Posts

Showing posts from August, 2023

Zbardhet ngjarja në Vau-Dejës, i moshuari tentoi ta përdhunonte, 21-vjeçarja e goditi me thikë (EMRAT)

Image
Detaje kanë dalë në dritë për ngjarjen e mbërmjes së sotme në Vaun e Dejës, ku një 21-vjeçare plagosi me thikë një 68-vjeçar. Burime për medie kanë raportuar se i moshuari, Zef Paloka ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren Nikoleta Nikaj, duke përdorur dhunë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Laç në Vaun e Dejës, ku e reja ka plagosur më pas me thikë Palokën, i cili ka shkuar në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë. Policia ka identifikuar më vonë Nikajn, duke e shoqëruar në komisariat. Njoftimi i Policisë Vau i Dejës/Informacion paraprak. Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë). Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drej

E Rëndë/ Një vajzë nga Vau Dejësi godet me thikë të moshuarin, dërgohet me urgjencë në spitalin e Shkodrës

Image
Vau i Dejës/Informacion paraprak. Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në  Vaun e Dejës, i plagosur  me mjet prerës (thikë). Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke  identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Operatorët turistik në Vau Dejës: Kjo zonë është harruar, ka nevojë për investime

Image
Promovimi  zonave turistike  dhe rivitalizimi i ofertës turistike është një prej nismave që ka ndërmarrë së fundmi Bashkia Vau Dejës me mbështetjen e bashkimit Evropian përmes projektit “Vau Dejësi si destinacion turistik” në partneritet me qendrën për promovimin e konkurueshmërisë. Operatorët turistik flasin për nevojat që ka kjo zonë dhe dëmin që pësuan nga aksioni i policisë për heqjen e varkave.Lumi i Shalës mbetet një nga perlat turistike të veriut që mban rekord turistësh, por për të mbërritur në atë zonë është një sfidë më vete nga rruga e amortizuar. Megjithëse është ngritur shpesh herë si shqetësim deri tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rikonstruksionin e këtij segmenti që në shumë raste është kthyer edhe në burim aksidentesh me pasoja edhe në jetë njerëzish.

Gjyqtari i Lezhes Artan Hajredinaj ne prag te vetingut, dhjetra denoncime per vendime te padrejta dhe te njeanshme

Image
Teksa proçesi i vetingut po shkon drejt fundit, ne Lezhe ka ende gjyqtar dhe prokuror te cilet jane ne pritje per tu perballur me kete organ.Ne siten e KPK pritet te kaloje kryetari i komanduar i Gjykates se Lezhes, Artan Hajredinaj.Por ajo çfare vihet re jane denoncimet e shumta te referuara prane vetingut nga qytetare dhe avokat ndaj ketij gjyqtari, duke e akuzuar per vendime te padrejta dhe te njeanshme. Burime nga KPK bejne me dije se te gjitha denoncimet po verifikohen si dhe i jane referuar dhe subjektit te rivlersimit. Artan Hajredinaj ka nje karriere te konsiderueshme ne sistemin e drejtesise dhe brenda nje kohe te shpejte pritet te dale ne veting, organ i cili do te vendose mbi fatin e ketij gjyqtari i cili ne vitin 2018 firmosi kerkesen e prokurorise per arrestimin e ish-kryebashkiakut te Lezhes Fran Frrokaj dhe ish-zyrtareve te tjere te vene nen akuze per tjeteresim pronash.

Xhaçka: S’ka vullnet politik që e nxjerr Belerin nga burgu, betimi i tij është çështje e drejtësisë

Image
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i është përgjigjur homologut të saj grek, Giorgos Gerapetritis, i cili është shprehur se mbajtja e Fredi Belerit në burg nuk është çështje e gjykatës, por e politikës. Në kundërpërgjigje, Olta Xhaçka thotë se organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre, ku betimi i kryebashkiakut Beleri është një çështje e drejtësisë dhe jo e qeverisë shqiptare apo qeverisë greke. "Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë, kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare! Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu: Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke. Homologut tim grek pë

Ylli Manjani shpërthen ndaj Ramës: Ti nuk e njeh turpin, medaljet për Fatos Nanon janë sa për sy e faqe

Image
Ish-ministri Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë në llogarinë e tij, për nderimin që kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të enjte për Fatos Nanon. Lideri historik i partisë Socialiste ndodhet prej ditësh i shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore. “Fatos Nano është i vetmi që krijoi një hapësirë debati dhe demokracie në parti dhe me gjerë në politikë. E pra arsye për t’u hakmarrë pas burgosjes politike që iu bë ai kishte me pashë. Por nuk zgjodhi hakmarrjen, përkundrazi i dha Partisë Socialiste demokracinë”,  shkruan ai. Manjani thotë se Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk denjuan asnjëherë të vendosin Fatos Nanon në krye të shtetit shqiptar, pasi nuk kanë lënë njeri pa katapultuar në atë detyrë, veç liderit histori të socialistëve. “Kjo sjellje është turpi i Partisë Socialiste, se Ed Rama nuk e njeh turpin. Tani këto medaljet e hipokrizisë dhe, lutjet sa për sy e faqe, nuk pijnë më ujë! Fatos Nano meriton më shumë sesa medalje hipokrizie”,  vijon Ylli Manjani. Shënimi

“Premtimet nuk harrohen”, projektligji për amnistinë penale gati për në parlament

Image
Ministria e Drejtësisë ka bërë gati projektligjin për amnistinë penale. Ministri Ulsi Manja publikoi, mëngjesin e së enjtes, një foto në të cilën shihet duke mbajtur draftin e amnistisë në dorë. Kujtojmë se amnistia në institucionet e vuajtjes së dënimit ishte një premtim që u bë para zgjedhjeve të pranverës, por u ndërpre pikërisht prej proceseve elektorale në mënyrë që të mos kishte ndikim, sipas asaj që ka deklaruar qeveria. Në fund të majit, Manja deklaroi para gazetarëve për ngritjen e një grupi pune në Drejtorinë e Burgjeve dhe Ministrinë e Drejtësisë. Nga amnistia, do të mund të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë të burgosurit që do t’i plotësojnë kriteret e vendosura në ligj. Dhënia e amnistisë, udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi, si dhe mbrojtja e interesit publik.

Muzika me zë të lartë në Velipojë, pronari kundërshtoi policinë dhe procedohet në gjendje të lirë...

Image
DVP Shkodër Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 49 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët rreth mesnatës, kanë ndërhyrë për ndalimin e muzikës, në lokalin që ky shtetas administronte, në Velipojë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën. Ndërkohë Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Prishtinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Ish-deputeti kundër nderimit të Fatos Nanos: Ka drejtuar administratën më të korruptuar të Europës

Image
Ish-deputeti i PD, Erion Piciri është kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama, i cili nderoi sot me Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, ish kryeministrin Fatos Nano, i cili ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital. Piciri i bashkohet lutjes për shërim të shpejtë të ish-kryeministrit, por nuk është dakord me nderimin e bërë për Nanon. Ai madje shkruan me ironi se Nanos duke t’i ishte dhënë medalja e korrupsionit, duke thënë se kur ka qenë në pushtet ka pasur administratën më të korruptuar të Europës. Postimi i plotë i Picirit: MEDALJA E KORRUPSIONIT E KLASIT TË I-rë Nanos dhe çdo njeriu që kalon probleme shëndetësore i duhet uruar shërim i shpejtë. Lutjes kryeministrore i bashkohemi të gjithë. Në lidhjen me Mirënjohjen Publike akorduar nga qeveria shqiptare ish-kryeministrit Nano duhen thënë disa fjalë. Si kryetar qeverie dhe lider partie në pushtet, F. Nano ka drejtuar administratën më të korruptuar të Europës dhe nga më të korruptuarat e planetit. Të dhënat e Transpar

S’pranon të paguaj faturën e ujit, 78-vjeçari kanos faturisten e ujësjellësit! Në shtëpi i gjejnë armë gjahu e 320 fishekë

Image
Një 78-vjeçar është vënë në pranga nga forcat e policisë, pasi kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë Mat.Ndërsa në banesë iu gjetën 1 armë gjahu dhe një saai municioni luftarak. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Pjetër Budi", në qytetin e Burrelit, ku i moshuari nuk ka pranuar të paguaj financiarisht detyrimet mbi konsumimin e ujit në banesën e tij, duke u konfliktuar dhe kanosur S.F., me detyrë faturiste pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve.Pas marrjes së denoncimit, efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku në banesën e 78-vjeçarit kanë sekuestruar 1 armë gjahu dhe 320 fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Marku, jetimi i kampit të Tepelenës që humbi gjithë familjen nga komunizmi

Image
Kur Marku mbërriti në kampin e Tepelenës më 1949 ishte vjeshtë. Atëherë ishte 11 vjeç. Vocërrak, i paushqyer, i trembur dhe i vetmuar. Ishte edhe jetim. Sot e përshkon fushën e kampit të Tepelenës duke u mbështetur në një bastun druri. Sytë i ka blu, flokët e thinjur dhe hapat të ngadaltë. E pyes pse ke ardhur në Tepelenë. “Këtu më ka vdek vëllai”, thotë plaku mirditor me këmishë të bardhë. “Kur erdhëm vëllai ishte 1 vjeç e pak muajsh. Në kamp duroi vetëm 2 a 3 muaj. Pastaj erdhi dimri dhe dimri këtu ishte shumë i ftohtë. Ushqim nuk kishte. Na jepnin bukë misri të mykur me lëng preshi ose lëng lakrash. Gjyshja ia lante rrobat dhe ia thante në trupin e saj. Por nuk mjaftoi. Më duket se ra edhe një sëmundje dhe vdiqën shumë fëmijë. Vdiq edhe vëllai im”. Në burrin e moshuar që rrëfen vdekjen e të vëllait të mitur 74 vite më parë, e gjen ende portretin e jetimit të dikurshëm të kampit të Tepelenës që sheh foshnjat të ndalin të qarat natë pas nate. Dhe ai i ndjek me sy, vdekjet,

Rrëmbimi i dy personave në Sarandë, Mecini krahu i djathtë i Admir Tafilit, si po hetohet i dënuari me burg të përjetshëm

Image
Albi Mecini, njeriu që konsiderohet si organizator dhe pjesëmarrës në rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Krasniqit (Sulovarit) është një prej njerëzve të besuar të Admir Tafilit, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Në 2013, Mecini ndihmoi Tafilin dhe miqtë e tij të arratiseshin nga burgu i sigurisë së Lartë në Drenovë. Kujtojmë se ditën e sotme policia e Fierit ka arrestuar 29-vjeçarin Meçini dhe ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, Arafat Manërkolli, 27 vjeç, banues në Dibër dhe Ervis Cukali, 25 vjeç, banues në Tiranë. Këta persona ishin nisur për të kryer një vrasje me shpërthim eksplozivi në Fier, por ende nuk është mësuar emri i shënjestrës. Admir Tafili konsiderohet si kreu i grupit të vrasësve me pagesë. Kush është Admir Tafili Admir Tafilaj është dënuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi. Ai njihet edhe si kreu i grupit të ‘tritolit’ pasi teksa ndodhej në burg porositi vrasjen e Ibrahim Manit përmes

Kërkohej prej 10 vitesh/ Si ra në pranga trafikanti shqiptar “El Gordo”, 'e pësoi' pasi i dërgoi foto agjentes së infiltruar kolumbiane

Image
SPANJË- Oficerët e inteligjencës nga të paktën katër vende kanë qenë në kërkim prej gati 10 vitesh, të drejtuesit të një organizate shqiptare të dedikuar për rishitjen e kokainës, heroinës dhe drogave të tjera në rajonin e Lionit të Francës. Ky person vendosi në vitin 2021 të transferohej në Kolumbi për të krijuar aleanca me kartelet që veprojnë në vend. Ai u vendos në një lagje të njohur të Santa Martas dhe qëndroi atje për dy vjet pa u zbuluar, por një seri fotosh dërguar grave ishin çelësi për gjetjen e vendndodhjes së tij. Bëhet fjalë për shqiptarin Besnik Gjergji Nikolli, alias Niko ose “el Gordo”, (i dhjamosuri), i kërkuar për llogari të Francës nga Interpoli për krimet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Niko, sipas hetimeve së inteligjencës, kishte lidhje me strukturat e trafikut të drogës në Shqipëri, Holandë dhe Gjermani, të cilët ishin partnerë të tij në Evropë dhe ishin përgjegjës për marrjen e drogës. Sipas autoriteteve, shqiptari rrallëherë dilte nga banesa e

Kërcënohet Altin Dumani?! Policia merr në mbrojtje shtëpinë dhe i dërgon makinë të blinduar

Image
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani lëviz prej ditësh me një makinë të blinduar. Një ekip policor shtesë ka marrë në mbrojte shtëpinë ku ai qëndron bashkë me familjen, veç mbrojtjes që i njeh ligji nga Garda e Republikës. Kështu raporton gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala për televizionin News 24. Ajo thotë se 2-3 javët e fundit, Altin Dumani lëviz me makinë të blinduar. Kryeprokurori i SPAK dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare për momentin, ka rritur sigurinë për veten dhe familjen. Nuk dihet nëse Dumani ka marrë kërcënime direkte, apo familjarët e tij, por muaj e fundit institucioni që ai drejton ka goditur disa grupe të fuqishme kriminale që vepronin kryesisht në fushën e krimeve ndaj jetës. Altin Dumani është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme, njohur si SPAK, në 16 Dhjetor 2022. Ai kishte mbajtur dhe detyrën e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, kur ky institucion drejtohej nga Arben Kraja. Kush është kryeprokurori i SPAK, A

Jetimi i cili mbajti 21 Ramazane në burgje!

Image
Idrizi, ishte babai i tij, vdiq në Selanik, akoma pa i mbushur një vit i biri. Ai u rrit jetim. Njëfarë fati që i ka përcjell edhe pejgamberët. U rrit pranë hoxhollarëve të mëdhenjë prej të cilëve e morri diplomën e ixhazetit për shkencat islame. Një jetim  po burrnohej dhe çdo ditë po i rrëmbente zemrat e njerëzve për ti aromatizuar dhe kalitur me besim në Zotin e Madhërishëm. Një ditë gëzimi, ditë xhumaje e tubimi për besimtarët, komunzimi trokiti në derën e xhamisë për të disatën herë me radhë.”Ishte e xhuma. Pas faljes xhemati po përshëndetej me mua si asnjëherë tjetër. Të gjithë vinin e nuk po largoheshin. Kjo më bëri shumë përshtypje. Shumë u përmallova, e me të vërtetë, kjo qe xhumaja e fundit për mua dhe për besimtarët”. Tashmë jetimi i dikurshëm kishte mbushur 45 vjetë. Komunistët e mbyllën në burgjet famëkeqe të Shqipërisë. E futën në burg në moshën 45 vjeçare dhe doli nga burgu në moshën 65 vjeçare. 20 vjetë, 4 muaj e 18 ditë, qëndroi i pa thyer e me plotë besim në Zotin e M

Dalin detaje të reja nga gjendja e Fatos Nanos në spital

Image
Ish-kryeministri i Shqipërisë njëherësh lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano ndodhet i shtruar prej disa ditësh në spitalin privat “Hygeia” në Tiranë. Mediat raportojnë se Nano mbi një javë që është paraqitur në spital. Për shkak të gjendjes së tij ai është shtruar në reanimacion ku ka qenë i intubuar. Të njëjtat burime konfirmojnë se gjendja shëndetësore e Fatos Nanos është përmirësuar dhe se tanimë është stabilizuar. Siç dihet, ish-kryeministri 70-vjeçar vuan prej kohësh nga problemet me frymëmarrjen. Ai kaloi një periudhë të vështirë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u shfaq i sëmurë nga problemet në mushkëri, por arriti të rikuperohej. Siç dihet, ish-kryeministri 70-vjeçar vuan prej kohësh nga problemet me frymëmarrjen. Ai kaloi një periudhë të vështirë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u shfaq i sëmurë nga problemet në mushkëri, por arriti të rikuperohej. Fatos Nano është larguar nga politika aktive që prej humbjes së zgjedhjeve të vitit 2

