Posts

Showing posts from September, 2024

“Ishim duke ngrënë bukë kur ra zjarri”, flakët shkrumbojnë banesën në Pukë, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur. Apeli për ndihmë

Image
Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e të shtunës në fshatin Mesul të Pukës. Banesa e shtetasit Ardian Keci i cili ndodhej për kurim në QSUT, është djegur në pak minuta, pas rënies së zjarrit. Familjarët janë gjetur në mënyrë të beftë para zjarrit dhe tymit të pamundur për të bërë diçka. “Ishim duke ngrënë bukë dhe kemi parë zjarrin në tavan që kishte rënë, nuk e dimë nga erdhi. I kam marrë mamin, nënë dajën dhe i kam nxjerrë jashtë. Na janë djegur televizori, dushi, raftet, kolltuqet, frigoriferi, lavatriçja”, thotë Geraldo Keci, djali i familjes. Shërbimi zjarrfikës e kishte të pamundur ndërhyrjen për shkak të mungesës së rrugës automobilistike.Pranë banesës së përfshirë nga flakët mbërritën edhe përfaqësues të Bashkisë së Pukës të cilët ndër të tjera apeluan për ndihmë ndaj familjes. “Dëmet janë të konsiderueshme. E gjithë banesa është jashtë funksionit pasi është e dëmtuar totalisht nga zjarri me të gjitha orenditë dhe pajisjet brenda. Fatmirësisht nuk kemi dëme në njerëz dhe k

Armando Cungu jep dorëheqjen nga drejtimi i Laçit

Image
Laci u mposht kete te shtune 2-1 ne Korce nga Skenderbeu. Fill pas ndeshjes ne konferencen per mediet, trajneri i kurbinasve, Armando Cungu ka dhene doreheqjen nga drejtimi i skuadres. Ai ka shigjetuar gjykimin tendecioz kundër ekipit të tij, teksa shton se është trajner që kalon ture në Evropë dhe jo për mbijetesën. Pas javës së gjashtë në Superligë, vjen edhe largimi i trajnerit shkodran nga pankina e Laçit. “Kur të jesh në fund të tabelës, nuk ka fjalë të tjera për të thënë. Përtej asaj, do të shoh pozicionin tim, do t’i komunikoj largimin drejtuesve. Nuk jam trajner për mbijetesë, e kam bërë me ekipin e zemrës Vllazninë, edhe vjet me Laçin, por është e pamundur të jem më për mbijetesë. Humbëm këtë ndeshjen sot, një pjesë e parë zhgënjyese totalisht për ne, sikurse golat janë amatoreskë në veprime. I pari në goditje standarte pa asnjë lloj pretendimi nga një ekip si Korça që m'u duk shumë i dobët po që arrijnë të na shënojnë statik.Nuk dua të diskutoj rastin e penalltisë, por ës

Tifoz besnik i bardhebluve, Tirana nderon me homazhe ish-deputetin Gerti Bogdani

Image
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, ka nisur me një nderim special, për debutetin e ndjerë, Gerti Bogdani, i cili humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak. 44-vjeçari ishte një tifoz besnik i bardhebluve, ndaj edhe klubi i Tiranës, vendosi që para sfidës ndaj Partizanit, të nderonte deputetin e ndjerë, ku vendosur lule pranë fotos së Bogdanit të vendosur në një pjesë të stadiumit.

Anëtarja e KB: Çmimi i ujit të pijshëm në Shkodër do të rritet

Image
Nga Eliona Kodra Shkreli Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër  Tashmë Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura ka nisur procedurën e ndryshimit tarifor duke e rritur atë për të gjithë banorët e territorit të Bashkisë Shkodër. Ndonëse Këshilli Bashkiak i Shkodrës votoi kundër propozimit për dyfishimin e rritjes së çmimit, rilindasit vendosin të bëjnë fakt rritjen e çmimit të ujit të pijshëm që do rëndojë më shumë xhepat e çdo familje shkodrane. Fasadat e premtimet rilindase në fushata elektorale përkthehen në rritje çmimesh, tarifash, taksash mjafton që të mbushin arkat shtetërore e të rrisin korrupsionin e në këtë mënyrë të varfërojnë e të vështirësojnë edhe më shumë jetesën e shqiptarëve. Tashmë shkodranët do gëzojnë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm dhe shumë shpejt kryrbashkiaku do t’ju bëjë një tjetër surprizë….parkingjet me pagesë nëpër rrugët e Shkodrës. Kjo është Rilindja, ky është Edi Rama, ky është Benet Beci dhe kjo ës

Bisedat në “Sky”/ Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty. Vis Martinaj: Ai s’ka as morra

Image
Bisedat në “Sky”/ Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty. Vis Martinaj: Ai s’ka as morra Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, i njohur në Tiranë me nofkën “Boli”. Kjo ngjarje krijoi një fraksion të ri konfliktesh për Ervis Martinaj, i cili nga përplasja e bllokut kishte humbur shokun e ngushtë Fabian Gaxha, kishte mbetur vetë i plagosur dhe me tre plumba ishte qëlluar kushëriri i tij, Eljo Hato. Aq më tepër kjo ngjarje ekspozoi totalisht Ervis Martinajn në publik, duke ulur reputacionin e tij, pasi nga ky konflikt pësoi një humbje me bilanc të rëndë, ku veç vrasjes së Gaxhës dhe plagosjes së Hatos, rrezikoi seriozisht të mbetej dhe vetë i vrarë. Por megjithëse pas ngjarjes, palët duket se u sqaruan me qëllim mbylljen e konfliktit si hyjnë në flak për të dhe veç te ato tha kam besim. Se i kam të mirë dhe i kam fuqizuar unë tha…”. Martinaj: “…Kush ka 20?, jo s’

Shkëndija elektrike djeg banesën në fshatin Mesul në Bashkinë e Pukës

Image
Pukë/Informacion paraprak Në fshatin Mesul, në banesën e shtetasit A. K., ka rënë zjarr dhe për pasojë  banesa është djegur plotësisht. Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

“Harrohet” By-Passi i Shkodrës/Vijon dëmtimi dhe ndotja e këtij segmenti rrugor

Image
Mirëmbatja e By-Pass-it të Shkodrës mungon prej shumë kohësh. Në këtë segment rrugor mungojnë elmentet e sigurisë siç janë parmakët anësorë gjithashtu vërehet që edhe tabelat e sinjalistikës janë të dëmtuara ndërkohë kjo rrugë po ndotet edhe nga pa pastërtitë. Ky investim i rëndësishëm, i cili përfundoi rreth tre vite më parë, u ndërtua me qëllim parandalimin nga përmbytjet e qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve.Ndërsa tre vite nga inagurimi i kësaj vepre dëmet e shkaktuara nga përsona të pa përgjegjshëm janë evidente në këtë segment rrugor dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni.

Pedagogët e dalë në pension/ Rektori Gjuraj: Mirënjohje për kontributin e tyre, hapësirë për pedagogë të rinj

Image
5 Pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë dalë në pension duke shpëputur marrëdhëniet me këtë Universitet. Në prag të nisjes së vitit të ri akademik Rektori Tonin Gjuraj teksa shrehu mirënjohje ndaj punës së tyre, tha se kjo I hap rrugë ,mundësisë së pedagogëve të rinj të cilët vijnë me një cv të pasur edhe nga universitetet më të mira europiane. Megjithatë po shihet mundësia që pedagogët të cilët kanë mbushur moshën e pensionit por kanë dhënë një kontribut të cmuar në universitet të vijojnë nëepërmjet disa kontratave të posacme. Janë 5 pedagogë Diana Kapiti,Didvan Dibra,Elez Osmanovic,Zenel Lohja dhe Alfred Çapaliku të cilët pas një kontributi të gjatë në fakultete të ndryshme kanë pëtmbyllur karrierën e tyre në mësimdhënie.

Sali Mani, rapsodi i lahutës dhe çiftelisë/Figura e spikatur e Malësisë u përkujtua me një dokumentar dhe libër

Image
Figura e Artistit të Merituar Sali Mani, rapsodit të lahutës e çiftelisë, u përkujtua “in memoriam” në Malësinë e Madhe, në 80-vjetorin e tij të lindjes. Personalitete të artit, shkencës dhe politikës nga vendi, Kosova dhe Mali i Zi ndoqën dokumentarin premierë “Artisti që i dha shpirt këngës”, realizuar nga gazetari i RTSH Tom Therçaj dhe mbështetur nga Shoqata e Diasporës në SHBA “Miqtë e Sali Manit”.Krijimtaria e Sali Manit erdhi në këtë aktivitet përmes botimit të II të librit “Mbrapa lashë kangët e mia”.Sali Mani nuk ishte një personalitet vetëm i Malësisë së Madhe por i gjithë kulturës kombëtare.Sali Mani do të krijonte një melos të larmishëm dhe origjinal duke ofruar për çdo tekst një melodi të veçantë. Në tërë gamën e krijimtarisë së tij do të spikaste ndjenja e fuqishme kombëtare.

4 shtetas të proceduar dhe disa të tjerë te shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës, për vepra të ndryshme penale

Image
DVP Shkodër Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: -T. B., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë, shtetasin N. Gj., 38 vjeç; -N. N., 44 vjeç, banues në Shkodër,  për veprën penale “Ndërtim pa leje”; -Gj. B., 82 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. C., se 82-vjeçari i ka pushtuar një sipërfaqe toke. Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen  D. Ll., 59 vjeçe, banuese në fshatin Shkjezë,  për veprën penale “Ndërtim pa leje”. -Më datë 19.09.2024, shtetasit L. J., dhe Gj. J., me banim të përkohshëm në Itali, kanë kallëzuar se u kanë vjedhur, disa sende të banesave të tyre në vendin e quajtur "Harku i Berdicës". Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.        -Më datë 19.09.2024, shtetasi L. M., 81 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur në banesë kur nuk kishte njeri, sende e para. Punohe

'Berisha na premtoi primare! Kanë mbaru rrenat!' Demokratët e Lezhës 'kryqëzojnë' Nokën: Nëse vjen Gjekmarkaj s'dalim në fushatë!

