Posts

Showing posts from October, 2024

Rama: Amerika solli Noc Rrokun, SPAK-un e bëmë ne

Image
Kryeministri Edi Rama thotë se ka qenë ai dhe PS që kanë bërë “Reformën në Drejtësi" “Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu, sepse këtë e ka sjellë PS me mua në krye. Që të jemi të qartë edhe amerikanët edhe evropianet kanë pasur shumë rezerva, ishin shumë mosbesues. Mbështetja për amerikane ka qenë absolute, por askush nuk e ka pasur vullnetin tim për ta ndarë drejtësinë nga pushteti politik. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë e kryetar bashkish. Kjo ka qenë ajo që unë kam ëndërruar, që të godasë majtas e djathtas”, tha Rama në Opinion.

Masakra e Shkodrës/ Boçi: E paralajmëruar sepse krimi ka bekimin e Edi Ramës

Image
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi u shpreh se ngjarja e fundit në Shkodër është një masakër e paralajmëruar, sepse krimi, jo vetëm këtu në Shkodër ka bekimin e Edi Ramës. “Është një masakër e paralajmëruar, themi e paralajmëruar sepse krimi, jo vetëm këtu në Shkodër ka bekimin e Edi Ramës, ka mbështetjen totale të policisë, dhe krimi po kryen tre punë: punën e interesave me fuzion politik të dukshëm, në bazë të parimit ndaj interesa dhe jep vota, dhe nga ana tjetër sigurisht puna e dytë e krimit është rrëmbimi dhe marrja e votave në zgjedhje. Ne kemi parë jo më larg se në Shkodër se sa në zgjedhjet lokale të 2023, dhe tek e fundit krimi në fund lante thjeshtë disa hesape, duke marrë në qafë dhe jetë njerëzish dhe njerëz të pafajshëm. Madje dhe ata që ishin të përfshirë janë sigurisht njerëz që kanë kërkuar që shteti ndërmjetësojë konfliketet e tyre, që drejtësia të sillet drejt me konfliktet e tyre dhe që policia të garantojë sigurinë e jetës së tyre. Dhe asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Po

Nis restaurimi i pallateve/ Ndërhyrja shtrihet nga “Xhabija” deri në “Perash” dhe në zonën e Rusit.

Image
Një tjetër investim i rëndësishëm ka nisur në qytetin e Shkodërs. Bëhet fjalë për restaurimin e të tjera pallateve në qytet. Ditën e sotme u bë montimi i skelave në lagjen “Rus”, ndërsa  kjo ndërhyrje , krahas rehabilitimit të pallateve të cilat janë të amortizuara, pritet të krijojnë edhe një pamje më të bukur të këtyre ndërtesave. Kjo është faza e dytë e ndërhyrjeve pas atyre që përfunduan pak kohë më parë. Paketa e dytë që ka përfituar Bashkia Shkodër nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qeveria Shqiptare për transformimin e pamjes së qytetit në hyrje të Shkodrës, shtrihet nga Xhabija përgjatë bulevardit “Mehmet Pashë Plaku” deri në lagjen Perash dhe në zonën e Rusit. Përveç pallateve, në këtë fazë të dytë do të përfshihen edhe fasadat e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Spitalit Rajonal Shkodër.

Del foto e çiftit shkodran që u gjet në mes atentatit në Dobraç, burri në luftë për jetën

Image
Flutura dhe Bashkim Basha ishin burrë e grua, të cilët u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar, në mes të një atentati mafioz ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës. Çifti ishte duke udhëtuar me motor, kur nga një makinë u qëllua me breshëri automatiku drejt një makine tjetër.Vetura e atyre që do të ishin viktima të atentatit, mesa duket gjatë humbjes së kontrollit përplasi motorin e çiftit Basha.Gruaja humbi jetën në vend nga përplasja e fortë, ndërsa burri ndodhet ende në spital, në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ka shokuar jo vetëm qytetin veri-perëndimor por mbarë vendin.

Atentati me tre viktima në Shkodër, Salianji: Policia e pafuqishme të parandalojë krimin

Image
Një ditë pasi Shkodra u trondit pas një atentati me 3 të vrarë dhe një të plagosu, ka reaguar nga qelia ish-deputeti Ervin Salianji. Reagimi është bërë me anë të një letre, ku ai vë në dukje edhe “qëndrimin e qeverisë në raport me krimin”. “Degradimi i rendit dhe sigurisë publike, frika që kanë qytetarët për jetën, pronën, shëndetin, sigurinë nuk mund të zgjidhet nga ata që kanë krijuar problemin! Ne do t’i çmontojmë bandat me forcën e ligjit e do të mbajmë përgjegjës çdo kriminel e çdo pupac që i shërben atyre! Drejtësia vonon por nuk harron!”, shkruan mes të tjerash Salianji. Letra e plotë: Humbja e jetës së qytetarëve të pafajshëm, guximi për të vrarë në mes të qytetit dhe humbja e autoritetit të shtetit janë tragjedi që parakalon në sytë e të gjithëve! Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar ishte tragjedia e Shkodrës ku mbetën të vrarë qytetarë të pafajshëm! Policia nuk reagon ndaj kërcënimit me vdekje ndaj një të riu, e pafuqishme ta parandalojë krimin, e pafuqishme të kapë autorë

Reformimi i programeve studimore/ Rektori i UNISHK priti në zyrën e tij Prof. Dr. Petraq Papajorgji

Image
Me ftesë të rektorit Gjuraj, u zhvillua një takim me Prof. Dr. Petraq Papajorgji, ku u diskutua për nevojën e përfshirjes së kurrikulave të bazuara në Inteligjencën Artificiale. Profesori i shquar diskutoi në lidhje me mundësitë e reformimit të programeve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Më tej,  profesor Papajorgji shton se përfshirja e IA në kurrikulat universitare është një domosdoshmëri e kohës që ka koston e vet. Nga ana e tij, rektori Gjuraj shprehu  gatishmërinë e institucionit që drejton për të përshpejtuar reformimin e programeve të studimit dhe për të rishikuar programet ekzistuese.

Familjarët frikë prej hakmarrjes? Nuk hapin dyert e mortit për Hamza Licin

Image
Shkodra do t’i japë lamtumirën e fundit tre viktimave të atentatit të një dite më parë në Dobraç. Shënjestrat ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën bashkë me Flutura Bashën, një viktimë aksidentale, teksa mbeti i plagosur bashkëshorti i saj. Por, ndryshe nga dy familjet e tjera, Bushati dhe Basha, familja e të shumë kërkuarit të drejtësisë, Ibrahim Lici nuk kanë hapur dyert e mortit për 23-vjeçarin. Euronews raporton se familjarët e Hamza Licit kanë vendosur që të mos presin njerëz për ngushëllime në banesën e tyre, teksa nuk dihet pse e kanë marrë këtë vendim. Hamza Lici do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00, ndërsa Arlind Bushati i cili la jetimë dy fëmijë të mitur, do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 14:30.

Ekstradohet në Rusi Igor Kokunov, pavarësisht vendimit të Kushtetueses për të pezulluar urgjentisht procesin

Image
Është ekstraduar drejt Rusisë Igor Kokunov, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procesit. Kushtetuesja ka dalë në përfundimin se “duhet që të pezullohet urgjentisht vendimi për ekstradimin e Kokanov”. Në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u theksua se janë kushtet që imponojnë pezullimin e përkohshëm të kësaj procedure. 60-vjeçari rus prej kohësh refuzonte ekstradimin. Avokatët e rusit pretendojnë se Kokanov po ekstradohet në kundërshtim me ligjin. “Klienti im është duke u ekstraduar në këto momente drejt Rusisë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”,-tha avokati i Igor Kokunov, Isuf Shehu. Kokunov akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”. Sipas avokatëve, kërkimi i Kokunov është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë, që është shpallur non grata nga organizatat ndërkombëtare, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Rikualifikimi urban në fshatin Kosmaç/ Shkreli: Ky është fshati i parë në bashkinë tone, që po pajiset edhe me kanalizime

Image
Kosmaçi është fshati i parë në Bashkinë Vau Dejës, i cili do të ketë kanalizime të ujërave të bardha e të zeza. Projekti i rikualifikimit është drejt fundit dhe investimi po bëhet në një sipërfaqe prej 7300 metër katrorë. Shkreli bëri me dije se investimi është i ndarë në dy faza, ku puna do të vijojë me asfaltimin e të gjitha rrugicave të mbetura. Janë 2500 metër linear të përfshira në projektin, i cili kap vlerën e 540 mln lekë të vjetra dhe pritet të përmbyllet i gjithi brenda këtij viti.

Masakra e Shkodrës/ Dyshohet për vrasës me pagesë nga Mali i Zi, kush i tradhtoi viktimat?

Image
Janë zbardhur detaje të reja nga masakra e regjistruar në Dobraç të Shkodrës, ku u ekzekutuan në një atentat mafioz Hamza Lici, (vëllai i Ibrahim Licit) dhe Arlind Bushati (djali i Xhemal Bushatit, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak në Shkodër dhe kandidat për kryebashkiak).Burime bëjnë me dije se nga hetimet paraprake, grupi hetimor dyshon se autorët janë vrasës me pagesë, në moshë të re, që kanë ardhur nga Mali i Zi. Po ashtu mësohet se dhe automjeti me targa kroate i viktimave ka hyrë pak kohë më parë nga Mali i Zi, teksa kohët e fundit ishte parë shpesh duke lëvizur në zonën e Unazës në afërsi të Dobraçit. Burime bëjnë me dije se edhe para atentatit të së mërkurës, automjeti me viktimat ka hyrë nga pika kufitare e Hanit të Hotit dhe nuk përjashtohet mundësia që autorët apo porositësit të jenë njoftuar nga dikush nga dogana. Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor, pa

Atentati me 3 viktima në Shkodër, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit: Nuk kam lidhje, isha në shtëpi me familjen

Image
Rreth 20 persona janë shoqëruar pas atentatit me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Shkodër, të cilët pasi kanë dhënë deklarime janë liruar. Mes të shoqëruarve ishte edhe Safet Bajri. Safet Bajri është mbajtur vetëm 2 orë në Policinë e Shkodrës. Në deklarime ka thënë se ka qenë në shtëpi me familjarët e vetë dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin. Sipas tij është i monitoruar në kamera gjithandej në shtëpi, të cilat provojnë se gjatë kohës së vrasjes ka qenë në shtëpi. Shënjestra të atentatit, ishin Hamza Lici, i cili humbi jetën në vendngjarje dhe Arlind Bushati, i cili vdiq më vonë në spital. Lici dhe Bushati, ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat. Viktimë mbeti edhe Flutura Basha, e cila po lëvizte me motoçikletë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha. Ata u përplasën nga makina e Licit dhe Bushatit pasi humbën kontrollin nga të shtënat me armë.

Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Dyshohet për 4 autorë të përfshirë

Image
Detaje të reja janë mësuar nga masakra e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku mbetën të vdekur tre persona. Nga dinamika që policia ka rindërtuar në vendngjarje dyshojnë se kanë qenë të paktën 4 autorë që kanë marrë pjesë në atentatin në Dobraç.Tre prej tyre qëndronin në makinë, 2 qitës dhe shoferi dhe i katërti i ka pritur për t’i larguar pasi dogjën makinën. 32-vjeçari Arlind Bushati i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra dhe Hamza Lici, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ishin shënjestrat e atentatit të ndodhur në zonën e Dobraçit. Lici dhe Bushati, ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat. Automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Kjo e fundit ka ndërruar jetë.

Atentati në Shkodër, Lulzim Basha: Ngjarja tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale

Image
Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për atentatin e fundit në Shkodër, duke e cilësuar situatën si një alarm për qytetarët. Në një postim në facebook, Basha shprehet se krimi, i cili sipas tij është bërë njësh me shtetin, po godet i pandëshkuar, duke sjellë vdekje dhe terror. Ai thekson se ngjarja e Shkodrës tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se është nën kontrollin e krimitKjo situatë, sipas tij, kërkon një reagim të menjëhershëm nga institucionet për të rikthyer rendin dhe sigurinë në vend. Reagimi i plotë i Bashës: Sot Shkodra është tronditur nga dora e krimit. Krimi i bërë njësh me shtetin godet i pandëshkuar, duke sjellë vdekje, terror dhe dhimbje. Ngjarja e Shkodrës është një kambanë e fortë alarmi, që tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale. Krimi e solli në pushtet Edi Ramën, sot ai i është dorëzuar pushtetit të krimit.

Atentati në Shkodër, Sula: Shteti nën pushtetin e bandave, kriminelëve ‘iu hapet krahu’

Image
Deputeti i PD Dashnor Sula ka reaguar për atentatin në Shkodër, ku dyshohet për disa persona të vrarë. Sula shprehet se ngjarja është tronditëse. Ai tha se shteti është nën pushtetin e bandave, duke shtuar se kriminelëve “iu hapet krahu”.“Shteti nën pushtetin e bandave. Tronditëse ngjarja në Shkoder. Kriminelët morën jetë mPër fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri. Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin opozitën ndërsa bandave, krimit të organizuar i hapin krahun. Rendi publik ka rënë në Shqipëri. Siç kanë konfirmuar edhe komunikimet në aplikacionet sekrete, Shumica e Drejtueve të Policisë së Shtetit janë në shërbim të krimit të organizuar”, shkruan Sula.u në mes të ditës. Organet e rendit duhet të ngrihen në këmbë e të kapin autorët.

Atentati në Shkodër, viktimë ka mbetur Hamza Lici, i plagosur rëndë Arlind Bushati

Image
Shkodër/Informacion paraprak  Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz,  në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati    Si pasojë e të shtënave ka  humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë  shtetasi A. B.   Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B,  ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B  Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.    Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëll

EMRAT/ Gara për drejtuesit e policisë në qarqe, u mbyllën dje aplikimet, në garë 43 zyrtarë

Image
Afati për aplikimet në lidhje me postet e drejtuesve të policisë në qarqe është mbyllur ditën e djeshme në orën 16:30. Mësohet se kanë qenë gjithsej 43 aplikime për 12 postet e drejtorëve të qarqeve të policisë. Aplikantët nuk kanë përcaktuar qarkun ku kandidojnë. Pasi te verifikohen kushtet, policia publikon emrat që plotësojnë kriteret, ndërsa në fund të vlerësimit komisioni shpall 12 të parët.Më pas është firma e Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda, ajo që do të caktojë qarqet ku do të emërohet secili. Shumica e aplikantëve mbajnë postet nëndrejtorëve në Drejtoritë e qarqeve. Sa i përket drejtuesve aktualë, deri më tani konfirmohet se kanë aplikuar:Ardian Çipa, aktualisht drejtues i policisë së Gjirokastrës. Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policisë së Lezhës. Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë. Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korçë. Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës. Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë Lorenc Pangan

Policia procedon Luciano Boçin, për veprat penale "pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit", "mosbindje ndaj punonjësit të rendit publik" dhe "ndotja e ajrit".

Image
Pas protestës të opozitës Policia e Shtetit ka nisur procedimet në pikat ku u zhvillua akti i mosbindjes civile. Policia vendore e Lezhës mësohet se ka proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas mes të cilëve edhe drejtuesin politik të qarkut Shkodër dhe njëkohësh zëvendëskryetar i PD Luçiano Boçi. Pjesa tjetër janë protestues të thjeshtë. 14 shtetasit e proceduar bashkë me Boçin dyshohen për veprat penale "pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit", "mosbindje ndaj punonjësit të rendit publik" dhe "ndotja e ajrit". Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 5 automjete të cilat dyshohet se kanë shkelur ligjin. Këta të proceduar janë për protestën që zhvilluan tek rrethrrotullimi i Milotit. Aty u bashkuan protestues dhe struktura të PD nga Shkodra, Lezha dhe Kukësi duke bllokuar për tre orë me radhë rrugen kryesore Shkodër-Tiranë në dy anët e saj. Në kahun tjetër të rrugës në Milot protestuan Tropoja, Laçi dhe disa degë të tjera të PD të zonës së veriu

Arrestohet 39-vjeçari në Shkodër.Policia e kap në flagrancë në pikën e këmbimit valutor duke këmbyer euro false

Image
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare vuri në pranga shtetasin P. P., 39 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap në flagrancë në një subjekt për këmbim valutor, në lagjen “Vasil Shanto”, në tentativë për të këmbyer disa kartëmonedha eurosh të dyshuara false. Komisariati i Policisë Shkodër bëri ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G. B., 23 vjeç, banues në Shkodër, të akuzuar për veprën penale “Vjedhja”. 23-vjeçari u kap në Durrës, nga Komisariati i Policisë Durrës, sepse dyshohet së më datë 08.10.2024, ka vjedhur një shumë parash dhe një celular, në një pastiçeri në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër. Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e 38-vjeçarit. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 48 vjeç, pas k

Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë, kërkojnë miratimin edhe të minimumit jetik

Image
Pensionistët po protestojnë ditën e sotme para Kryeministrisë, e dyta brenda javës. Ata kërkojnë rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale. “Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftërinjtë. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Nuk mund t’u biem më qafë fëmijëve. Çfarë t’i kërkoj djalit unë. Ka dy fëmijë, 3 fëmijë. Këta janë kriminelë”,  tha një pensionist. Ndërkohë një ish-minator kërkon që qeveria Rama të rishikojë Statusin e Minatorit. “Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve ”, tha ai.Pensionistët kërkojnë gjithashtu edhe miratimin e minimumit jetik.

2 automjete të djegura dhe një i vdekur në Shkodër

Image
Shkodër/Informacione paraprake  Më datë 29.10.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi L. Q., 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.    Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.  - Rreth orës 03:25, në lagjen "Kongresi i Përmetit", ka rënë zjarr në 2 automjete, tip "Benz ML" dhe "Kiron Ssanyong", në pronësi të shtetasit S. H.     Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.     Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

A do futeni në zgjedhje me Edi Ramën? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi

Image
Luçiano Boçin u pyet nëse do futen në zgjedhje me Edi Ramën apo jo. Si përgjigje ish-deputeti Boçi u shpreh se do të luftojnë deri në fund për të arritur qëllimin e tyre. “Ne zgjedhjet nuk i bojkotojmë dhe do luftojmë deri në fund dhe mos bojkot se do motivojmë edhe njerëzit sepse lufta vazhdon edhe ditën e zgjedhjeve“, tha Boçi. Pjese nga diskutimi Gazetari: Gjithë liderët e opozitës thonë që me Ramën nuk ka zgjedhje nuk do hyjmë në zgjedhje, do hyni në zgjedhje apo jo dhe si do veprojë opozita për të bërë zgjedhje pa Edi Ramën? Luçiano Boçi: Deri tani ne po flasim dhe po veprojmë për të tilla gjëra, dhe po themi që nuk ka bojkot. Kjo nuk është çështje artikulimi nga ana ime, por është çështje moskuptimi nga ana juaj. Unë për këtë fola. Gazetari: Nuk e kuptoj Luçiano Boçi: Ca të them unë është çështje njohurish. Ne zgjedhjet nuk i bojkotojmë dhe do luftojmë deri në fund dhe mos bojkot se do motivojmë edhe njerëzit sepse lufta vazhdon edhe ditën e zgjedhjeve.

Bardhaj me rrugë të amortizuara, banorët: E kemi të vështirë të kalojmë, të ndërhyjnë institucionet përgjegjëse

Image
Kjo është një nga rrugët në fshatin Bardhaj të njësisë administrative Rrethina në Shkodër, të cilat prej më shumë se 20 vitesh janë të amortizuara.  Një situatë kjo,  e cila vit pas viti nuk po gjen zgjidhje, pavarësisht shqetësimit të ngritur nga ana e banorëve. Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat është i madh, kjo për shkak edhe të distancës së afërt që ka me qytetin, sërish pjesa më e madhe e rrugëve janë të amortizuara, duke sjellë vështirësi në lëvizje. Në këto rrugë kalojnë çdo ditë edhe fëmijët e shkollës, të cilët e kanë të vështirë për të lëvizur sidomos në ditët me shi, kur gropat mbushen me ujë.  Infrastruktura e dobët në këtë fshat është ngritur si problem disa herë nga banorët e zones, por prej vitesh duket se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

Komuniteti egjiptian në kushte të vështira, problematikat i kanë vështirësuar jetesën

Image
Komuniteti egjiptian që është i vendosur pranë urës së vjetër të Bunës vijonë të jetojnë në kushte shumëm të vështira. Banesat e tyra kanë mbi 30 vite të amortizuara e shumë janë bërë edhe të pabanueshme. Banorët thonë se problematikat me të cilat përballen janë të shumta Disa  vite më parë u prezantua një projekt  për rikonstruksionin e 33 shtëpive në këtë lagje , ndërkohë,  nga ky projekt u  zbatuan vetëm në 9 prej tyre. Shumica e shtëpive nuk kanë çati të rregullt dhe dhe me ardhjen e stinës së reshjve situata për këta banorë do të bëhët edhe më e vështirë.

Dëmtohet titullari i Vllaznisë, humbet “klasiken” me Tiranën

Image
Vllaznia e nisi mjaft mirë sezonin e ri, teksa siguroi 4 fitore në 6 takimet e para por së fundmi klubi shkodran po has vështirësi kjo për shkak edhe dëmtive të shumta që kanë prekur ekipin.Mungesa e radhës për ekipin e tij është ajo e Milosh Stojanoviç. Për shkak të një problemi muskulor, lojtari nuk do të jetë gati për sfidën ndaj Tiranës, pasi ka munguar në stërvitje në dy ditët e fundit. Kësisoj Brdariç duhet të rindërtojë mbrojtjen që ka shfaqur jo pak probleme në këtë sezon, siç e tregon fakti që ka pësuar 12 gola në 10 ndeshjet e luajtura deri tani, Alternativa e parë e Stojanoviç në teori do të ishte Bajrami, por paraqitjet e këtij të fundit kanë qenë larg pritshmërisë që kishte për futbollistin e afruar në verë. Ndaj nuk është aspak çudi nëse tekniku gjerman gjen ndonjë zgjidhje tjetër duke ndryshuar modul, duke aktivizuar të riun Spahija që po pret mundësinë e vet pas kthimit nga dëmtimi i gjatë, apo spostimin e një mbrojtësi krahu në qendër. Supersfida Tirana-Vllaznia do të

Gjendet një skelet njeriu në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë

Image
Policia malazeze ka gjetur një skelet pranë pikës kufitare Bozhaj në territorin e Komunës së Tuzit, në kufi me Shqipërinë. Forca të shumta policie po kqyrin vendin e ngjarjes. Sipas mediave malazeze, policia po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet në kompetencën e saj dhe po punon për zbardhjen e këtij rasti. Për momentin skeleti mbetet i paidentifikuar.

Spiropali: Marrëveshja për pensionet ratifikohet brenda vitit, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Image
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, u takua këtë të martë (29 tetor) me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, dhe me Presidentin e Senatit, Ignazio La Russa. Në takime ishin të pranishëmdeputeti Arben Pëllumbi, Kryetar i Grupit NdërParlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali, deputetja Blerina Gjylameti, anëtare e këtij grupi, dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani. Kryetarja Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë dhe angazhimin për thellimin e Partneritetit Strategjik, bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, kulturore, ekonomike dhe njerëzore mes vendeve e popujve tanë. Znj. Spiropali u shprehu Presidentit Fontana dhe Presidentit La Russa mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bindjen për vijimin e kësaj mbështetjeje edhe gjatë zhvillimit të negociatave, pas Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipë

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Shkodrës Luçiano Boçi nga rrethrrotullimi i Milotit: Qëllim i mosbindjes civile qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës!

Image
Luçiano Boçi, përfaqësues i grupit të PD-së për rrethrrotullimin e Milotit ka folur nga aksi i bllokuar pak më parë, duke u shprehur se qëllimi i mosbindjes civile janë qeveria teknike, zgjedhjet e lira dhe lirimi i liderit të opozitës."Është mosbindje civile që ka akset në fjalë. Mund të konsiderohet si akt protestues si pjesë e mosbindjes civile. Mosbindja civile nuk është qëllimi ynë final, pasi qëllimi final është rezultati i mosbindjes civile. Rezultat për qeveri teknike, për t'i dhënë liri liderit të opozitës. për t'i dhënë fund inkuizicionit ndaj opozitës", tha Boçi.Më tej ai shtoi se protesta mund të zgjasë edhe me ditë, teksa u shpreh se Policia i shërben bandave dhe drejtuesit e saj emërohen nga bandat, kurse protestën e cilësoi të ligjshme, kur u pyet nëse do të kryheshin kundravajtje penale nga mbështetësit."Protesta mund të vijojë 3 orë, mund të zgjasë me ditë të tëra. Policia të zbatojë kushtetutën dhe direktivat që vijnë nga parlamenti

Protestuesi hipën mbi kamion, kërkesa për shoferin: Fike makinen, ose të lëmë nëse thua Rama ik

Image
Protesta e Opozitës ka nisur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Teksa një kamion po tentonte të kalonte, disa prej protestuesve i kanë dalë përpara.  Ndërkohë që protesuesit kanë hiqur në kamion dhe i kanë thënë shoferit që të fikin makinën. "Fike makinen, ose të lëmë nëse thua Rama ik," i tha protestuesi.

Grabitja e supermarketit në Lezhë, Policia vë në pranga 2 punonjësit e sigurisë, nuk njoftuan në kohë ngjarjen

Image
Lezhë Në vijim të hetimeve të thelluara dhe veprimeve operacionale që po kryhen nga strukturat hetimore të Policisë së Lezhës, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të vjedhjes me thyerje, të kasafortës me xhirot e ditëve të fundit, në një supermarket në fshatin Ishull Lezhë, rast i njoftuar rreth orës 07:30 të mëngjesit të djeshëm, ju informojmë se: Komisariati i Policisë Lezhë ka vënë në pranga shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Balldre dhe shtetasin T. N., 55 vjeç, banues në Lezhë, të dy punonjës të shërbimit privat, i kontraktuar për ruajtjen e sigurisë fizike të supermarketit ku u krye vjedhja. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas më datë 28.10.2024, në orën 04:15, kanë shkuar për të verifikuar një sinjal alarmi te ky supermaket. Ata dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat për kontrollin e objektit në perimetrin e tij, si dhe nuk kanë përmbushur detyrimin për njoftimin e Policisë. Mosveprimet e tyre d

SPAK sekuestron një apartament (të fshehur) të Ilir Beqajt në Vlorë

Image
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një apartament në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës, i cili dyshohet si një pasuri e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 90.8 m2, sipërfaqe verande 61.2m2 dhe sipërfaqe të përbashkëta 13.7m2 që ndodhet në katin e 7-të të një pallati. Vendimi është miratuar nga Gjykata e Posaçme dhe është ekzekutuar nga hetuesit e BKH-së. Sipas SPAK, apartamenti apo shpenzimet e kryera për mobilimin e tij nuk rezultojnë të jenë deklaruar sipas legjislacionit në fuqi nga Ilir Beqaj apo personat e lidhur me të. Sipas organit të akuzës, Beqaj e ka prenotuar apartamentit me kontratën e porosisë në vitin 2016 në vlerën e 67 milion lekëve të vjetra dhe në vitin 2017 i kanë futur dhe rreth 50 milionë lekë investim. Ndërsa në vitin 2020, Ilir Beqaj ka lidhur një kontratë qiraje me shtetasin I.F., njohje e ish-ministrit dhe e bashkëshortes së tij, Adriana Beqaj, si tentativë për ta fshehur këtë pasuri.

Gjuetia e paligjshme në liqenin e Shkodrës , peshkatarët: Peshkimi me korrent ka ulur ndjeshëm rezervat e peshkut

Image
Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan , është i njohur për shumëllojshmërin e peshkut, por nga viti në vit ai po dëmtohet si shkak i peshkimi të paligjshëm. Të apasionuarit pas peshkimit me grep tregojnë për dëmin që i është bërë peshkut nga gjuetia e paligjshme. Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër e pranon se gjuetia e paligjshme është prezente në liqen. Për vite me radhë, gjuetia e paligjshme me mjete dëmtuese të peshkut në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, ka alarmuar mjaft shoqata mjedisore, të cilat me anë të specialistëve të tyre kanë arritur në përfundimin se ky lloj peshkimi i bërë për vite me radhë, ka dëmtuar ndjeshëm rezervat e peshkut.

Protesta e opozitës/ Proda porosi efektivëve: Mos lejoni protestuesit që të bllokojnë rrugët!

Image
Janë zbardhur udhëzimet që kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dhënë efektivë që do të jenë në terren në protestën e pasdites së sotme të opozitës.Teksa opozita pretendon se do të bllokojë 6 rrugë kryesore në vend, burime për mediat bëjnë me dije se kryepolici Proda u ka kërkuar vartësve të tij që të sigurohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve të tjerë, të cilët nuk janë protestues. Po ashtu, Proda u ka kërkuar vartësve të tij që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Ai gjithashtu iu kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara. Ndër të tjera mësohet se Proda u ka kërkuar që të kenë kujdes dhe listat me emrat e personave që kanë precedentë e të mbahen nën vëzhgim. Një kërkesë tjetër ka qenë dhe dokumentimi i të gjitha veprimeve të jashtëligjshme. Kujtojmë se në vijim të aksionit për mosbinde civile, Partia Demokratike ka thirrur një protesë kombëtare, ku do të blloko

Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Lezhë, hajdutët marrin një shumë parash dhe serverat bashkë me kamerat e sigurisë

Image
Grabitet gjate nates shkolla 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” ne Gjader te Lezhes. Hajdutet ende te paindentifikuar kane thyre xhamin dhe kane hyre brenda, duke marre nje sasi parash, regjistrat, kamerat e sigurise bashke me server e shume sende te tjera. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet ne lidhje me rastin.

U përplas me zetorin në Lezhë dy ditë më parë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës drejtuesi i motorçiletës

Image
Françesk Mazogaj i përfshirë në aksidentin dy ditëve më parë në Kotërr të Lezhës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës në Tiranë.Ai po udhëtonte me motorçikletë kur u përplas me zetorin.Pavarësisht  përkujdesjes së bluzave të bardha ai nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohe policia ka arrestuar drejtuesin e zetorit Gasper Daija.

Mosbindja civile/ Opozita bllokon sot për 3 orë 6 rrugë kryesore, priten përplasje me Policinë

Image
Ditën e sotme (e martë, 29 tetor) do të mbahet protesta e radhës e Partisë Demokratike në vijim të aksionit për mosbinde civile deri në plotësimin e kërkesës për Qeveri teknike para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.Ndryshe nga protesta e 7 Tetorit, protesta e sotme nuk do të jetë e përqëndruar vetëm në Tiranë, por do të bllokohen disa prej akseve kryesore në të gjithë vendin. Më konkretisht, Partia Demokratike që prej orës 17:00 do të bllokojë këto akse rrugore: Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja” Rrethrrotullimi Milot Rrethrrotullimi Shkozet Rrethrrotullimi Bradashesh Rrethrrotullimi Rrogozhinë Rrethrrotullimi Levan Në shkresën për të marrë leje që Partia Demokratike i ka dërguar Policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse protestuesit do të qëndrojnë vetëm në këto 6 rrugë, apo do të lëvizin dhe në pika të tjera. Afati i bllokimit po kështu mësohet se do të jetë 3 orë, nga ora 17:00 deri në orën 20:00. Por, ndërkohë, Policia ia ka refuzuar lejën për protestë Partisë Demokrati

Po i vendoste eksploziv një mjeti, por i shpërthen para kohe, vdes 24-vjeçari

Image
Elbasan/Informacion paraprak  Rreth orës 04:10, në lagjen "Shënkoll", dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip "Volkswagen", në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Rodri është fituesi i "Topit të Artë" për edicionin e 68-të të këtij trofeu!

Image
Mesfushori spanjol i Manchester Cityt, Rodri është fituesi i "Topit të Artë" të këtij edicioni për vitin 2024. Ai mori trashëgiminë e Lionel Messit, duke fituar edhe "Topin e Artë" pas Kampionatit Evropian me Spanjën dhe Premier Ligës, Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së Evropës me Manchester City-n. Gjithmonë fituesi i këtij trofeu ka prodhuar polemika dhe diskutime, por asnjëherë më pare nuk kishte ndodhur që një skuadër e tërë me disa kandidatura si Reali i Madridit të bojkotonte ceremoninë në solidaritet të brazilianit Vinicius Junior që prej kohësh përflitej si kandidati kryesor. Dosja.al

Noizyt i ndalohet udhëtimi për në SHBA, ja arsyeja

Image
Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, u përfshi pak muaj më parë në një incidenti të dhunshëm ndaj Tiktok-erit Medi Isenit. Reperi u arrestua, e pas disa kohësh u la i lirë pasi pagoi një shumë prej 50 mijë euro si garanci për lirimin e e tij. Por duket se kjo çështje i ka hapur probleme Noizy-t, ai nuk lejohet të hyjë në SHBA për shkak të rastit penal, i cili është i hapur në Kosovë. Sipas mediave, Noizy u përpoq të udhëtonte për në SHBA nga Greqia, por ndalimi i hyrjes ishte rezultat i akuzave që e rëndojnë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale. “Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi ishte tek vizat. Gjithsesi uroj që shumë shpejt të jem pranë jush”, ka shkruar Noizy. Noizy ishte i përfshirë në rrahjen brutale të Medi Isenit më 2 gusht në Pejë dhe, pas kësaj ngjarjeje, u arratis nga Kosova. Ai u arrestua në Shqipëri pesë ditë më vonë, në Shëngjin, dhe u mbajt në burg deri më 16 gusht

Festa e gështenjës në Shllak/ Fruti shekullor bën bashkë qindra banorë të trevave shqiptare

Image
Për të 5-tin vit radhazi në Shllak u mbajt “Festa e gështenjës” Festa e gështenjës nisi në kulmin e pandemisë, si një mënyrë për rikthimin e banorëve drejt trojeve të të parëve në Shllak. Të shumtë ishin pjesmarrësit e ardhur nga trevat shqiptare. Për kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, kjo festë do vijojë të mbështetet, si një mënyrë e mirë edhe për promovimin e zonës. Gështenja është fruti shekulloriI zonës së Shllakut, ku në total janë rreth 330 ha të mbjella.

"Siguria ushqimore dhe problematikat që hasin qytetarët".Fokusi i takimit mes Kreut të Këshillit të Qarkut dhe atij të AKU në Shkodër

Image
Shkruan në Facebook Kreu i Këshillit te Qarkut Shkodër Edmond Ndou Problematikat që hasin qytetarët cdo ditë në terren dhe masat e marra për t’i dhënë zgjidhje, ishin në fokus të bisedës që pata me kreun e AKU z.Ramir Haderi. Qytetarët duhet të jenë të parët në cdo rast dhe prandaj plani i masave që kemi hartuar, ka në fokus gjetjen e zgjidhjeve të duhura vecanërisht sa i përket sigurisë ushqimore, standarteve në tregje, si dhe krijimit të modeleve të qëndrueshme. Në cilësinë e kryetarit të komisionit për mbrojtjen e tokave bujqësore, garantova mbështetje maksimale në këtë drejtim, pasi vetëm duke bashkuar forcat, rezultatet do të jenë gjithmonë më të larta.

Çdo ditë dy të aksidentuar me monopatina, mjekët: Pasojat janë afatgjata

Image
Duket një mjet komod dhe i shpejtë për të mbaruar punë, por në fakt aksidentet që po vijnë si pasojë e përdorimit të skuterëve në rrugë janë dyfishuar dy vitet e fundit.Sipas statistikave zyrtare që vijnë nga Spitali Universitar i Traumës, nga 214 aksidente të shënuara në 2023-in, këtë vit deri më tani ka pasur 554 aksidente me këtë mjet. “Aksidentet si pasojë e përdorimit të monopatinave janë dyfishuar. Nga 214 që u regjistruan në 2023, sivjet janë shënuar 554. Pra pothuajse kemi çdo ditë dy të aksidentuar nga monopatinat, ndërkohë që janë shënuar edhe fatalitete,” tregon Edvin Selmani, mjek ortoped i Spitalit të Romës. Përplasjet me këtë mjet janë të frikshme dhe shumëfaktoriale. Për pasojë edhe traumat janë me pasoja afatgjata deri edhe invalidizuese. “Traumat nga aksidentet me monopatina prekin shpesh kokën, ekstremitet, gjymtyrët, si dhe shtyllën kurrizore. Ato vijnë si pasojë përplasjeve të forta me mjete të tjera apo të kokës në trotuar, duke sjellë pasoja të rënda për shëndetin

Interpoli i Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmon arrestimin e Durim Bamit, do të ekstradohet në Shqipëri

Image
Interpoli i Emirateve të Bashkuara Arabe ka konfirmuar arrestimin e njërit prej emrave më të famshëm të botës së krimit, Durim Bami. Nga informacionet e deri tanishme, Interpol pritet të ndjekë të njëjtën procedurë si me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn, pra ekstradimin në Shqipëri.  Arrestimi i tij është, është kryer nga policia e Dubait në datën 21 Tetor 2024, dhe që prej asaj dite po mbahet i izoluar. Ende nuk dihet asnjë informacion me saktësi se çfarë e solli arrestimin e tij për herë të dytë. Ndërsa, sipas raportimeve, arsyeja e arrestimit po mbahet në mënyrë diskrete nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme. Në muajin qershor, i shumëkërkuari i Shqipërisë, Durim Bami, u arrestua në Dubai, por u la i lirë disa ditë më pas. Bami u mbajt për rreth 40 ditë, sipas periudhës së parashikuar për paraburgimin nga autoritetet vendase, e më pas Gjykata ka vendosur ta lërë të lirë, duke mos e ekstraduar drejt vendit tonë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit d

Kryemadhi: Edi Rama është ‘peshku’ i madh në telefonin tim

Image
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë Parlamentit, tha se “peshku” i madh në telefonin e saj është Edi Rama.Më tej, Kryemadhi hodhi akuza mbi ish-ambasadoren Romana Vlahutin, për të cilën tha se kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. “Kush ja ka paguar kurimin e djalit në Amerikë dhe sa i ka kushtuar? E dyta, nuk është e vërtetë, doktorit do ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama, mos u shqetësoni”, tha Kryemadhi.

Reagon Meta nga burgu: Më rrëmbyen njëlloj si Aldo Moron, brigadat e kuqe me uniformë policie

Image
Sot u mbush një javë nga rrëmbimi im i paligjshëm dhe kriminal nga tontonmakutët e regjimit të DumDumanit, që ka ndërtuar Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare në vendin tonë. Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare. Përse duhet të rrëmbehet në mes të autostradës, përmes një inskenimi që zgjati minuta të tëra, Presidenti i Partisë së Lirisë, partia e tretë parlamentare në vend prej 20 vjetësh dhe ish-Presidenti i Republikës, i cili gëzon mbrojtje të veçantë nga Garda e Republikës? Sepse i është shmangur thirrjeve të SPAK-ut apo drejtësisë ndonjëherë? Apo se ka kryer ndonjë krim në flagrancë? A nuk e rrëmbyen edhe Aldo Moron, brigadat e kuqe me uniformë policie do t’i pyesja të gjithë ata pseudoanalistë, që janë të shqetësuar nga kundërshtimi im ndaj këti