Qëlloi me armë në drejtim të një lokali në Kurbin dhe u fsheh në parcelat me misër, RENEA në kërkim të të riut
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kurbin, ku një i ri ka qëlluar me armë drejt një lokali dhe më pas është arratisur. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Gentjan Markaj, 33 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Fatjon Stakaj.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me grupin hetimor.
Autori i dyshuar, shtetasi G. M., sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe në ndihmë janë nisur menjëherë Forcat Speciale Renea dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Comments
Post a Comment