Image
Demokratët e Lezhës 'kryqëzuan' Flamur Nokën në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike në Lezhë gjatë prezantimit të Agron Gjekmarkajt si drejtues politik i këtij qarku. Anëtaret e kryesisë, por dhe simpatizantet e kësaj force politike të pranishëm në mbledhje ku ishte dhe sekretari i Përgjithshem i PD Flamur Noka, kundërshtuan vendimmarrjen e Sali Berishës që Gjekmarkaj të drejtojë fushaten elektorale në Lezhë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2025.Sipas demokratëve nuk mund të përfaqësohen nga një person i cili u zgjodh deputet në Qarkun e Lezhës në vitin 2021 dhe për tre vite nuk u pa asnjëherë në zonë, ndërsa nuk munguan debatet e forta me Flamur Nokën. Arben Paluca anetar i kryesise PD dëgjohet zëri: Këtu është mbushur me patronazhistë. Patronazhistët të shkojnë tek PS. Hajde vëlla! Jemi të thirrur kryetar, sekretar dhe anëtar! Gjon Karaçi simpatizant: I kam dhënë votën Agron Gjekmarkajt!  Flamur Noka: Qartë, qartë. Gjon Karaçi simpatizant: Për debat kam ardhur k

Rënia e cilësisë ul kërkesën për sherebelë/ Specialistët: Bimët e tjera medicinale të kultivohen në sipërfaqe më të mëdha

Image
Malësia e Madhe është zona me shtrirjen më të madhe të sipërfaqes të kultivuar me bimë medicinale. Interesi i fermerëve për të kultivuar në 10 vitet e fundit është rritur ndjeshëm , por gjatë kësaj periudhe vërehet se, si shkak i rënies së cilësisë, sherëbela ka pasur probleme në treg. Thirja e specialistëve për fermerët është që edhe bimët e tjera medicinale të kultivohen në sipërfaqe më të mëdha, pasi interesi nga grumbulluesit nuk ka munguar. Nga 7000 ha të kultivuara me bimë medicinale në Shqipëri, rreth 5000 ha janë në Malësi të Madhe, ku dominon kultura e sherebelës me rreth 3000-3500 ha të mbjellur.

Boçi: Drejtësia po godet opozitën para zgjedhjeve, rrëfim 500 faqesh pa prova

Image
Drejtuesi politik i PD për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi ka folur për aksionin e opozitës, dhe zhvillimet politike në vend. Sipas Boçit, ky aksion i drejtësisë së re është një agresion politik që ka kohë që është nisur kundër PD dhe ka kaluar në fazën e proceseve gjyqësore apo hetimore që i drejtohen opozitës në prag të zgjedhjeve elektorale me qëllime politike dhe elektorale. Boçi u ndal te rasti i liderit të opozitës, Sali Berisha, duke e quajtur dosjen hetimore si ‘një hartim 500 faqesh me episode ngjarjesh në formën e një rrëfimi personal të drëjtësisë ku konteksti dhe ligjërimi politik është i dukshëm, ku provat dhe faktet nuk duken gjëkundi’. “Është një agresion politik që ka kohë që është nisur kundër PD dhe ka kaluar në fazën e proceseve gjyqësore apo hetimore që i drejtohen opozitës në prag të zgjedhjeve elektorale me qëllime politike dhe elektorale. Kjo është e qartë pas përfundimit të agresionit ndaj vulës dhe simboleve vjen dhe mbahet në këmbë agresioni i vazhduar sepse zoti

Dita Botërore e Pastrimit/ Shabaj: Ndërhyrje në 624 pika të qytetit, vëmendje drejt hotspoteve

Image
20 shtatori shënon ditën ndërkombëtare të pastrimit. Ndërmarrja e shërbimeve publike në Shkodër bën me dije se ka rritur frekuencat e pastrimit, jo vetëm në qytet, por edhe në njësitë administrative. Shabaj thotë se, krahas 624 pikave në qytet, pastrimi është përqendruar edhe në hotspotet e krijuara ndër vite. Dita Botërore e Pastrimit ka për qëllim të nxjerrë në pah rolin e inovacionit, përfshirjen e komunitetit dhe bashkëpunimin në krijimin e sistemeve të qëndrueshme të mbetjeve që mbrojnë mjedisin.

