Dëmtohet titullari i Vllaznisë, humbet “klasiken” me Tiranën

Vllaznia e nisi mjaft mirë sezonin e ri, teksa siguroi 4 fitore në 6 takimet e para por së fundmi klubi shkodran po has vështirësi kjo për shkak edhe dëmtive të shumta që kanë prekur ekipin.Mungesa e radhës për ekipin e tij është ajo e Milosh Stojanoviç. Për shkak të një problemi muskulor, lojtari nuk do të jetë gati për sfidën ndaj Tiranës, pasi ka munguar në stërvitje në dy ditët e fundit.

Kësisoj Brdariç duhet të rindërtojë mbrojtjen që ka shfaqur jo pak probleme në këtë sezon, siç e tregon fakti që ka pësuar 12 gola në 10 ndeshjet e luajtura deri tani, Alternativa e parë e Stojanoviç në teori do të ishte Bajrami, por paraqitjet e këtij të fundit kanë qenë larg pritshmërisë që kishte për futbollistin e afruar në verë.

Ndaj nuk është aspak çudi nëse tekniku gjerman gjen ndonjë zgjidhje tjetër duke ndryshuar modul, duke aktivizuar të riun Spahija që po pret mundësinë e vet pas kthimit nga dëmtimi i gjatë, apo spostimin e një mbrojtësi krahu në qendër.

Supersfida Tirana-Vllaznia do të luhet në stadiumin e Lushnjes nesër në orën 14:00.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni