Zjarri i frikshëm në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Histori banale ajo se ngjarja lidhet me ndërtimet

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka folur lidhur me zjarret e rëna përgjatë ditëve të fundit në zonën e Shëngjinit.

Në një prononcim të shkurtër për “Ora News”, Ndreu u shpreh se ndezja e pishave ka qenë situata më e vështirë që kaluan, duke theksuar se pas këtyre flakëve fshihet dora kriminale e dikujt.

Ai vlerësoi se është një fat i madh që nuk kishte dëmtime në njerëz, teksa më tej bëri me dije se të gjithë qytetarët dhe turistët të cilët u evakuuan janë rikthyer.

 “Nga ora 2 e natës deri në 4 të mëngjesit janë shuar katër vatra zjarri në 4 fshatra të ndryshëm. Është e habitshme se si mund të shpërthejnë në 2 të natës vatra zjarri pa ndihmën e dikujt.

Ndezja e pishave ka qenë situata më e vështirë që kaluam këto ditë, dhe situata mund të shkaktonte panik edhe tek vetë forcat që u angazhuan për shuarjen e këtyre zjarreve”, tha ai duke i cilësuar më tej si histori banale se zjarret kanë lidhjr me interesat e bizneseve të ndërtimit në zonë.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni