Turistët e huaj të interesuar për të vizituar rezervatin e Velipojës
Një prej zonave më të veçanta në Shkodër është Rezervati Natyror i Velipojës.
Vitet e fundit, rezervati është kthyer në një zonë të vizitueshme për argëtimin e pushuesve dhe për njohjen e tyre me vlerat dhe pasurinë e biodiversitetit të tij natyror.
Kryesisht, më të intersuar për të vizituar këtë park natyror janë turistët e huaj.
Rezervati i Velipojës ka një sipërfaqe prej rreth 600 ha dhe përbëhet nga katër laguna, ku rriten mbi 180 specie shpendësh të ndryshëm.
Zona e pyllit është e përbërë me shkurre, plepa, pisha të gjelbra dhe bimë të tjera.
Comments
Post a Comment