FBI çmonton rrjetin global të kompjuterëve të hakuar, të përdorur në një skemë të madhe mashtrimi

Image
FBI dhe agjencitë evropiane të zbatimit të ligjit , çmontuan një rrjet masiv kompjuterësh të hakuar që ishin përdorur për të mashtruar viktimat e qindra miliona dollarëve, njoftuan agjencitë të martën. Departamenti i Drejtësisë, sekuestroi mbi 8 milionë dollarë kriptovaluta nga hakerët dhe hoqi kodin e tyre keqdashës nga një numër i paspecifikuar kompjuterësh të hakuar në SHBA dhe në mbarë botën. Rreth 200.000 ishin hakeruar në SHBA dhe 700.000 në mbarë botën. Departamenti i Drejtësisë tha se agjencitë e zbatimit të ligjit në Francë, Gjermani, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar ndihmuan në rrëzimin e hakerave. Është hapi më i fundit në një përpjekje më agresive të FBI-së në vitet e fundit, për të synuar mjetet e njohura të hakerimit që lejojnë kriminelët kibernetikë të heqin amerikanët nga miliona dollarë. Qëllimi është të përdoret çdo autoritet ligjor i mundshëm, për ta bërë biznesin më të vështirë për kriminelët kibernetikë, të cilët ende po ndërpresin rregullisht kompanitë amerikane

Fatos Nano prej ditësh në spital, ish-kryeministri drejt përmirësimit

Image
Lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, prej ditësh ndodhet i shtruar në një nga spitalet private në Tiranë. Newsbomb.al mëson se që prej javës së kaluar ish-kryeministri ndodhet në spitalin “Hygeia”. Pas komplikacioneve me frymëmarrjen Nano u dërgua në spital ku dhe përgjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë nën kujdesin e mjekëve në reaminacion. Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se tani gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka dalë nga intubimi dhe niveli i oksigjenit po normalizohet.

Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Image
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Policisë që po e shoqëronin për një konflikt në të cilin ishte përfshirë së bashku me të afërm të tij. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Ç., 23 vjeçe dhe B. B., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në PKK Muriqan, në dalje të vendit, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, me drejtues shtetasin B. B., në çantën me dërgues shtetasin L. Ç. dhe me marrëse 23-vjeçaren, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit. Specialistët për Hetimin e Kr

Të martën e të mërkurën priten reshje dhe erë e fortë, OSSH: Grupe pune për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë

Image
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton për masat e ndërmarra për shkak të motit të keq që pritet në datat 29-30 gusht. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës, që mund të krijohet në rrjetin elektrik, kryesisht në zonën veriore të vendit. Për dy ditët e ardhshme priten reshje, erë e fortë dhe shkarkime atmosferike. OSSH ka grupe pune që do të jenë në gatishmëri të plotë për riparimin e defekteve në kohë reale, dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët. Njoftimi Moti i keq që parashikohet në datat 29-30 gusht, #OSSH vendoset në gatishmëri të plotë Nisur nga parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, ku parashikohen reshje, erë e fortë dhe shkarkime atmosferike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës që mund të krijohet në rrjetin elektrik, kryesisht në zonën veriore të vendit. Me qëllim përballimin e situatës që mund të krijohet, OSSH ka grupe pune që do t

I hodhi granatën dhe e plagosi me armë zjarri pasi nuk pranonte ndarjen, gjykata dënon me 10 vjet burg autorin

