Posts

Showing posts from November, 2024

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sot mbushen 116 vite që nga unifikimi në Kongresin e Manastirit

Image
Sot është dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vite më parë në Kongresin e Manastirit, që u zhvillua nga 14 nëntori deri më 22 të vitit 1908. Në Kongres morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete shqiptare, ku u ra dakord që gjuha shqipe do të bazohej në alfabetin latin me disa ndryshime të shkronjave, duke i adaptuar ato në gjuhën shqiptare. Në Manastir asokohe ishin të pranishëm intelektualë nga të gjitha trojet, pasi qyteti njihej si “vendi i konsujve”. Kryetar i Kongresit ishte Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.Kongresi i Manastirit cilësohet si ngjarja më e rëndësishme për kombin shqiptar në fillimin e shekullit të XX-të, pa u shpallur ende pavarësia. Në Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët kjo është ditë feste, ndërsa në Manastir gjendet Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që përmban 36 gërma. 22 nëntori festë zyrtare Këshilli i Ministrave miratoi një vendim

Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Image
Ju informojme ne lidhje me situaten te territorin e Qarkut Shkoder.  Ne te gjithe territorin gjate nates keni patur ere te forte dhe reshje shiu. Aktualisht vijon ere e forte dhe reshje shiu me intensitet te mesem. • Ne bashkine Shkoder ka reshje me intensitet te mesem dhe ere te forte. Nuk raportohen probleme. • Ne bashkise Malesi e Madhe vijojne reshjet e shiut me intesitet te larte te shorequar me ere te forte, aktualisht tani nuk raportohen probleme. • Nga strukturat MC te Bashkise Vau Dejes informohemi se ka mungese te energjise elektrike ne te gjitha fshatrat Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak mungon plotesisht energjija elektrike. • Ne Bashkine Puke vijon te kete reshje shiu dhe ere e forte.  Deri ne keto momente nuk raportohen probleme.  • Ne territorin e bashkise Fushe Arrez raportohen shkarje guresh dhe dherash ne rruge rurale. • Nga DRV Shkoder informohemi  se qarkullimi vijon pa probleme, firmat mirembajtese jane ne gadishmeri me mjete dhe punetore. • Nga DrUK Lezhe i

Moti i keq/ Probleme me furnizimin me energji në Lezhë. Ende i pezulluar lundrimi në Shëngjin

Image
Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme me furnizimin me energjie elektrike në Lezhë. Bëhet me dije se stuhia ka dëmtuar linjat, duke lënë pa energji disa fshatra në zonën e Zadrimës dhe Ishull-Lezhë. Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë. Ndërkohë edhe lundrimi detar në Shëngjin vijon te jete i pezulluar, pasi dallgëzimi shkon deri në 8 ballë. Po ashtu ka rritje të nivelit të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për përmbytje. Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga emergjencat civile. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme do të shoqërohet me rrebeshe e reshje shiu me intensitet deri të lartë, kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Peshkopi, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe pjesërisht qarku i Vlorës.

“Babi mos më ki merak, mua më njohin të gjithë”/ Prindërit: Martini ka qenë me fletë lavdërimi

Image
“Dua të bëhem si Ronaldo, do të bëhem i famshëm”, ka qenë kjo ëndrra më e madhe e 14-vjeçarit të vrarë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij.Në një rrëfim shumë prekës, nëna dhe babai i 14-vjeçarit, Florina dhe Engjëll Cani kanë treguar për emisionin “Opinion” se çfarë dëshironte të bëhej djali i tyre në të ardhmen. Pyetje: Çfarë nxënësi ishte Martini në shkollë? Engjëll Cani: Martini deri në klasë të 6 ka qenë gjithë 10. Ka qenë me fleta lavdërimi. Ai vazhdoi sportin… Florina Cani: Donte të ndiqte ëndrrën e tij, thoshte “dua të bëhem si Ronaldo”.Engjëll Cani: Thoshte “dua të bëhem si Ronaldo”. Engjëll Cani: Mirë i thoshim ne. E dërgonim në stërvitje, e sillnim, rrinte me shokët. Pyetje: Çfarë ëndrrash kishte Martini? Engjëll Cani: Martini thoshte dua të bëhem si Ronaldo, do të bëhem i famshëm. Më thoshte “babi mos më ki merak, mua më njohin të gjithë”

Vrasja e Klaudio Prendit/ Lala: Polici që ndodhej me të ndoqi autorët, por i humbën gjurmët

Image
Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për ekzekutimin e Klaudio Prengës.Lala tha se atentati ndaj tij kanë qenë ndër më të organizuarit në vitet e fundit dhe se është qëlluar me shtatë plumba nga një pistoletë me silenciator. Gazetarja shpjegoi se Prendi shoqërohej nga disa policë në lokalin ku qëndronte, të cilët e kanë dërguar në spital pas atentatit, ndërkohë që njëri prej tyre i ka ndjekur autorët, por më pas i ka humbur gjurmët e tyre. “Vrasja e Klaudio Prendit, ndër ngjarjet më të organizuara që kanë ndodhur këto vite. Ai ka qëndruar në një lokal. E kanë mbajtur nën vëzhgim deri në momentin që është shkëputur nga punonjësite e policisë. Automjeti dyshohet se ka patur brenda tre persona. Afrohet dhe qëllon shtatë plumba me pistoletë me silenciator. Tre plumba e kanë kapur në kokë dhe trup. Ka qenë i vdekur që në momentin e parë, pavarësisht miqve të tij që kanë tentuar ta çojnë në spital. Një nga punonjësit e policisë ka tentuar ta n

Diplomohen 1320 studentë të " Luigj Gurakuqit", kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Image
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë vit.  Çdo gjë nisi me ekzekutimin e himnit akademik botëror në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, të “pushtuar” nga studentët.  1320 prej tyre kurorëzuan me sukses vitin akademik ‘23 – ‘24 e bashkë me të edhe përpjekjet e mundin e tyre në rrugën drejt dijes. Rektori Tonin Gjuraj,bashkë me urimin për studentët, ka bindjen se ata do të dijnë ta lartësojnë edhe më shumë emrin e këtij universiteti. I pranishëm në Ceremoninë e Diplomimit ishte edhe kryebashkiaku Benet Beci. “Nga sot nis një kapitull i ri i jetës tuaj”, u shpreh ai. Që prej themelimit në vitin 1957, nga Universiteti i Shkodrës janë diplomuar 48 317 studentë.  Ai ofron sot 68 programe studimi në tre ciklet e tij: Bachelor, Master dhe Doktoraturë, me 6 fakultete në përbërje.

Celularë në shkollë/ Kadija: Forcohen kontrollet nga mësuesit kujdestarë

Image
Pas ngjarjes së rëndë të 3 ditëve më parë, siguria në shkolla është kthyer në vemendjen e drejtuesve të institucioneve arsimore. Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore në Shkodër, Brisela Kadija, bën me dije se rregullorja e shkollës është plotësuar me vendimet e fundit që kanë të bëjnë me ndalimin në mënyre kategorike të telefonave në ambjentet shkollore. Në Shkodër janë 9 shkolla të pajisura me oficerë të sigurisë, numër i cili pritet të rritet përgjatë javëve vijuese. Sipas drejtueses arsimore, trekëndëshi prind-nxënës-mësues kërkon më shumë bashkëpunim. Nxënësit në çdo shkollë, duke nisur nga e hëna, do të kenë kontrolle çdo ditë nga mësuesit kujdestarë, ku pajisjet telefonike do të jenë të ndaluara.

Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e tij, reagon Berisha: Vendim i turpshëm, tregoi nivelin e saj mjeran

Image
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi këtë të enjte pasi Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e tij për masat nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.Ai e konsideroi një veprim antikushtetues, ndërsa theksoi se beteja e tij nuk ndalon këtu, por vijon në Gjykatën e Strasburgut. Berisha: Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi. Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë. Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti. Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese. Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët. Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan jo

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për Berishën, pranon pjesërisht kërkesën e tij, shfuqizon ndalimin për të dalë jashtë

Image
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me ankimin e depozituar nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përsa i takon dy masave të para të SPAK, “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit, për të cilat Prokuroria Speciale anashkaloi autorizimin nga Kuvendi. Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e tij duke shfuqizuar masën e SPAK për ndalim të daljes jashtë vendit dhe duke lënë në fuqi masën e detyrimit me paraqitje.Në vendim thuhet se gjykata me shumicë votash, vlerësoi duke iu referuar arsyetimit të gjykatave të zakonshme se masa e dhënë ndaj Berishës “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë. “Duke iu referuar llojit të detyrimit që vendos masa dhe shpeshtësisë së zbatimit të tij (një herë në dy javë), gjykata njëzëri arriti në përfundimin se ajo nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon deputetin të ushtrojë të drejta

Transferohet Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, dosjet Penale dhe Civile do të gjykohen në godinën e ish-Gjykatës së Apelit Shkodër

Image
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër do të transferohet tek godina e ish – Gjykatës së Apelit në Shkodër. Kjo gjykatë nuk do të funksionojë më aty ku ishte, ndërsa lirimi i ambjeneteve është parashikuar që të realizohet në dy faza. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila informon se faza e parë është data 25 nëntor 2024, ku fillon veprimtarinë gjyqësore Dhoma Penale (Seksioni Penal). Të gjitha çështjet penale, që janë aktualisht në shqyrtim, prej datës 25 do të gjykohen në godinën e ish-Gjykatës së Apelit në Shkodër. Ndërsa për fazën e dytë është parashikuar data 2 Dhjetor 2024, ku thuhet se fillon veprimtarinë gjyqësore Dhoma Civile ( Seksioni Civil). “Në godinën e ish-Gjykatës së Apelit Shkodër do të funksionojë normalisht edhe sporteli për kryerjen e veprimeve administrative për të gjithë përdoruesit e gjykatës”, thuhet në njoftimin zyrtar. Orari i shërbimeve do t

Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë në vitin 2022, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për autorin

Image
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burg të përjetshëm për Besnik Pjetrin (Perdeda) i cili në gusht të vitit 2022 vrau me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Grykë Zezë të Lezhës ish-vjehrrin, Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin, Gentian Perjaku. Kështu Apeli ka në fuqi vendim që ishte dhënë më parë nga Gjykata e Lezhës. Motivi i vrasjes në atë kohë dyshohet se u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.Pjetri nuk ishte dakord me ndarjen dhe vazhdimisht debatonte me ish-vjehrrin për këtë çështje. SI NDODHI VRASJA? Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës së datës 29 gusht 2022 pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm. Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka q

Grabitja e 5.4 milionë eurove në Rinas, dënohet me 18 vite burg Talo Çela

Image
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar (GJKKO) ka dënuar me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën për grabitjen e 5.4 milionëve eurove në aeroportin e Rinasit në prill të vitit 2019. Në seancën e kaluar, SPAK kërkoi dënimin me 19 vite burg për vjedhje me armë dhe grup të strukturuar kriminal. Çela rezulton i shpallur në kërkim edhe për disa ngjarje të rënda kriminale. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, që çoi në kapjen e Nuredin Dumanit si dhe personave të tjerë, pjesë e botës së krimit. Ishin dëshmitë e Dumanit që zbardhen një sërë ngjarjesh kriminale, ku ishte i përfshirë dhe Çela. Për grabitjen në Aeroportin e Rinasit në vitin 2019, GJKKO në tetor të vitit të kaluar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal. Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët me 17 vite burg.

Zgjedhjet 2025, PSD pas takimit me Begajn propozon datën 4 Maj

Image
Zëvëndës Kryetari i Partisë Social Demokrate të Shqipërisë Altin Vrioni bashkë me deputetin e Qarkut të Shkodrës Gledis Çeliku kanë përfunduar takimin e me Presidentin Bajram Begaj, për datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin tjetër. Në fund të takimit Vrioni, ka propozuar të diskutohet 4 Maji si data e zgjedhjeve parlamentare 2025.  Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Takimin e parë, Begaj e zhvilloi me krerët e partive të vogla, të cilët kanë propozuar 4 majin si datën më të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve.  Presidenti Bajram Begaj, duhet të shpallë dekretin për datën e zgjedhjeve parlamentare brenda 10 ditëve të para të muajit dhjetor. Sipas ligjit elektoral, Begaj duhet ta dekretojë datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të deputetëve, i cili përkon me 10 shtatorin e vitit 2025. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj, periudhën kohore për zhvillimin e

Reshjet e shiut dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, dalin jashtë funksionit Pediatria dhe Patologjia

Image
Rrebeshi i shirave dhe erërat gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka sjellë disa probleme në rrethin e Pukës. Reshjet kanë dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës, çka ka bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit pas dëmtimit të çatisë. Sakaq, reshjet e dendura në Pukë kanë shkaktuar problematika dhe në disa rrugë, ku ka pasur rrëshqitje të inerteve. Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.

Damian Bekteshi nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë në basketboll

Image
Damian Bekteshi nuk do të jetë më trajner i vllaznisë së basketbollit . Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të basketbollit Vllaznia Në njoftim thuhet se: “Pas ndeshjes së fundit ndaj Teutës, trajneri Damian Bekteshi ka vendosur të tërhiqet nga posti i trajnerit të skuadrës sonë. Ky ka qenë një vendim i marrë nga ana e tij me qëllimin më të mirë për ekipin, dhe ne e respektojmë maksimalisht. Trajneri Bekteshi ka qenë një figurë kyçe për Vllazninë gjatë këtyre tre viteve.” Nën drejtimin e bekteshit ekipi arriti deri në finalet e kampionatit në sezonin e parë.Vitin e shkuar , ai e udhëhoqi skuadrën nga objektivat për mbijetesë deri në gjysmëfinale, ku zhvilluam një betejë të ashpër me Teutën. KB Vllaznia falenderon Damian Bekteshin për përkushtimin, punën e palodhur dhe pasionin që ka treguar për skuadrën ndersa i uron suksese në hapat e tij të ardhshëm.

E akuzoi se e emëruan bandat, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Image
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Ky i fundit është drejtuar me një kallëzim në SPAK, pasi akuzave që Gazment Bardhi hodhi në drejtim të tij nga Kuvendi, duke thënë se u emërua drejtor policie në Shkodër nga bandat.Në GJKKO është hedhur edhe shorti dhe do jetë gjyqtarja Flojera Davidhi që do të shqyrtojë padinë e ish-drejtorit Sulaj.Akuzat në drejtim të Sulajt u hodhën nga Gazment Bardhi në seancën plenare të 12 shtatorit, kur kreu i grupit të PD po zhvillonte një interpelancë me kryeministrin Rama për mbetjet e dyshuara toksike. Bardhi lexoi disa kodet të SkyECC dhe akuzoi se kreun e policisë në Shkodër e zgjodhën bandat në tetor 2023.“Unë po të pyes (i drejtohet Ramës) si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po

Kapet Shqiptari në Mal të Zi me 1 milion euro CASH, i kishte futur në kamionin e mallrave

Image
Rreth 815,000 euro janë sekuestruar gjatë kontrollit të një mjeti transportues me ngarkesë, të drejtuar nga shtetasi shqiptar M. T., në pikën kufitare Bozhaj (Hani i Hotit). Kontrolli është kryer me iniciativë të Prokurorisë Speciale të Shtetit. Gjithashtu, më herët, Drejtoria Doganore, gjatë një kontrolli në të njëjtin vendkalim kufitar dhe tek i njëjti person, kishte gjetur 135,000 euro."Paratë ishin të fshehura në ngarkesë dhe, për shkak të dyshimeve se ato vijnë nga veprimtari kriminale dhe origjina e tyre është fshehur përmes transferimit, është kryer vepra penale e pastrimit të parave. Në shumën totale prej rreth 950,000 euro, i dyshuari është arrestuar dhe prokurori special, pas seancës, i ka caktuar masën e ndalimit deri në 72 orë nga momenti i arrestimit", njofton SDT.

Eliona Kodra Shkreli/ Si mund të luftohet krimi kur uniformave blu ky shtet fasadë nuk i paguan orët shtesë që nga muaji gusht?

Image
𝙋𝙤𝙨𝙩𝙞𝙢𝙞 𝙞 𝙥𝙡𝙤𝙩ë 𝙣ë 𝙁𝙖𝙘𝙚𝙗𝙤𝙤𝙠 𝙞 𝘼𝙣ë𝙩𝙖𝙧𝙚𝙨 𝙨ë 𝙆𝙚𝙨𝙝𝙞𝙡𝙡𝙞𝙩 𝘽𝙖𝙨𝙝𝙠𝙞𝙖𝙠 𝙎𝙝𝙠𝙤𝙙ë𝙧, 𝙀𝙡𝙞𝙤𝙣𝙖 𝙆𝙤𝙙𝙧𝙖 𝙎𝙝𝙠𝙧𝙚𝙡𝙞 Qeveria krekoset për rritje të buxhetit për pagat e vartësve të saj, por në fakt gjithçka është një propagandë e dështuar dhe e shëmtuar mediatike, pasi realiteti është krejt ndryshe. Pasi i shfrytëzon në maksimum punonjësit e administratës shtetërore, nuk u jep atyre ato ç’ka premton publikisht. Një qeveri që nuk respekton vendimet që vetë i merr e ndërkohë ministrat dhe zyrtarët e lartë ‘zhyten’ në luks që kalon edhe kufinjtë e shfrenimit. Krimi në vënd po njeh rritje, bandat nuk marrin më parasysh nëse është ditë apo natë, nëse ka kalimtarë apo jo. Arma shkrepet pa mëshirë dhe larja e hesapeve sot nuk kursen as të pafajshëm. Tashmë edhe të miturit vrasin sepse shkolla është kthyer në një institucion ku ‘ligjin’ e bëjnë nxënësit ndërsa mësuesit janë thjesht zbatues reformash të ministrave të paaftë që mësuesit i

Emergjencat civile, Prefektja Angoni takim me ekspertë zviceranë

Image
Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni , zhvilloi një takim me ekspertë të Njësisë së Zbatimit të Projektit për Vlerësimin e Dëmtimeve në Ndërtesa, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Instituti i Ndërtimit Në takimi ishin të pranishëm Christian Ubertini, Rikard Luka dhe Stephanie Amstutz, si dhe përfaqësues të AKMC-së, Megi Zaganjori dhe Alexandra Kappeler, Menaxhere Programi pranë Ndihmës Humanitare Zvicerane. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Bashkia Shkodër. Diskutimet u përqendruan te roli koordinues i Prefekturës në menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave civile, si dhe te mundësitë për zhvillimin e projekteve në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore, me fokus të veçantë te tërmetet. “Ky takim është një hap i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe për të ndarë përvoja të vyera dhe mbi nevojat në menaxhimin e emergjencave. Ky takim u zhvillua në kuadër të Projektit për Vlerësimin e Dëmtim

Reshje të dendura në vend/Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes kërkon rritjen e gatishmërisë së emergjencave civile

Image
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë thirrje për të rritur gatishmërinë e strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile. Sipas AKMC vendi ynë pritet të ketë reshje të dendura gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të vendit. Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e e

Jozefina Topalli me shqiptarët në New York: Vota e diasporës shpëton Shqipërinë nga zbrazja

Image
Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ndodhet në New York, ku zhvilloi takime intensive me shqiptarët. Në Kishën e Zojës Shkodër në New York, Topalli shprehu brengën e largimit të shqiptarëve nga vendlindja dhe domosdoshmërinë për votën e emigrantëve si mundesia kyçe, që Shqiperia ka sipas saj, për të mos rrëshkitur drejt zbrazjes së parikuperueshme. Topalli preku plagën e shoqërisë shqiptare sot, teksa tha se “shkollat po boshatisen, ekonomia po dobësohet. Familjet po ndahen, dhe shpirti i bashkësisë sonë po copëtohet. Na duhet të ndërtojmë një vend ku shpresa dhe mundësitë të jenë të pranishme për të gjithë. Për këtë na duhet ndihma juaj”. Fjala e plotë nga Jozefina Topalli Pavarësisht ku jetojmë, lidhjet tona janë të pathyeshme. Ju e dini se, sot jemi përballë një prej sfidave më të mëdha të kohës sonë, largimi i të rinjve dhe i njerëzve nga Shqipëria, si ne nje eksod gati biblik. Në çdo lagje, në çdo fshat, e ndjejmë boshllëkun që po lë kjo ikje. Nuk është thj

Pasi krijoi Drejtorinë e Anti-Korrupsionit, Rama emëron dhe drejtorin e saj

Image
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Insidor Rexhepin si drejtor të Drejtorisë së Përgjithshme Anti-Korrupsion, e cila ndryshe njihet si “DPAK Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, teksa Insidor Rexhepi më parë ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPA. Kujtojmë se Drejtoria e Përgjithshme Anti-Korrupsion është në varësi të Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe u krijua me një vendim të Këshillit të Ministrave më 26 Qershor, teksa tashmë është emëruar dhe drejtori i saj. Sipas vendimit, misioni i DPAK-ut (i ngjashëm me emrin e SPAK-ut) është “të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës shtetërore/entet publike/shoqëritë tregtare me kapital shtetëror”. Pra me pak fjalë, DPAK-u do të luftojë korrupsionin paralaleshit me SPAK-un, teksa Rama kujtohet për luftën kundër korrupsionit pas 11 vitesh keqqeverisje, ku në çdo raport del me nivel rekord ko

“Gzo në Shkodër”/ Smaja: Aktivitete çdo ditë, koncerte çdo fundjavë

Image
25 këngëtarët më të mirë në vend, aktorë, letrarë e piktorë do të bëhën pjesë e atmosferës në Shkodër.  Bashkia e këtij qyteti ka nisur përgatitjet për një dhjetor të papërsëritshëm. Koncertet do të shtrihen përgjatë çdo fundjave.  Sheshet kryesore, pedonalja, teatri, galeritë e muzetë do të jenë pjesë e “Gzo në Shkodër”. Shkodra ka vënd për cdo grumoshë, duke nisur nga fëmijët me këndet e lojrave të instaluara në pedonale, artdashësit e deri tek fanatikët e orëve të vona.

GJKKO sekuestron 2 vila luksoze në emër të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj te Kodra e Diellit

Image
Me kërkesën e SPAK, gjykata e posacme vendosi sekuestro mbi dy vila luksoze në zonën e Kodrës së Diellit në pronësi të deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kryemadji dhe nenës së saj Fatimes. Vilat janë ne rezidencën Kodra e Diellit dhe ne total sipërfaqja e tyre është mbi 600 metra katrorë. Njëra nga objektet është ne pronësi të deputetes ndërsa vila e dytë në pronësi të nënës së saj fatimt Kryemadhi. Nga hetimet e SPAK ka dyshime të arsyeshme se pasuritë janë blerë me para të pajustikuara dhe për këtë arsye është vendosur sekuestro.

Zona muzeale e Gjuhadolit, ish/ zëvendësministri Çuni: Fasadat po shkatërrohen, të veprojnë autoritetet sipas ligjit

Image
Rreth 15 ndërtesa karakteristike qindra vjeçare të cilat po shkatërrohen, janë evidentuar në zonën muzeale të “Gjuhadolit” në qytetin e Shkodrës. Ish- zëvëndës ministri i Kulturës, Zef Çuni thotë se mosmarrëveshjet mes pushtetit vendor dhe pronarëve kanë prodhuar një ngërç që pengon rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e tyre. Në këto kushte, në bazë të ligjit, autoritetet duhet t’i kërkojnë pronarit të rikonstruktojë objektin ose shteti duhet të kryejë shpenzimet dhe t’i vendosë barrë në hipotekë për banorët. Zona muzeale e Gjuhadolit mban peshën më të madhe të gjallërisë ,veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, ndaj ndërhyrja është emergjente, pasi rreziku është i vazhdueshëm për kalimtarët.

Zbardhen 2 raste të vjedhjes në Shkodër, arrestohet autori

Image
Shkodër  Zbardhen 2 raste të vjedhjes të kryera ditën e djeshme.   Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi G. B., 23 vjeç, banues në Shkodër.  Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbradhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., me precedent kriminal për vjedhje dhe shitje të lëndëve narkotike.      Ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur me thyerje, një shumë parash, pije alkoolike dhe një kamer sigurie, në një qebaptore në lagjen “Vasil Shanto”, si dhe një shumë parash në një lokal, në të njëjtën lagje.     Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 23-vjeçarit, një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me kamerën e sigurisë të vjedhur dhe një pjesë të parave të vjedhura.      Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së

Masakra e Dobraçit/ AMP ndalon 4 punonjës policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre”

Image
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar  Urdhërat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj 4 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre “ pasi nuk kanë rrespektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes. ➡️ Inspektor Blerim Kurmekaj dhe Viktor Logu përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.   ➡️ Inspektor Julian Sterkaj dhe Marta Martini përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.  Urdhëri i ndalimit vjen pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP – së, në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udh

Manastirliu: Plan Veprimi për parandalimin e çdo forme të dhunës dhe rritjen e sigurisë në shkolla

Image
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një takim me përfaqësues të Ministrive, drejtues të institucioneve qendrore dhe vendore, prindër, mësues dhe partner ndërkombëtarë, theksoi se fuqizimi i sigurisë në shkolla përmes mekanizmave që parandalojnë dhunën, mbetet prioritet i MAS. “Siguria e fëmijëve është prioriteti ynë absolut dhe fuqizimi i mekanizmave të parandalimit ndaj çdo forme dhune brenda apo jashtë shkolle, mbetet angazhimi ynë i përbashkët. Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë është një kambanë e fortë e cila kërkon forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes trinomit mësues – prindër – nxënës; një qasje të re në kurrikulën e edukimit qytetar, ligjor, mediatik dhe digjital në gjithë ciklin e arsimit, duke adresuar sfidat e kohës që jetojmë dhe zhvillimin teknologjik dhe social”, u shpreh Manastirliu në postimin në facebook. Në takimin e posaçëm me përfaqësues të Ministrive, drejtues të institucioneve qendrore dhe vendore, prindër e mësues, organizata të sho

Vrasja e 14-vjeçarit, Rama hedh në diskutim publik dy propozime: Të mbyllim plotësisht TIK TOK e Snapchat, apo të vendosim filtra

Image
Dy ditë pas vrasjes së 14 vjeçarit, Kryeministri Edi Rama hedh në diskutim publik dy propozime. “Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen e plotë të Tik Tok apo Snapchat. Dilemën do e hedhim për diskutim të gjerë në komunitetin e prindërve. Do të angazhohen të gjitha shkollat.”

"Mori një plumb në bark dhe një në dorë"/ Gazetarja: Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit, është verifikuar dhe nga policia

Image
Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se i shumëkërkuari Ibrahim Lici, ka qenë prezent në masakrën me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës. E ftuar në “Now me Erla Mëhilli”, ajo tha Ibrahim Lici është plagosur me dy plumba mesditën e 30 tetorit 2024 dhe është mjekuar në një spital në Tiranë. “Përfundimisht ai person ka qenë Ibrahim Lici. Kjo është verifikuar, është pranuar nga policia. Ai ka marr dy plumba, një në dorë e një në bark dhe në atë moment që ne e kemi parë në video është transportuar për në Tiranë ku ka marrë mjekim. Kjo gjë dihet nga ana e policisë. Është futur në dosjen hetimore dhe po punohet për të parë kush e ka marr, kush e ka sjellë dhe pse ka qenë aty. Që është i rëndësishëm ky fakt është.",- tha gazetarja. Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e n

Vrasja e Prendit/ Gazetarja: Para 5 ditësh u konfliktua me rivalët e Vis Martinajt, u godit me tytën e pistoletës

Image
Gazetarja Anduena Llabani ishte këtë të martë e ftuar në Euronews Albania ku ka dhënë më tepër detaje rreth vrasjes së 28-vjeçarit Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fani Prendi.Sipas saj ka të dhëna se Prendi ka qenë i shoqëruar nga dy efektivë të policisë në momentin e ekzekutimit të tij. Gjithashtu, gazetarja Anduena Llabani deklaroi se rreth 4-5 ditë më parë, viktima ishte konfliktuar me disa persona, të cilët njihen si rivalë të Ervis Martinajt dhe e kishin goditur me tytën e pistoletës. “Lokali ku unë qendroja bashkë me një pjesë të stafit tim, ishte ngjitur me lokalin ku qendronte viktima. Faktikisht në atë zonë ka shumë makina dhe patrulla policie të cilat kontrollojnë rrugën dhe vendosen edhe gjoba madje sepse aty shpesh parkojnë në mënyrë të gabuar. Vetëm 10 minuta para se të ndodhte ngjarja ne jemi larguar. Si tha profesor Ervini, ka të dhëna se ai ka qenë me dy përfaqësues të uniformave blu. Ka një arsye se përse ka qenë i shoqëruar nbga efektivë policie. Klajdi është për

Mjeshtri i instrumenteve të bjeshkëve/Rapsodi tregton dhe riparon veglat muzikore

Image
Ky është Rexh Mehmeti nga fshati Reç i Malësisë së Madhe. Ai ka një jetë që ia ka dedikuar instrumentave të bjeshkëve të malësisë Rexhën e ndesh çdo ditë pranë shkollës së muzikës “Prenk Jakova” ku riparon veglat muzikore, por edhe i tregton. 62 -vjeçari thotë se intersi për këto instrumenta është rritur gjatë viteve të fundit. Krahas punimeve të tyre, Rexha është edhe rapsod, ku prej shumë vitesh është pjesë e aktiviteteve të ndryshme. Rexh Mehmeti apelon që institucionet të kenë një vëmendje më të shtuar rreth ruajtjes së traditës dhe përcjelljes tek të rinjtë.

Garantimi i rendit dhe sigurisë në Shkodër/ Kryebashkiaku Beci takim me Drejtorin e sapoemëruar të policisë Fatmir Lleshaj

Image
Shkruan në Facebook Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci Pata kënaqësinë të prisja sot në zyrë Drejtorin e ri të Policisë Shkodër, Drejtuesin e Parë, Fatmir Lleshaj. E urova për detyrën dhe i ofrova mbështetjen time maksimale në përmbushjen e misionit të rëndësishëm të garantimit të rendit e sigurisë banorëve të Shkodrës.