Posts

Showing posts from March, 2024

Zgjedhjet në Turqi/ Opozita shpall fitoren, Erdogan pranon humbjen: Nuk është fundi jonë!

Image
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka marrë një goditje të rëndë në zgjedhjet lokale kombëtare që u mbajtën këtë të dielë. Teksa janë numëruar më shumë se gjysmat e votave, opozita është duke fituar në Stamboll, Ankara dhe disa prej qyteve kryesore në vend. Turqit rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen. Erdogan dështon kështu për herë të dytë të fitojë qytetin ku u rrit dhe u zgjodh kryebashkiak, duke i dhënë një goditje popullaritetit të tij në mandatin e tretë presidencial. Kur janë numëruar 79.77 % e kutive të votimit në Stamboll, qyteti më i madh i Evropës me më shumë se 16 milionë banorë, Imamoglu, që e fitoi për herë të parë qytetin në 2019-ën, kishte 50.53 për qind mbështetje krahasuar me 40.73 për qind për sfiduesin e AKP-së Murat Kurum, një biznesmen dhe ish-ministër në qeverinë e presidentit Erdogan. Mbështetësit e opozitës në Stamboll, u mblodhën jashtë  

Të bësh art me baltë/ Gratë në zonat rurale në Shqipëri po përpiqen të ngjallin traditat e së shkuarës

Image
Në Shqipëri gratë në zonat rurale po përpiqen gjithnjë e më shumë të ngjallin traditat e së shkuarës. Jana Kukaj në zonën e Zadrimës në Lezhë, me punimet e saj në qeramikë, po rikthen në vëmendje trashëgiminë kulturore dhe artistike të krahinës. Në dy dekada ajo ka arritur të ndërtojë një shtrat të sigurt për vete dhe familjen, bazuar në më të mirën e të parëve të saj.Të bësh art me baltën. Me mendjen zemrën dhe duart e saj Jana Kukaj, në fshatin Krajen të qytetit të Lezhës, ka ngritur atë që ajo e quan tempullin e saj të pasionit, një punishte qeramike. E rritur në zemër të zonës së Zadrimës, ajo përcjell gjithë pasurinë e çmuar që i ka ofruar tradita familjare, përmes gjyshes dhe nënës. Në dy dekada Jana ka përshkuar një rrugë emocionesh dhe ndjesish, tejet të veçantë. Boshti i funksionimit të saj është dëshira për atë që bën. "Mjafton të kesh pasionin dhe rritesh vetë gradualisht. Unë jam rritur më veshjen e gjyshes të vjehrrës. Jam e rrethuar me traditën e tezgjahu