Balla ka përshëndetur Policinë e Elbasanit për shoqërimin e një shtetasi, për prishje të qetësisë publike dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, duke lëvizur me shpejtësi në qendër të banuar. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla falenderon qytetarët që denoncojnë rastet e prishjes së qetësisë publike dhe të shkeljes të rregullave të qarkullimit nga persona të papërgjegjshëm. “Dua të falenderoj qytetarët që denoncojnë rastet e prishjes së qetësisë publike dhe të shkeljes të rregullave të qarkullimit nga persona të papërgjegjshëm. Fenomeni i rëndomtë i ecjes me shpejtësi në zona të banuara do të marrë gjithmonë ndërshkim nga forcat e Policisë së Shtetit”, shkruan ministri Balla. Policia e Elbasanit pas marrjes së një ankese nga qytetarët, ankesë e shoqëruar edhe me video, në të cilën shf

Kantautori i mirënjohur Frederik Ndoci humbet babain, ndan lajmin e hidhur me ndjekësit në rrjetet sociale

Image
BABAI I KËNGETARIT TË MIŔENJOHUR FREDERIK NDOCI ËSHTË NDARË NGA JETA.LAJMIN E KA NDARË ME NDJEKËSIT E TIJ VETË KËNGETARI Sot vdekja na ligshtoi edhe ne. Baba nuk mujti me i rezistue. Nuk i kam pas aspak te lehta edhe humbjet e prinderve te gjithsejcilit prej jush,  por ja qe mu desht me e shkrue edhe un ket lajm. Ma bani hallall te gjith ju qe keni ardh prej larg e ju qe skeni mujt me ardh per me i gezue prinderit tuej.  Shkoni e perqafoni sa te mundeni se cdo minut asht vone. Lamtumir Bab! Shpirti yt pushofte ne paqe.

“Të dënuarve të Qafës së Barit pas pushkatimit iu morën sytë”

Image
Djalli paska qenë më i zi sa dukej! Argumentin në invers të sentencës së moçme, Kastriot Dervishi, drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, e vlerëson si qasjen më kuptimplote, kur flet për një dokument të zbuluar së fundi, nga dosja e dy të pushkatuarave më 9 qershor 1984.I qetësuar disi me përmbushjen e sfidës disavjeçare për gjetjen e vendvarrimit të Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, dy të dënuarve me pushkatim për revoltën antikomuniste në burgun e Qafës së Barit, kreu i institucionit të memories të ish-Policisë Sekrete, është tronditur rishtas kur ka marrë në dorë urdhrin makabër të ish-ministrit të Brendshëm, me të cilin përmbyllet historia tragjike e dy martirëve. “Është një dokument zyrtar, ku është hedhur e zeza në të bardhë”, shprehet Dervishi, duke zgjatur shkresën që mban datën 9 qershor 1984, me anën e së cilës urdhërohet skuadra e pushkatimit që t’u marrë sytë dy të dënuarve për t’ia adresuar Ministrisë së Shëndetësisë, për punë shkencore. Përtej këtij detaji rrëqethës,

Shkodër, rreth 40 fëmijë në situatë rruge/ Kreu i Shoqatës së Egjiptianëve: Bashkia të krijojë projekte për largimin nga rruga

Image
Varfëria dhe pasiguria sociale i detyron shumë fëmijë të dalin të shesin, apo të lypin rrugëve. Në Shkodër numërohen rreth 40 fëmijë rom dhe egjiptian të cilët dalin për të lypur lëmoshë nëpër rrugë e qytetit.Një gjë të tillë e bën të ditur vetë kryetari i shoqatës së romëve dhe egjiptianvë dega Shkodër Kydret Shatza. Papunësia e mungesa e një strehe janë problemet kryesore me të cilat përballen prej cdo ditë pjestararët e dy komuniteteve. Ndaj kryetari i shoqatës së romëve dhe egjiptianve I drejtohet me një apel bashkisë së Shkodrës për të krijuar mundësi dhe projekte që kanë të bëjnë me largimin e tyre nga rruga dhe përfshirjen në komunitet Strehimi dhe papunësia mbeten ende problemet më të mëdha të komunitetit rom pavarësisht të gjitha politikave sociale të hartuar për ta.

“Jep sa para të duash, veç të vritet”, përgjimet fundosin biznesmenin Gjoka, Bajrin dhe grupin kriminal. Pas realizimit të planit, i shkuan në varrim ‘objektivit’

Image
Përgjimet fundosin grupin kriminal që u godit dje nga SPAK dhe u arrestuar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasannega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se biznesmeni Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi te tjera për të realizuar vrasjen, por me vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare. Ndërkohë, në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Lala sqaron se në biseda Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.

Tragjike/ Ky është Ermal Vitija që mbrëmë i dha fund jetës së tij

Image
Mbrëmë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një veturë.  Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. Mësohet se viktima është Ermal Vitija, 28-vjeçar, nga fshati Hajvali i Prishtinës. Vitija dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij, i cili është zyrtar policor, për të kryer aktin e rëndë.

Dekonspirimi i aksionit të SPAK/ Berisha: Urdhër-arrestet u shitën nga 3 deri në 5 milionë euro

Image
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar dekonspirimin e aksionit të SPAK të ndërmarrë një ditë më parë mbi eksponentët e krimit gjatë viteve 2019-2022 në Shqipëri. Berisha deklaron se 11 mandate arresti janë shitur nga 3 dhe 5 milionë euro, duke e konsideruar këtë një megakrim. “Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dështimin e operacionit antikrim të ndërmarrë dje dhe pardje, në të cilin, nga 15 mandate arresti, janë ekzekutuar gjithsej 4. 11 të tjera janë shitur. Janë shitur me shumë marramendëse, me shuma që shkojnë, siç flitet edhe 3 dhe 5 milionë euro. Bosët e drogës dhe krimit, paratë i kanë në kontejner të groposur, për të shpëtuar kokën, nuk njohin kufi. Por dekonspirimi i aksionit jashtëzakonisht të rëndësishëm, është një akt, një megakrim i vërtetë. E bën shumë dëshpëruese përpjekjen e atyre, të cilët përpiqen të çlirojnë shqiptarët nga kthetrat e krimit. Të dekonspirosh në një operacion, mbi 72 përqind të mandat arresteve, je 7 herë kriminel më keq se ata që i informo

15 urdhër-arreste/ SPAK zbardh aktivitetet dhe ngjarjet kriminale të 2019-2022, identifikohen autorët e 5 vrasjeve

Image
SPAK ka dhënë detaje mbi operacionin e zhvilluar një ditë më parë, në lidhje me persona të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri, në disa vende europiane, si dhe me ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri në vitet 2019 – 2022. Nga hetimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, u bë e mundur identifikimi i autorëve të 5 vrasjeve të ndodhura në Tiranë dhe Shkodër dhe një tjetër të mbetur në tentativë. Në këtë kuadër, SPAK bën me dije se “Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e B.K.H.-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë: • Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj. B., ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020. • Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit T. P., ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021. • Identifikimi i autorëve të dyshuar

Operativi i burgut rrëfen: Si u miqësova me njeriun që kishte planifikuar vrasjen e diktatorit Enver Hoxha

Image
Ishte nëntori i vitit 1978, kur nisa punë në burgun e Burrelit si punëtor operativ. Në të njëjtën kohë sollën aty për të vuajtur dënimin edhe Avdul Banushin. Qysh ditën e parë më ngacmonte kureshtja për t’u takuar me të. Përballja e parë me Avdul Banushin u bë në qelinë e tij. Pastaj takohesha me të herë pas here. Tani e kisha përpara syve përditë njeriun “mit”. Disa ditë më vonë erdhi edhe shkresa, ku jepeshin porosi që ai ta vuante dënimin në kushtet e konspiracionit të plotë dhe të mos merrte takim me të dënuarit e tjerë. U izolua në birucë, me të dënuarin Sh.N., ish-oficer aviacioni, për të shmangur rrezikun e ndonjë vetëvrasjeje të mundshme. Duke qenë se Avduli mbante një kapele të bardhë, rojet e burgut e thërrisnin me nofkën “kasketa”. Në dosjen e Avdulit kishte mjaft të dhëna interesante. Ai vazhdonte të ndiqej në përpunim aktiv, megjithëse kishte përfunduar procesi i hetimit dhe dënimit të tij. Gjatë gjykimit, Avduli nuk kishte treguar asgjë për bazat e organizatës në Shqipëri

Lulzim Basha nuk pyet për Këshillin: Të shtunën demokratët do votojnë për kryetarin e ri!

Image
Politikani dhe deputeti demokrat Lulzim Basha, ka reaguar vetëm pak momente më parë për zhvillimet në Partinë Demokratike. Ai nuk ka përfillur vendimet e Këshillit Kombëtar dhe në takimin e fundit të fushatës në Tiranë, ka thënë se më 29 korrik demokratët do votojnë. “Të shtunën me 29 korrik demokratët do të shprehin vullnetin e tyre në një nga momentet më të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ata do të votojnë jo vetëm për kryetarin, por për të nisur një rrugëtim të ri, të organizimit, ringritjes dhe shndërrimit të PD në alternativën që duan dhe presin shqiptarët”,  shkruan Basha. Ndërkohë, Këshilli Kombëtar nën drejtimin e Gazment Bardhit dhe me pjesëmarrjen online të 245 anëtarëve, ka vendosur që zgjedhjet e 29 korrikut të anulohen. Sipas anëtarëve, vendimi i Kryesisë për shpalljen e zgjedhjeve në PD ka qenë i parregullt. “Partia Demokratike nuk është pronë e asnjë individi, por investim i përbashkët i demokratëve, të cilët e kanë mbrojtur atë në ditë të vështira dhe pas çdo sfide