Image
Gjykata ka dënuar me 10 vjet burg të riun nga Shkodra, Fadil Likaj, i cili 25 shtator 2021 tentoi të vrasë në Vlorë, studenten K. Z., me të cilën kishte rënë në dashuri. Treshja e gjyqtarëve kanë vendosur të pranojnë kërkesën e Prokurorisë, duke deklaruar fajtor dhe dënuar fillimisht me 17 vjet heqje lirie të riun nga Shkodra. Ky dënim është dhënë për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje të armëve” e municioneve dhe “Përndjekjes”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit është reduktuar në 10 vjet heqje lirie. Por Fadil Likaj po bën orvatje për tu liruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke synuar të shmangë akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë. Fadil Likaj i kishte kërkuar takim vajzës në një lokal në lagjen "28 Nëntori" në Vlorë, pasi nuk pranonte të ndahej dhe donte që të sqaroheshin. Për sqarimin i riu kishte marrë me vete edhe një pistoletë dhe dy granata dore. Pas një sherri me të renë, ai ka hedhur granatën tek k

“2030 për ne është shumë larg”, Abazoviç: Duam të jemi pjesë e BE sa më shpejt të jetë e mundur

Image
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, nga forumi strategjik i Bledit tha se BE duhet të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur, dhe se afati kohor në 2023 është shumë i largët.  “Ne jemi vende euro-optimist, vende të qejfit dhe të diellit, nuk kemi probleme me fqinjët, kemi dhënë rezultate në shtetin ligjor. Por pyetja shtrohet, ne e dimë se çfarë duam, duam të jemi pjesë e BE sa më shpejt të jetë e mundur. Lidershipi i BE e di vetë se çfarë kërkon, nëse kërkojmë zgjerim, është edhe në interes të BE që të integrojë Ballkanin Perëndimor, nëse e shohim në këtë mënyrë por nuk ndryshojmë diçka të jeni i sigurtë që do shkojmë drejt euroskepticizmit. Një palë e tretë mund të ndërhyjë. Pyetja është: Njerëzit janë të integruar në BE, ne nuk kemi punëtorë në vendin tonë se janë aty. Si është e mundur se njerëzit tonë integrohen në BE, dhe shtetet tona jo?! Mos të dukemi si rajon krizash, po që mund të japim ndihmë për zhvillimin e BE. Kjo është pyetja që sh

Të nesërmen parashikohen reshje intensive/ Priten përmbytje, bashkia Shkodër paralajmëron qytetarët!

Image
⛈ Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, duke filluar nga orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme, e martë, 29 gusht e për dy ditët në vijim, pjesa më e madhe e vendit pritet të përfshihet nga reshjet, veçanërisht zona veriperëndimore, ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë, hera - herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Për të menaxhuar situatat që mund të krijohen dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve për çdo rast nevoje, shërbimet e emergjencave të Bashkisë Shkodër do të jenë në gatishmëri për ndërhyrje. Njoftohen banorët se për çdo rast emergjence dhe nevoje për ndihmë në çdo kohë mund të telefononi në numrin e Bashkisë +355676878691.

Shkodrani arrestohet në Morinë, nga Kosova në Shqipëri me dy pistoleta në çantë

Image
Një 26 vjeçar është arrestuar pasi po tentonte të fuste nga Kosova dy pistoleta në Shqipëri. Në pranga ka rënë Ilirjan Skacaj, 26 vjeç, banues në Shkodër Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve me përzgjedhje, për shkak të fluksit të qytetarëve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe krimeve të tjera kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Transcendence”, si rezultat i të cilit u parandalua dhe u godit një tjetër rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Kosova, drejt Shqipërisë. Në kuadër të këtij operacioni, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës, shtetasi I. S., 26 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, 26-vjeçarit i janë gjetur me vete dhe në çantë, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do të trafikoheshin në vendin tonë. Në vij

Shkodër/ I akuzuar nga autoritetet ruse, si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli, vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 59-vjeçari nga Rusia.

Image
PKK Muriqan/Krahas punës në vijim të sezonit turistik, kontrolle dhe verifikime të imtësishme, për të parandaluar hyrjen në vendin tonë, të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Moscow”, i zhvilluar nga shërbimet e PKK Muriqan dhe ato të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës. I akuzuar nga autoritetet ruse, si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli, vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 59-vjeçari nga Rusia. Krahas angazhimit për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan kanë vijuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol T