Dekonspirimi i aksionit të SPAK/ Berisha: Urdhër-arrestet u shitën nga 3 deri në 5 milionë euro



Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar dekonspirimin e aksionit të SPAK të ndërmarrë një ditë më parë mbi eksponentët e krimit gjatë viteve 2019-2022 në Shqipëri.

Berisha deklaron se 11 mandate arresti janë shitur nga 3 dhe 5 milionë euro, duke e konsideruar këtë një megakrim.

“Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dështimin e operacionit antikrim të ndërmarrë dje dhe pardje, në të cilin, nga 15 mandate arresti, janë ekzekutuar gjithsej 4. 11 të tjera janë shitur. Janë shitur me shumë marramendëse, me shuma që shkojnë, siç flitet edhe 3 dhe 5 milionë euro.

Bosët e drogës dhe krimit, paratë i kanë në kontejner të groposur, për të shpëtuar kokën, nuk njohin kufi.

Por dekonspirimi i aksionit jashtëzakonisht të rëndësishëm, është një akt, një megakrim i vërtetë. E bën shumë dëshpëruese përpjekjen e atyre, të cilët përpiqen të çlirojnë shqiptarët nga kthetrat e krimit.

Të dekonspirosh në një operacion, mbi 72 përqind të mandat arresteve, je 7 herë kriminel më keq se ata që i informon, pavarësisht nga krimi që mund të kenë kryer.

Ky operacion, për të cilin duhet të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj Europolit, në veçanti organeve ligjzbatuese të Belgjikës dhe Francës, për dosjet dhe materialet që kanë sjellë nga deshifrimet e bisedave, videove dhe çdo gjë tjetër që është kapur në telefonat SKY, EÇ dhe EncroChat”, deklaroi Berisha para mediave.

Duke u ndalur te një prej të arrestuarve, Oltion Bistri, ish-kryeministri theksoi se para një jave, ai mbante postin e një prej drejtorive më nevralgjike antikrim dhe kërkohej në Maqedoni për trafik droge.

“Tani le t’u kthehemi pak dy eksponentëve kryesorë të krimit të arrestuar dje. Oltion Bistri, drejtor i Forcës Operacionale, drejtorisë më nevralgjike antikrim. Ky është posti që kishte deri para një jave, Olti Bistri. Olti Bistri njihet në botën e krimit me pseudonimin Çami. Ish-shefi i komisariatit në Pogradec, dhe më pas në Forcat Operacionale, dhe i kërkuar në Maqedoni për trafik të lëndëve narkotike në Maqedoni. I kërkohen shenjat e gishtave. Jahti luksoz i kapur në Greqi është i Olti Bistrit dhe çantat e hashashit janë me mbishkrimin Çami. Mjetet e komunikimit që përdor janë telefonat e dekriptuar”, theksoi Berisha.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni