Posts

Showing posts from July, 2024

Zjarri i frikshëm në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Histori banale ajo se ngjarja lidhet me ndërtimet

Image
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka folur lidhur me zjarret e rëna përgjatë ditëve të fundit në zonën e Shëngjinit. Në një prononcim të shkurtër për “Ora News”, Ndreu u shpreh se ndezja e pishave ka qenë situata më e vështirë që kaluan, duke theksuar se pas këtyre flakëve fshihet dora kriminale e dikujt. Ai vlerësoi se është një fat i madh që nuk kishte dëmtime në njerëz, teksa më tej bëri me dije se të gjithë qytetarët dhe turistët të cilët u evakuuan janë rikthyer.  “Nga ora 2 e natës deri në 4 të mëngjesit janë shuar katër vatra zjarri në 4 fshatra të ndryshëm. Është e habitshme se si mund të shpërthejnë në 2 të natës vatra zjarri pa ndihmën e dikujt. Ndezja e pishave ka qenë situata më e vështirë që kaluam këto ditë, dhe situata mund të shkaktonte panik edhe tek vetë forcat që u angazhuan për shuarjen e këtyre zjarreve” , tha ai duke i cilësuar më tej si histori banale se zjarret kanë lidhjr me interesat e bizneseve të ndërtimit në zonë.

"S’ma merr dot jetën ti"/ E dashura e Amarildo Nikollit “i shpall luftë" Nuredin Dumanit:

Image
E dashura e Amarildo Nikollit, Giovanna Nikolli, ka reaguar sërish duke i shpallur “luftë” kështu hapur Nuredin Dumanit, i cili ditë më parë dyshohet se i vendosi tritol në derën e shtëpisë. Përmes një video të publikuar në “TikTok”, Giovanna thotë se nuk do të ndalet derisa të dalë e vërteta. "Nuk ma merr jetën një Nuredin, harrojeni kam me luftu deri ditën që të mbyll sytë. Ka për të dalë e drejta herët a vonë",  thotë ajo. Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e së dielës, 14 korrik, ndërsa kur u pyetën nga hetuesit lidhur me ngjarjen, të dyja kanë mohuar çdo gjë, si dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd. Nga shpërthimi i tritolit ku shënjestra ishte Giovanna dhe motra e saj, Alda, fatkeqësisht u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. Pas kësaj ngjarje ajo akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin si autorin e vendosjes së tritolit,

Ndalohet në Dubai “i forti i Niklës”, Marklen Haka

Image
Marklen Haka, i njohur si anëtari i “Bandës së Niklës” është ndaluar këtë të mërkurë në Dubai. Sipas informacioneve paraprake mësohet se Haka është ndaluar nga autoritetet arabe pas urdhrit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria ndaj tij, në kuadër të operacionit “Revanshi”. Marklen Haka ose i njohur ndryshe edhe si “i forti i Niklës” nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai i ka shpëtuar disa antentateve, ku më i fundit iu bë më 9 qershor 2022 ku dhe mbeti i plagosur rëndë. Hakës ju bë atentat dhe në vitin 2019, në shtëpinë e tij, ku autorët qëlluan me tre armë njëkohësisht dhe shkrehën më shumë se 85 plumba. I riu nga Nikla mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua te Spitali i Traumës, ndërsa halla e tij mbeti e vdekur. Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash.

Temperaturat e larta ulin prodhimin e energjisë në vend

Image
Thatësira dhe temperaturat e larta që vendi ynë që po kalon kanë bërë që në gjysmën e parë të vitit të prodhohet më pak energji. Nga të gjitha burimet gjeneruese në vend, në periudhën janar-qershor u prodhuan rreth 4.3 mln MWh nga rreth 5 mln MWh në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu rënie. Janë hidrocentralet private ato të cilat kontribuuan më shumë në prodhimin e energjisë totale.  “Arsyeja kryesore që është ulur prodhimi janë reshjet e pakta është ulur niveli në kaskadë. Privati për herë të parë ka prodhuar energji më shumë sesa KESH. Jemi në kuotat 51 me 49% dhe normalisht kushtet atmosferike janë arsyet kryesore”, thotë për A2 CNN Azmer Duleviç, ekspert energjie. Edhe fotovoltaikët po luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë. ERE bën të ditur se sasia e prodhuar nga këto struktura është rritur ndjeshëm. Centralet fotovoltaike prodhuan rreth 34 mijë MWh, impiantet në treg të lirë 21 mijë MWh. Është vënia në punë e centralit të Karavastasë që

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Ligji i ri Policisë së Shtetit do na mundësojë realizimin e një reforme të thellë

Image
Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot Ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha, në një ceremoni të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme. Hoxha tha se një pjesë e konsiderueshme e karrierës së tij lidhet ngushtësisht me detyra në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, fillimisht si punonjës, drejtues e tashmë titullar, çka rrit ndjenjën e përgjegjësisë për këtë detyrë. Ai listoi disa prioritete si Ministër i Brendshëm, duke nisur nga reformimi gjithëpërfshirës në zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit, zhvillimin teknologjik për të parandaluar ngjarjet kriminale e rritur sigurinë publike, apo përmirësimin e sjelljes dhe etikën e trupës policore në raport me qytetarët. “Ligji i ri Policisë së Shtetit do na mundësojë realizimin e një reforme të thellë në një ristrukturim dhe efikasitet për shërbimet e policisë, në kontrollin e territorit” , tha Hoxha.

Paloka: Rama ndjek strategjitë e Enver Hoxhës, ministrat e rinj u emëruan nga bandat

Image
Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka u shpreh se regjimi i Ramës po ngjan gjithmonë e më shumë me regjimin e Enver Hoxhës. Paloka tha gjithashtu se ministrat e ri të qeverisë Rama u vendosën pikërisht nga bandat dhe jo nga vetë Rama. “Regjimi i Ramës po i ngjan gjithmonë e më shumë me regjimin e Enver Hoxhës. E gjithë strategjia e Ramës është një një kopjim groteks i gjithë stategjisë që përdori Enver Hoxha për 50 vite në Shqipëri. Cila ishte kjo strategji? Shkurt po i referohem se të gjithë shqiptarët e njohin ate histori. Çfarë bënte diktatori? U lidh me Rusine, u lidh me Jugosllavine , u lidh me Kinën, u prish me Rusinë, u prish me Jugosllavinë, u prish meKinën. Pas cdo prisje gjente nje grup armiqësor për ti lene fajin. Pas disa kohësh u shkatërua ekonomia, ushtria e me radhe, e pasi u shkatërruan këto ai filloi gjente grupe armiqsore për ti vënë fajin përse u shkatërrua ekonomia, ushtria e me rradhe. Pra kjo ka qënë strategjia e Enverit që zgjati 50 vjet. Atëhere Enve

Fluks vizitash në Velipojë, Vocaj: Paraqiten 80-150 raste në ditë, nuk kemi mungesë medikamentesh

Image
Temperaturat e larta kanë sjellë fluks të lartë vizitash në qendrat shëndetësore. Temperaturat janë reflektuar tek ata me problematika nga më të shumtat, nga dehidratimi e deri tek problemet respiratore. Qendra Shëndetësore Verore e Velipojës ka numrin më të lartë të pushuesve të paraqitur pranë kësaj pike, si dhe po përballon fluksin e vizitave në 24 orë. Sipas infermieres Vocaj,  pranë kësaj qendre shëndetësore paraqiten 80-150 raste në ditë, teksa thotë se nuk ka mungesë të asnjë prej medikamenteve. Qendrat shëndetësore verore këtë sezon veror janë të përforcuara edhe me shërbimin e urgjencës në territor, me rrjetin e autoambulancave të shpërndaranë zonat bregdetare dhe në ato me fluks të lartë turistësh.

Qëlloi me armë në drejtim të një lokali në Kurbin dhe u fsheh në parcelat me misër, RENEA në kërkim të të riut

Image
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kurbin, ku një i ri ka qëlluar me armë drejt një lokali dhe më pas është arratisur. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Gentjan Markaj, 33 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Fatjon Stakaj.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me grupin hetimor. Autori i dyshuar, shtetasi G. M., sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe në ndihmë janë nisur menjëherë Forcat Speciale Renea dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

"Shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës", Vokshi: Mungesë ilaçesh dhe barna të skaduar, kush mban përgjegjësi për këto skandale?

Image
Deputetja e PD, Albana Vokshi denoncoi gjatë një deklarate për mediat se shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës. Sipas saj, pacientët jo vetëm nuk arrijnë të marrin shëndetësi falas, por nuk marrin as shërbim shëndetësor në pjesën më të madhe. “Sektori i Shëndetësisë është i nënfinancuar, dhe ai buxhet shkon kryesisht në 4 koncesionet e panevojshme, abuzive e korruptivë që në total shkojnë rreth 450 mln Euro”, tha Vokshi.“Raporti i KLSH, thotë se shpenzimet financiare nga buxhetiiI shtetit për trajtimin e sëmundjeve tumorale, nuk janë rritur, por janë mbajtur pothuajse të pandryshueshme, ndërkohë që numri i pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar me sëmundje tumorale është në rritje. Ka një bashkëpunim mes qeveritarëve, drejtuesve të sektorit shëndetësor në publik dhe atij privat të qëllimshëm të mos vënë në funksion pajisje e aparatura që pacientët të orientohen në privat e të ndajnë fitimin. Kush mban sot përgjegjësi për mungesën e medikamenteve? Për mungesën e k

Krisje te Vllaznia, Tefik Osmani drejt largimit. Zbulohen prapaskenat e orëve të fundit

Image
Lëvizje e papritur te Vllaznia. Nga burime të “Panorama Sport” mësohet se drejtori sportiv i kësaj skuadre, Tefik Osmani, është shumë pranë largimit. Gjatë këtyre ditëve pritet të mësohen më shumë detaje, apo edhe zyrtarizimi i largimit të Osmanit nga klubi kuqeblu, të cilit ai iu bashkua nëntorin e vitit të kaluar. Do të ishte një lëvizje e befasishme kjo në këtë moment, kur skuadra është në përgatitjet finale për sezonin e ri. Arsyeja që ka sjellë këtë situatë nuk është ende e qartë, por burimet e gazetës bëjnë me dije se shkak është bërë mosaktivizimi i një lojtari në ndeshjen e fundit miqësore që Vllaznia luajti me Burrelin në “Loro Boriçi”. Dhe nëse vërtet kjo është arsyeja, do të ishte vërtet absurde. Nuk dihet, nëse kjo situatë prek edhe trajnerin Tomas Brdariç, apo jo. Ndoshta te klubi shkodran mund të ketë pasur ndonjë pakënaqësi pas humbjes 0-4 në shtëpi me Valurin në Ligën e Konferencës, që solli edhe eliminimin e skuadrës nga kompeticionet europiane, por largimi i drejtorit

Megaoperacioni i SPAK në tre qytete, zbardhen emrat e të arrestuarve; mes tyre dyshohet edhe i shumëkërkuari Talo Çela

Image
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer një megaoperacion në tre qytete të vendit pasi janë firmosur disa urdhërarreste pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet në Sky Ecc. Operacioni është vazhdim i  “Plumbit të artë” , pasi janë zbardhur disa vrasje të ndodhura në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Elbasanin. Ndërkohë mes personave që janë firmosur urdhërarreste, ka edhe efektivë të policisë dhe ish-zyrtarë të drejtësisë. Sipas mediave po flitet se mes të arrestuarve është edhe  Talo Çela . Nga operacioni i SPAK-ut kanë përfunduar në pranga:  Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami, Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja Po ashtu raportohet se masë sigurie

Mbeti i plagosur nga përplasja me armë pranë shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës liron nga burgu Agron Pukën, lihet në arrest shtëpie

Image
Gjykata e Lezhës ka liruar  nga qelia Agron Pukën i cili 4 muaj më parë mbeti i plagosur nga përplasje me armë zjarri pranë një shkollë në Rrilë. Puka akuzohet për armbajtje pa leje dhe gjuatje me arme në kushtet e vetëmbrojtjes. Ndërkohë Gjykata ka ndryshuar mësën e sigurisë ndaj Pukës duke e lënë në arrest shtëpie.Vendimi u dha nga gjyqtari Lirim Bulica me dakortësim me prokuroren Irena Sufja me argumentin se ai ka probleme shëndetësore dhe nuk të qendroj në burg.  Ngjarja u regjistrua më 6 mars të këtij viti ndërsa Agron Puka u plagos pasi persona të armatosur qëlluan në drejtim të tij pasi ai la fëmijët në shkollë. ë deklaratën e tij para policisë, 54-vjeçari Puka tha se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre persona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë.  Tre autorët e atentatit, Vincens Tuku, Amarildo Koka dhe Kevin Ndoka që qëlluan me armë zjarri drejt makinës së 54-vjeçair janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Autorët akuzohen pë veprat penale “Vrasja me dashje”, mb

Ndalohet në Muriqan 61-vjeçari nga Lezha i akuzuar për kundërshtim i punonjësit të policisë theu masën e sigurisë së gjykatës

Image
Policia Kufitare e Muriqanit ndaloi shtetasin P. M., 61 vjeç, banues në Lezhë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte  caktuar Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Ndalohet 37-vjeçari, Gjykata e Apelit Shkodër i kishte caktuar "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike

Image
Sektori për Hetimin e Narkotikëve, i DVP Shkodër, ndaloi shtetasin B. M., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Parandalohet katastrofa, përmirësohet situata nga zjarret në Shëngjin, zjarrfikësit ende në aksion për mospërhapjen e flakëve

Image
Pas kaosit dhe rrezikut të madh që kaloi dje Shëngjini për shkak të zjarreve masive, duket se sot situata është vënë nën kontroll.Mjetet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme. Dy vatrat e mëdha, ajo e Ranës së Hedhur dhe ajo pranë Portit të Shëngjinit kanë ulur intensitetin. Aktualisht po punohet me forca të shumta për të parandaluar mospërhapjen e zjarreve si shkak i erës.

Regjistrimet në gjimnazin “Kolë Idromeno”, Jahiqi: Koha e pjesshme drejt plotësimit të kuotave

Image
Gjimnazi i vetëm me kohë të pjesshme në Shkodër, “Kolë Idromeno” është drejt mbylljes së aplikimeve për klasat e 10-ta. Sipas drejtorit Gazmir Jahiqi , nga 55 kuota që ofrohen aktualisht janë regjistruar 47 nxënës. Ndryshe paraqitet situata tek gjimnazi me kohë të plotë, ku aktualisht janë regjistruar vetëm 5 nxënës duke rrezikuar çeljen e klasës së 10-të. Për të çelur një klasë të dhjetë duhet të jenë të regjistruar të paktën 15 nxënës.

Elisa Spiropali zgjidhet Kryetare e Kuvendit me 75 vota pro dhe 4 kundër

Image
Me 75 vota pro dhe 4 kundër, Elisa Spiropali është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Votimi për Spiropalin është zhvilluar me elektronikë, në pamundësi për tu zhvilluar me kuti, për shkak të kaosit që përfshiu sallën e Kuvendit. Pasi është votuar si Kryeparlamentare, Spiropali ka mbajtur një fjalim, ndërsa deputetët e opozitës kanë vijuar të godasin tavolinat.

