Të martën e të mërkurën priten reshje dhe erë e fortë, OSSH: Grupe pune për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton për masat e ndërmarra për shkak të motit të keq që pritet në datat 29-30 gusht. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës, që mund të krijohet në rrjetin elektrik, kryesisht në zonën veriore të vendit. Për dy ditët e ardhshme priten reshje, erë e fortë dhe shkarkime atmosferike. OSSH ka grupe pune që do të jenë në gatishmëri të plotë për riparimin e defekteve në kohë reale, dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.
Njoftimi
Moti i keq që parashikohet në datat 29-30 gusht, #OSSH vendoset në gatishmëri të plotë
Nisur nga parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, ku parashikohen reshje, erë e fortë dhe shkarkime atmosferike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës që mund të krijohet në rrjetin elektrik, kryesisht në zonën veriore të vendit.
Me qëllim përballimin e situatës që mund të krijohet, OSSH ka grupe pune që do të jenë në gatishmëri të plotë për riparimin e defekteve në kohë reale dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.
Theksojmë se, grupet e gatishmërisë do të monitorojnë 24-orë rrjetin e shpërndarjes së energjisë , si dhe institucionet me rëndësi të veçantë, sidomos spitalet, hidrovorët dhe të gjithë abonentët pa përjashtim.
OSSH kërkon mirëkuptimin e abonentëve për problemet me furnizimin me energji elektrike që mund të shfaqen gjatë këtyre ditëve, por garanton se impenjimi i punonjësve tanë do të jetë maksimal për eliminimin e çdo avarie në rrjet dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
Për çdo problem në rrjetin elektrik, abonentët mund të telefonojnë në numrat tanë të kontakteve sipas rajoneve.
Comments
Post a Comment