E akuzoi se e emëruan bandat, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Ky i fundit është drejtuar me një kallëzim në SPAK, pasi akuzave që Gazment Bardhi hodhi në drejtim të tij nga Kuvendi, duke thënë se u emërua drejtor policie në Shkodër nga bandat.Në GJKKO është hedhur edhe shorti dhe do jetë gjyqtarja Flojera Davidhi që do të shqyrtojë padinë e ish-drejtorit Sulaj.Akuzat në drejtim të Sulajt u hodhën nga Gazment Bardhi në seancën plenare të 12 shtatorit, kur kreu i grupit të PD po zhvillonte një interpelancë me kryeministrin Rama për mbetjet e dyshuara toksike. Bardhi lexoi disa kodet të SkyECC dhe akuzoi se kreun e policisë në Shkodër e zgjodhën bandat në tetor 2023.“Unë po të pyes (i drejtohet Ramës) si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën.
Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”, deklaroi Bardhi në muajin shtator.
Por, si Sulaj edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hodhën poshtë akuzat duke thënë se bisedat në SkyECC i përkasin vitit 2021, ndërkohë që Edmond Sulaj u emërua në krye të Policisë së Shkodrës në tetor 2023. Ky i fundit tashmë nuk e drejton më Policinë e Shkodrës pas garës që u zhvillua për drejtorët e policive në gjithë vendin. Aktualisht kjo drejtori ka në krye Fatmir Lleshajn.
Comments
Post a Comment