Flakët e zjarrit rrethojnë restorantet në Shëngjin, dëgjohen shpërthime municionesh, plagoset një efektiv

Image
Situatë alarmante është ajo që paraqitet në Shëngjin për shkak të flakëve të zjarrit të cilat po përhapen “frikshëm”. Pavarëissht se prej orësh forca të shumta të zjarrfikëseve po “luftojnë” me flakët e zjarrit ato po përhapen me shpejtësi duke djegur kështu gjithçka që u del para. Burime për mediat bëjnë me dije se aktualisht flakët po rrezikojnë një prej resorteve në atë zonë. Mësohet se zjarri ka përfshirë rrethimin resortit "Inheritor resort", i cili ndodhet në zonën e Ranës së Hedhur, duke djegur kështu çadrat e pozicionuara në atë perimetër. Gjithashtu, sipas asaj që po raportohet nga Shëngjini në zonë janë dëgjuar edhe shpërthime municionesh. Sakaq, një efektiv i zjarrfikëses ka mbetur i plagosur teksa po punonte për shuarjen e flakëve. Ai është rrezuar dhe ka thyer krahu. Flakët që ranë në Malin e Shëngjinit pasditen e 28 korrikut u riaktivizuan sërish pasditen e djeshme. Pavarësisht që ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e menjëhershme, era e fortë e përhapi me shpejtësi

NGA SHKODRA BLOG/ KUSH PO VENDOS TRITOL NË SHKODËR?

Image
Ngjarjet e shpërthimeve me tritol në Shkodër kanë rikthyer sërish në vemendje situatën e rendit dhe sigurisë në qytet. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës nga fillimi i vitit 2024 janë shënuar 6 shpërthime me lëndë plasëse.Tritoli në derën e banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj në Prill të vitit 2024 do të nistë vazhdën e ngjarjeve të tjera me tritol.  Vetë i shënjestruari nuk i ka mohuar për asnjë moment se kërcënimi të mos i vinte për shkak të detyrës, pasi ai në dëshminë e tij, po ashtu siç edhe gruaja e tij, i kanë qëndruar versionit se nuk kanë asnjë problem tjetër në jetën e tyre, ndaj edhe të gjitha hetimet dhe versionet janë ngritur në pistën e ushtrimit të detyrës nga ana e gjyqtarit Sterkaj.Mëngjesin e 24 Majit një sasi tritoli u vendos në ambientet e jashtme të një hoteli në Razëm.Por pronari i lokalit reagoi duke thënë se shpërthimi nuk kishte lidhje me pronën e tij dhe me familjen e tij, sepse sipas tij lënda plasëse ishte vendos

Nuk ka qetësi, tjetër shpërthim me tritol, lënda plasëse u vendos në taracën e një lokali në Velipojë

Image
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 03:45, në fshatin "Rrjoll", Velipojë, në taracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është  hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Arben Ahmetaj i trembur nga Zvicra: Më erdhën te dera dhe më kërcënuan, më degjeneruan në ashensor

Image
Arben Ahmetaj është rikthyer në një intervistë të dytë për “Çim Peka live”, në Syri Tv. Ai është shprehur se ai dhe familja e tij janë duke përjetuar momente shumë të vështira. Ai e ka nisur intervistën e tij të dytë me akuza duke thënë se SPAK e sulmob me urdhër të Kryeministrit Edu Rama. Po ashtu, ish-ministri është shprehur i shqetësuar se disa persona janë parë pranë shtëpisë së tij dhe e kanë fotografuar. Ai ka treguar disa raste, teksa tha se njëri me të cilin kishte qëlluar në ashensor e kishte sharë dhe ofenduar. “Ditët e mia dhe të familjes sime janë shumë të vështira. Në të gjithë dimensionet janë ditë të vështira në çdo aspekt që do më pyesni. Pas sulmeve të fundi të SPAK me urdhër të kryeministrit. Unë jeton në një banesë normale, jo luks. Mund ta vizitosh shtëpinë time. Ne jetojmë në një shtëpi me kushte normale, ku kam mundësi që sa herë më takojnë nëna e mi të kenë mundësi të kenë një hapësirë ku të rrinë dhe të flenë. Ky është ndryshimi i pseodoluksit. Ajo ishte kërcëni

Zgjerohet harta e turistëve, këtë sezon kemi një rishpërndarje edhe në zonat malore

