Fluks vizitash në Velipojë, Vocaj: Paraqiten 80-150 raste në ditë, nuk kemi mungesë medikamentesh
Temperaturat e larta kanë sjellë fluks të lartë vizitash në qendrat shëndetësore. Temperaturat janë reflektuar tek ata me problematika nga më të shumtat, nga dehidratimi e deri tek problemet respiratore.
Qendra Shëndetësore Verore e Velipojës ka numrin më të lartë të pushuesve të paraqitur pranë kësaj pike, si dhe po përballon fluksin e vizitave në 24 orë.
Sipas infermieres Vocaj, pranë kësaj qendre shëndetësore paraqiten 80-150 raste në ditë, teksa thotë se nuk ka mungesë të asnjë prej medikamenteve.
Qendrat shëndetësore verore këtë sezon veror janë të përforcuara edhe me shërbimin e urgjencës në territor, me rrjetin e autoambulancave të shpërndaranë zonat bregdetare dhe në ato me fluks të lartë turistësh.
Comments
Post a Comment