Gazetari: SPAK duhet të marrë nën hetim për korrupsion anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Image
Nga Klodian Tomorri Në tejkalim flagrant të kompetencave të saj, Gjykata Kushtetuese futi hundët aty ku nuk i takonte, kur rrëzoi ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Botërisht, qeverisja dhe reformat fiskale janë kompetencë ekskluzive e maxhorancës parlamentare. Dhe i vetmi autoritet që ka tagrin t’i gjykojë ato është sovrani, përmes votës së tij. Megjithatë sikur të mos mjaftonte një vendim i gabuar, gjykata shtoi edhe një tjetër, akoma më të rëndë duke prodhuar përmes tyre një puç Kushtetues. Për shkak se para rrëzimit të ligjit nga Gjykata, një pjesë e mirë e bizneseve të profesioneve të lira e kishin paguar këstin e parë të tatimit, qeveria i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese të shprehet se çfarë duhet të bëjë për këtë çështje. Përmes një përgjigje absurde, Gjykata Kushtetuese është përgjigjur se vendimi i saj nuk i prek ata që e kanë paguar këstin. Pra kush e hëngri, e hëngri. Me pak fjalë, Gjykata Kushtetuese ka zyrtarizuar me dy vendime të saj, njëri më i pa

Aksidentohet 2 automjete në aksin Lezhë-Shëngjin, lëndohen shoferët

Image
Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 18:30 në aksin rrugor “Lezhë- Shëngjin”, automjeti me drejtues shtetasin M. V., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Ç, dhe me automjetin me drejtues shtetasin P. T.,  Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi M. V., dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi R. Ç., të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Abissnet Superiore-Vllaznia-Bylis, të dielën, ora 17:00, në “Loro Boriçi”. Klubi kuqeblu nxjerr në treg biletat. Mbyllja e tribunës C5, reagojnë “Vllaznit Ultras”

Image
Fitorja në transfetë me Teutën javën e kaluar duke marrë edhe kryesimin e kampionatit ka krijuar një atmosferë shumë pozirive, jo vetëm brenda skuadrës, por edhe në radhët e tifozërisë shkodrane, e cila pritet të jetë e madhe në numër në sfidën e radhës, atë ndaj Bylisit që luhet pasditen e së dieles në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00. Megjithatë, duket se ka një problem në këtë mes, sepse në njoftimin zyrtar që KF Vllaznia bën si zakonisht për shitjen e biletave në pragndeshje, këtë radhë tribuba C5, aty ku sistemohen zakonisht grupimi i tifozëve “Vllaznit Ultras”, nuk figuron në tabelën e publikuar nga ana e klubit kuqeblu. Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi“ Të shtunën (Ora 10:00 – 19:00) Të dielën (Ora 10:00 – 18:00) Duke filluar nga sot, biletat mund ti gjeni: Tek dyqani UNIVERSAL (Ora 09:00 – 20:00) Market VLLAZNIA – Tek Stacioni i Trenit ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/ Nga sa bëhet e ditur, një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga ana e kë

Nga Mimoza Rexhvelaj/ Nënë Fifja, nëna e vetmuar e Malësisë së Madhe, vihet nën kujdesin e mjekëve të Shkodrës

Image
Nënë Fifja, nëna e vetmuar e Malësisë së Madhe, vihet nën kujdesin e mjekëve të Shkodrës Nga Mimoza Rexhvelaj Falë punës dhe përkushtimit të stafit të Spitali Rajonal Shkoder Nënë Fifja po e merr veten, për t’u bërë gati për operacion.  Nuk i kanë munguar vizitat dashamirëse nga të njohur dhe të panjohur që kanë dëgjuar për rastin e saj. Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet kam dhe një vrejtje të vogël.  Nuk bëjmë “reklamë” me vuajtjet e tjetrit, por sensibilizim se kjo moshë ka shumë nevojë për dashuri, përkujdesje, përkushtim. Nuk kemi kërkuar as ndihma nga palët e tjera, për kurimin e saj se nuk kemi pas nevojë deri tani i kemi mbuluar vet, me aq mundësi sa kemi.  Ndaj duke parë gjendjen e shpopullimit dhe braktisjes së moshës së tretë, dua të bëj një propozim publik ndaj Bashkisë Malësi e Madhe, por dhe këshilltarëve, që në planifikimin e buxhetit për vitin që vjen 2025, të planifikojnë një shtëpi për pleq, azil.  Kjo është imediate, ma besoni, uroj shumë ta merrni në konsideratë

I akuzuar për grup të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vite burg ish-truproja i Saimir Tahirit

Image
Është dënuar nga GJKKO për grup të strukturuar kriminal, me 8 vite burg Paulin Deda, i cili ka qenë truproja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Trupa gjykuese pranoi pretencën e SPAK-ut dhe sot (20 Shtator) shpalli vendimin. Dosja ishte procedim i nisur në vitin 2017 në Itali dhe më pas në vitin 2019 nga SPAK. 12 vite izolim ishte vendimi i GJKKO për ish-shoqëruesin Agursin (Paul) Deda, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 8 vite burgim. Po këtë masë morën edhe dy të tjerët, Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi, po me nga 8 vite izolim secili, me gjykim të shkurtuar. Njoftimi i GJKKO: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes nr.36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Paul (Agustin) Deda, Leonidha Sejdiaj, Hamid Seferi, etj…”Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës

I dashuruar me klasikët/ Vildani ka një pasion të veçantë për letërsinë dhe krijimtarinë

Image
Vildani është një nga të rinjtë shkodranë që studion dhe punon njëkohësisht.  Pasioni për letërsinë, dhe krijimtarinë i ka “diktuar” atij një pjesë të kohës së lirë. Ai ka të nisur të shkruajë poezitë dhe esetë e para që herët. Muzën e frymëzimit Vildani e gjen kudo në Shkodrën e tij. Vildani ka zgjedhur të studiojë për Administrim-Biznes, por si një pasionant i letërsisë, një pjesë të mirë të kohës ia dedikon klasikëve të saj. Vildani ka marrë pjesë në disa veprimtari dhe konkurse letrare, ku edhe është vlerësuar me çmime herë pas here.

“5 mijë euro ose do të publikoj videot”/ Arrestohet i riu “i rrezikshëm”, shantazhonte një vajzë

Image
Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Dibrës kanë arrestuar një të ri, i cili akuzohet se shantazhonte dhe përndiqte një vajzë dhe familjarët e saj, për dhënien e një shume prej 5 mijë eurosh, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të saj në rrjete sociale. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Phone fiend” është vënë në pranga shtetasi Indrit Vucaj, 30 vjeç, banues në Bulqizë, i cili akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” Sipas autoriteve policore, ky shtetas më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian. “Nga veprimet hetimore të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe

Ndryshime në SPAK, ja lëvizjet e firmosura nga Dumani

Image
Me plotësimin e numrit të prokurorëve në organikën e SPAK-ut, kreu i këtij institucioni Altin Dumani, ka bërë një rimodelim të dy seksioneve hetimore që funksionojnë në Prokurorinë e Posaçme. Dy prokurorët Ervin Kondili dhe Manjola Kajana që kanë shërbyer për gati 5 vite me radhë në Seksionin e Krimit Financiar dhe Shpërdorimit të Detyrës, me urdhër të Dumanit janë larguar, duke u transferuar në Seksionin Hetimor të Krimit të Organizuar. Në vend të tyre tek seksioni hetimor i krimit financiar janë emëruar dy prokurorët e rinj që erdhën në SPAK në fillim të muajit Gusht, Anita Jella dhe Bledar Maksuti. Në total, aktualisht SPAK-u ka 20 prokurorë të cilët funksionojnë në tre seksione që janë Seksioni Kundër Krimit Financiar, Seksioni Kundër Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë.

Shpërthim me tritol në Postribë, në derën e jashtme të një banese

Image
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 05:35, në fshatin "Dragoç", Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh  nuk banon njeri, është  hedhur  një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Berisha: Unë jam politikani i vetëm që nuk njoh humbje në zgjedhje

Image
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u është përgjigjur disa pyetje të gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”. Berisha është i bindur për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, ndërsa e etiketon veten si të “pamposhtur”. ”Sali Berisha është njeriu i të pamundurave! Nëse ka një njeri i të pamundurave, më vjen keq që e them, por jam unë!”, tha Berisha. Pyetje: Pse u riktheve sërish në politike pas 12 vitesh? “Kam bërë ato që kam premtuar dhe ata kanë bindjen se vitet janë një gjë, po bashkëkohësia e Sali Berishës është një gjë tjetër.” Është aluduar shpesh se ajo mund të merrte drejtimin e Partisë Demokratike, por pavarësisht se i izoluar në shtëpi, Berisha ka vijuar me udhëheqjen e kësaj partie. I pyetur se a do të ketë një rol drejtues në PD vajza e tij, Berisha u përgjigj: “Kjo është cështje personale e Argitës dhe jo e Sali Berishës”, u përgjigj Berisha

Arben Ahmetaj drejt ekstradimit?! Altin Dumani shkon në Zvicër, takon kryeprokurorin Blättler

Image
Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme, Altin Dumani ka qenë dje, më 18 shtator në Bernë dhe ka zhvilluar një takim konstruktiv me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, Stefan Blättler. Dy kryeprokurorët, kanë diskutuar për zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit. Dumani dhe Blättler rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e shkëlqyer të nisur midis të dy zyrave përkatëse duke u bazuar në të drejtën e brendshme dhe instrumenteve ligjore ndërkombëtare të nënshkruar nga të dy shtetet përkatëse. SPAK thotë se bashkëpunimi ndërkombëtar i këtij lloji është thelbësor për të luftuar në mënyrë efektive të gjitha format e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkufitar. Dy kryeprokurorët kanë theksuar dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të mira midis institucioneve. Në Zvicër ndodhej prej më shumë se një viti ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra

Shkarkohet nga detyra prokurori i Lezhës Sabri Kastrati

Image
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 19 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Lezhës, Sabri Kastrati. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Roland Ilian. Prokurori Kastrati nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit. Gjatë seancës dëgjimore të martën, Kastrati dha shpjegime për barrat e provës dhe gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit. Ai pretendoi se kishte paraqitur shpjegime dhe prova që kundërshtonin bilancet negative të konstatuara për pasurinë, si dhe për gjetjet lidhur me figurën e profesionalizmin. Sabri Kastrati e nisi karrierën në fillim të viteve ’90 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 1995 dhe në vitin 1998 u largua me kërkesën e tij, pas kthimit nga emigracioni ai u riemërua prokuror në vitin 2005 dhe në 2013-ën u transferua në Prokurorinë e Lezhës, ku dhe e ushtroi funksionin deri në momentin e shkarkimit

Shqipëria renditet vendi i shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës

Image
Shqipëria renditet e shtata nē botë sa i përket çmimit të naftës. Në klasifikimin që bën organizata Global Petrol Prices, qytetarët në vendin tonë e paguajnë këtë produkt me lirë se në Zvicër, Monako, Islandë e Hong Kong, dhe më shtrenjtë se rajoni, Bashkimi Europian dhe gjithë pjesa tjetër e globit. Tregu global sot është i stabilizuar, dhe çmimi mesatar i naftës në mbarë botën ka arritur në 108 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri, pikat e karburanteve e tregtojnë 177 lekë. Ndryshimet në çmime ndërmjet shteteve, reflektohen për shkak të raporteve me prodhimin, tregtine dhe taksat, pasite gjitha vendet kanë akses në tregjet ndërkombëtare, por më pas të gjitha vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm. Kujtojmë se në bursën europiane, një fuci naftë po tregtohet në këtë periudhë për 70 dollarë, duke regjistruar vlerat më të ulëta që nga viti 2022, kur tregu i lëndëvë djegëse u trondit pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.

Turizëm në vjeshtë, Shkodra sezon turistik në 4 stinët e vitit

Image
Të ardhur nga vende të ndryshme me qëndrime disa ditore, por me një të përbashkët, po kthehen me përshtypjet më të mira për Shkodrën. “Jam nga Anglia. Është hera e parë që vij këtu. Kemi viztuar malet, Thethin, Valbonën. Ishin vërtet të mahnitshme. -Do të lëvizim sot për në Mal të Zi. Kemi qëndruar 2 javë. Unë jam nga Skocia. Ushqimi ishte shumë i mire, por edhe jeta e natës po ashtu. — Jam nga Finlanda. Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe më ka pëlqyer shumë. Kemi qëndruar 2 ditë. Më pëlqeu gjallëria, shumë njerëz, shumë bare dhe restorante. Ishte kënaqësi të qëndroje në Shkodër”, shprehen tursitët. Edhe pranë Zyrës së Informimit, çdo ditë, me dhjetëra turistë kërkojnë informacion, ku atraksionet më të kërkuara, krahas kalasë dhe muzeve vijon të jenë Alpet.

Bashkia Shkodër njofton qytetarët, ja cili aks do të bllokohet ditën e nesërme

Image
Njoftim! Nesër, data 20 Shtator, nga ora 9:00 deri në 12:00, dhe të dielën, data 22 Shtator, nga ora 10:00 deri në 12:00, segmenti rrugor i Bulevardit Skënderbeu (nga Xhamia e Madhe deri te kryqëzimi pranë ish-Degës së Brendshme) do të jetë i bllokuar.  Ju lutemi të planifikoni rrugët alternative dhe të merrni parasysh ndikimin në udhëtimet tuaja. Faleminderit për mirëkuptimin!

Shkodra humb intelektualin Agim Neziri, e bija ndanë me miqtë lajmin e hidhur

Image
Shkruan në Facebook Miriam Neziri  Kjo është dita ma e trishtuar për ne, dita që nuk do donim të vinte kurrë, pasi sot humbëm babën tonë të shtrenjtë Agimin!  Nana jonë Fatmira, humbi njeriun me të cilin krijoi familjen e saj, që të dy e deshën aq fort. Une dhe motra ime Iliriana, humbëm një pjesë të shpirtit tonë, bashkë me atë i cili deri dje ishte mbështetja, këshilluesi dhe krenaria jonë.  Baba jonë u largu i rrethuar nga dashuria e nanës tonë, që i ndjeti pranë me përkushtim të rrallë, i dy vajzave, mbesës e nipave të tij, i qetë se la pasardhës që emrin e tij të nderuar do e ruajnë dhe respektojnë si gjanë ma të shtrenjtë.  Baba jonë, burri i rrallë, Doktor Agim Neziri do jetë përherë me ne, me fjalën e tij të mençur, dhe në mirenjohjen e mijëra pacienteve që i kuroi me kujdes e profesionalizëm të rrallë. Nuk do t’I harroj kurrë udhëtimet që kemi ba sëbashku në Francë, nëpërmjet librave dhe frëngjishtes, në vitet, kur udhëtimi ishte i ndaluar për të gjithë. Përjetë do i jem mirën