Image
4.6 milionë turistë kanë hyrë deri tani në Shqipëri, sipas shifrave që bëri të ditura zv/ministrja e Turizmit, Vilma Bello në një intervistë për emisionin “E-zone”. Ajo tha gjithashtu se është zgjeruar harta nga vijnë vizitorët, teksa tashmë Shqipëria vizitohet nga njerëz nga të gjitha kontinentet. “Jemi në kulmin e sezonit veror. Kemi filluar vit pas viti që mos të flasim më për termin sezon, pasi duke qenë që realisht sezoni ka një shtrirje më të gjerë në kohë. Që nga shkurti-marsi deri në mes të nëntorit ka një shtrirje në sezon. Ka patur deri tani 4.6 milionë turistë që kanë hyrë në Shqipëri që është 34%më shumë se sa viti i shkuar dhe referuar edhe atyre diskutimeve që nga vijnë turistët dhe vizitorët ka dhe një informacion tjetër pozitiv pasi harta nga vijnë vizitorët është zgjeruar ndjeshëm. Është një hartë e të gjitha kontinenteve” , tha Bello. Një lajm tjetër pozitiv është se edhe harta që turistët frekuentojnë në Shqipëri është zgjeruar dhe turistët tashmë nuk preferojnë vetë

Turistët e huaj të interesuar për të vizituar rezervatin e Velipojës

Image
Një prej zonave më të veçanta në Shkodër është Rezervati Natyror i Velipojës. Vitet e fundit, rezervati është kthyer në një zonë të vizitueshme për argëtimin e pushuesve dhe për njohjen e tyre me vlerat dhe pasurinë e biodiversitetit të tij natyror. Kryesisht, më të intersuar për të vizituar këtë park natyror janë turistët e huaj. Rezervati i Velipojës ka një sipërfaqe prej rreth 600 ha dhe përbëhet nga katër laguna, ku rriten mbi 180 specie shpendësh të ndryshëm. Zona e pyllit është e përbërë me shkurre, plepa, pisha të gjelbra dhe bimë të tjera.

Në pritje të dekretimit, Bajram Begaj takon Elisa Spiropalin në zyrën e tij

Image
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka takuar rreth mesditës në zyrën e tij, Elisa Spiropalin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për kryetare Kuvendi. Lajmi konfirmohet nga burime nga Presidenca, teksa ky takim informal vjen në një kohë kur kreu i shtetit po verifikon emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama për tre ministra, ajo e Financave, e Brendshme dhe ministria e Mbrojtjes. Ndërkohë që Spiropali mban ende detyrën e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, pasi Begaj ende nuk ka dekretuar ndryshimet në qeveri. Kuvendi do të votonte sot në orën 18:00 një seancë të jashtëzakonshme ndryshimet dhe emrat e rinj të kabinetit qeveritar, por kjo seancë u shty për nesër për shkak se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

Përkeqësohet situata me zjarrin në Shëngjin, flakët i afrohen banesave

Image
Situata me zjarrin në Shëngjin të Lezhës është përkeqësuar pasi flakët në fshatin Mal po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat. Është era ajo që po favorizon përhapjen e flakëve të zjarrit, të cilat kanë arritur deri në zonën e Ranës së Hedhun. Për të vënë situatën nën kontroll, është kërkuar ndërhyrje nga ajri, me helikopter.

Procedohet penalisht pronari i një lokali në Shkodër për "Prishje të qetësisë publike"

Image
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë, pas orarit të lejuar, procedohet penalisht administratori i një subjekti në Shkodër.  Komisariati i Policisë Shkodër referoi. materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Prishja e qetësisë publike", për shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrolleve u konstatua se në subjektin (lokalin) që ai administronte, gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara, pas orarit të përcaktuar.  

“Festo me engjëjt”/ Agron Llakaj dedikim prekës në 40 vjetorin e martesës për bashkëshorten e ndjerë

Image
Në ditën e 40 vjetorit të martesës së tyre, Agron Llaka i ka kushtuar një dedikim prekës bashkëshortes së tij të ndjerës, Kostandinës. Aktori i kujton bashkëshortes së ndjerë të cilën e deshi aq shumë, se sot do të festonin bashkë përvjetorin e martesës, e tashmë ajo duhet ta festojë me engjëjt. “Sot do festonim 40 vjetorin e martesës, Kostandina ime. (Gon’Nina) sakrifikuam, vuajtëm, fituam, por Ti si marathonomaku, pas lajmit të fitores, ike. Festo me engjëjt, zemër” , shkruan Agron Llaka në Insta Story. Kanë kaluar dy muaj nga ndarja parakohe nga jeta e bashkëshortes së aktorit Agron Llakaj, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Qendra shëndetësore në Velipojë, mbi 1300 vizita janë regjistruar këtë muaj

Image
Velipoja është një nga plazhet më masive të vendit. Numri i lartë i pushuesve por edhe ditët e nxehta të korrikut kanë rritur numrin e vizitave mjekësore pranë Qendrës Shëndetësore Verore. Nga 1 qershori e deri më sot janë regjistruar mbi 2400 konsulta ku vetëm përgjatë muajit korrik kanë qenë mbi 1300 të tilla. Tipologjitë e rasteve janë të ndryshme. Kjo periudhë e nxehtë ka shtuar numrin e virozave dhe janë prekur të gjitha grupmoshat. Që prej hapjes së tyre në datën 1 qershor e deri më tani, në 34 Qendrat Shëndetësore Verore të vendit, nga veriu në jug, janë kryer mbi 28 500 konsulta mjekësore. Pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbim pranë këtyre qendrave ku pjesa më e madhe e tyre nuk kanë patur nevojë të transferohen drejt spitaleve.

Spahia: Nuk ka paqe, në Shkodër sundon krimi

Image
Shkruan në Facebook Anëtari i Kryesisë së PD Në Shkodër sundon krimi, ky është mesazhi i ngjarjeve kriminale të ditës së sotme ku u dogjën 2 makina dhe u sulmua me eksploziv një banesë!  Mos gaboni të mendoni ndryshe askush. Ç'ka lindi mbi krim dhe është një me krimin, gjeneron veç krim.  Djegja e dy automjeteve dhe shpërthimi në një banesë mëngjesin e sotëm janë normalitet për krimin dhe për kryeministrin i cili e konsideron luftë për të "ngrënë kokat e tyre", por kurrë nuk mund të kthehen në normalitet për një qytet të civilizuar si Shkodra.  Shtet e krim janë një dhe mbështetësit më të fuqishëm të njëri-tjetrit, ndaj pa kthyer shtetin në duart dhe në shërbim të qytetarëve nuk do ketë paqe e as qetësi, as në Shkodër dhe askund në Shqipëri.

Familja rrëzohet me skaf në plazhin e Velipojës, dëmton këmbën vajza e tyre 8-vjeçare

Image
Velipojë/Informacion paraprak Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.  Shtetasja e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shpërthimi me tritol në Shkodër, reagon autori i dyshuar: Jam jashtë shtetit, nuk kam lidhje me ngjarjen

Image
Një shpërthim me lëndë eksplozive ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e Robert Geraj në qytetin e Shkodrës. Ndërsa policia pas shpërthimit, dyshon se autor është shtetasi Luigj Martini, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, vendosën lëndën plasëse në shtëpinë e Gerës. Por në një reagim, Luigj Martini ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij dhe deklaron se ai ndodhet jashtë vendit që prej datës 17 korrik dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarje, ndërsa thekson se pronarin e banesës që iu vendos tritol, e ka shok. Në lidhje me ngjarjen ai akuzon njerëzit e ish-bashkëshortes së tij me të cilën ndodhet në një proces divorci, duke i cilësuar këta të fundit si persona me rrezikshmëri të lartë dhe të lidhur me policinë e prokurorinë. Luigj Martini shprehet se e njeh shtetasin Robert Gera, duke thënë se e ka komshi dhe e ka patur një shok të afërt. Më 12 qershor Gera sipas të dyshuarit Martini ka dërguar ish bashkëshorten e këtij në fundit në burgun e Reçit ku ndodhej 44