EMRI/ Jep dorëheqjen anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

Image
Një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka paraqitur dorëheqjen. Burime për  “Boldnews.al ” bëjnë me dije se se gjyqtarja Elsa Toska ka paraqitur kërkesën për dorëheqje për arsye personale, por nuk ka dhënë detaje dhe nuk ka marrë pjesë as në gjykime. Në muajin nëntor të vitit 2019, Elsa Toska është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është hera e parë që një gjyqtar në Kushtetuese jep dorëheqjen dhe kjo situatë pritet të komplikojë situatën pasi në rast të një vendimarrje 4 me 4 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim final. Tashmë Gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë.Kush është Elsa Toska? Elsa Toska ka lindur më 05/06/1976 në Kavajë. Ajo është diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2005 ka marrë titullin “Master” në Studime Europiane në Rektoratin e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitet 200

Gjykata e Lartë rrëzon Mark Frrokun, ish-deputeti kundërshton sekuestrimin e pasurive

Image
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Mark Frrokut për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarit Medi Bici. Ish-deputeti kundërshton sekuestrimin e pasurive, vendosur nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda. Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, Gjykata e Lartë ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Mark Frrokut. Frrokut, në vitin 2016 iu sekuestruan disa pasuri të cilat dyshoheshin se ishin vënë nga veprimtaria kriminale. Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi sekuestron e Prokurorisë, ndërsa ish-deputeti ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Arsimi profesional rrit mundësitë e punësimit/ Interesi i të rinjve shkodranë po rritet vitet e fundit për shkollat profesionale

Image
Shkolla Profesionale “Hamdi Bushati” me tre degët e saj: Ekonomi-Biznes, Tekstil-Konfeksion dhe Hoteleri-Turizëm rezulton ndër më të preferuarat për të rinjtë shkodranë. Mundësitë e mëdha të punësimit dhe infrastruktura e përmirësuar,  por edhe rritja e standarteve të mësimdhënies përbëjnë arsyet kryesore përse arsimi profesional po krijon interes të lartë tek të rinjtë. “Hamdi Bushati” është një prej 10 shkollave profesionale të të gjithë vendit që ka përfituar nga programi i i posaçëm i investimit të qeverisë shqiptare.  Ndërhyrja në këtë shkollë do të konsistojë kryesisht në kabinetet e saj.

Mbante në banesën e tij, në kushte të papërshtatshme, një shpend hutë (Buteo buteo), procedohet penalisht 37-vjeçari

Image
Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga një shtetas, bazuar dhe në disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë kryer veprimet hetimore për rastin. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 37 vjeç, banues në Shkodër, për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.          Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Muzeu “Marubi” kujton Rrok Zojzin, themeluesin e etnografisë institucionale shqiptare

Image
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” terhoqi sot vëmendjen e artdashësve ndaj një personaliteti si Rrok Zojzi, falë të cilit mendohet që koleksioni i negativëve prej xhami të Kolë Idromenos i përbërë prej 1296 fotografish, u bë pjesë e Institutit të Antropologjisë. Koleksioni tashmë është digjitalizuar krejtësisht dhe me një cilësi të lartë, kjo falë bashkëpunimit ndërmjet Muzeut “Marubi” dhe Institutit të Antropologjisë. Rrok Zojzi lindi në Shkodër më 1910 dhe vdiq në Tiranë më 1995. Në vitin 1947 u emërua në krye të Sektorit të Etnografisë, të cilin e drejtoi deri në vitin 1976. Historianët e etnografisë shqiptare e konsiderojnë Zojzin si babanë e etnografisë institucionale shqiptare. Ai u mor me studimin, mbledhjen dhe arkivimin e kulturës tradicionale shqiptare, e cila sot përbën fondin më të pasur të kësaj gjinie. Nën drejtimin e tij u krijuan pjesa dërrmuese e muzeve etnografikë në të gjithë Shqipërinë. Fushat e kërkimit, ushtruar nga Zojzi, prekin thuajse të gjithë gamën e kult

“Shembull si duhet të jetë një politikan dhe familjar”/ Homazhet për Gerti Bogdanin, Luçiano Boçi: Do të jetë pjesë e kumtit politik të PD

Image
Luçiano Boçi, ka shprehur sot ngushëllimet për familjen e të ndjerit Gerti Bogdani, i cili humbi jetën ditën e djeshme.Në emër të grupit parlamentar të PD, Boçi tha se Gerti do të jetë pjesë e kumtit të PD si dhe shtoi se kjo ishte një nga rastet kur fjalët nuk e shprehin dot dhimbjen.“Trishtimi dhe hidhërimi ynë dhe i familjes sonë politike është po kaq i madh edhe sa i familjes së tij, parajsës së tij. Gerti vërtet sot udhëton drejt parajsës, por me atë bindjen e madhe që ai dinte dhe kishte ndërtuar parajsën e tij të vogël, në familjen e tij, në shoqërinë e tij. Pse jo edhe te imponimi që sillte në Kuvendin e Shqipërisë si zë i fortë, me imponimin që sillte me zërin e tij në politikën shqiptare dhe me zërin e tij si njeri, shembull i të rinjve që duhte të ndërtojnë një karrierë politike të ndershme dhe të përkushtuar siç e kishte Gerti Bogdani. Vërtet unë nuk e besoj ende, dhe të gjithë kolegët nuk e besojnë, ai do mbetet në kujtimet tona, ndoshta kujtimet nuk mjaftojnë dhe do donim

“Gerti ishte ndryshe”, Topalli shpërthen në lot dhe largohet nga prononcimi për mediat

Image
Në Kuvendin e Shqipërisë janë zhvilluar homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare. Figura të larta politike, miq dhe kolegë të tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit të ndjerë, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një arresti kardiak. Një prej politikanëve që kanë marrë pjesë në homazhe ka qenë edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Mes lotësh,Jozefina Topalli u mundua të jepte një prononcim të shkurtër për media, por që nuk mundi dot ta përfundonte atë për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. “Gerti ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët! Gerti ishte ndryshe”, tha mes lotësh Jozefina Topalli dhe më pas u largua.

Në mungesë të bashkëshortit, Linda Rama homazhe në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani

Image
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka marrë pjesë në homazhet që po mbahen në ambientet e Kuvendit në nderim të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani. Linda Rama u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të ish-deputetit të ndjerë në ceremoninë e organizuar në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo ka shkuar në homazhe në mungesë të bashkëshortit të saj, pasi kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel në një drekë pune të organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Rama në Bruksel: Të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar anëtarësimin në BE

Image
Kryeministri, Edi Rama ndodhet në një vizitë në Bruksel pas ftesës nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për një drekë punë me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të pranishëm në drekën e punës do të jenë kryeministri Edi Rama, homologu i tij, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ursula von der Leyen është zgjedhur në krye të këtij institucioni edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, ndërsa dy ditë më parë prezantoi dhe ekipin e ri me Komisionerët. Në fokus të takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor do të jetë “axhendat e reformave dhe rritjes” të cilat gati të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti.Rama: Vetë konsultimet do bëhen edhe më thelbësore, me këtë komitete të përbashkët do të kemi edhe një mekanizëm dialogu të forcojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin tonë,

Ndarja e parakohshme nga jeta e Gerti Bogdanit! Ish-deputeti përcillet sot për në banesën e fundit, homazhe në nderim të tij zhvillohen në Kuvend

Image
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nga jeta ditën e djeshme pas një arresti kardiak, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Kuvendi i Shqipërisë njoftoi një ditë më parë se seanca plenare që ishte planifikuar për këtë të enjte do të shtyhet, pasi do të hapë dyert për homazhet në nderim të Bogdanit. Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës. Në nderim të figurës së ish-deputetit, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte. Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike. Kush ishte Gerti Bogdani? Gerti Bogdanit ishte studenti ekselent, i cili braktisi Shtetet e Bashkuar të Amerikës për tu rikthyer në vitin 2005 në Shqipëri ku hodhi hapat e para të karrierës së tij politike

Historia e panjohur e shkencëtares së famshme, që u pushkatua nga Enver Hoxha

Image
Nga Dr. Ledia Dushku dhe Doris Pasha Artikulli ‘Regjimi komunist dhe studiuesi’: rasti i biologes Sabiha Kasimati, ka si qëllim të paraqesë aspekte thelbësore të veprimtarisë së Sabiha Kasimatit, si intelektuale dhe studiuese, të vendosura në kontekstin historik të kohës. Analiza në radhë të parë synon, t’i japë përgjigje pyetjes, se kush ishte dhe çfarë përfaqësonte Sabiha Kasimati, para vendosjes së regjimit komunist, për të kuptuar në vijim sjelljen e regjimit karshi saj. Paraqitja në disa këndvështrime e personazhit, ndihmon lexuesin të kuptojë deri në çfarë mase sjellja e regjimit ndaj intelektualit, kushtëzohej nga veprimtaria shkencore, tiparet e profilit psikologjik, apo marrëdhënia me drejtuesit e lartë komunistë, në rastin e Sabiha Kasimatit me vetë Enver Hoxhën. Materiali është konceptuar në një qasje kronologjike, ndërkohë që aspektet problemore, bëhen pjesë e kronologjisë përkatëse. Burimet kryesore arkivore të shfrytëzuara në përpilimin e profilit të Sabiha Kasimatit, jan