Paloka: Rama ndjek strategjitë e Enver Hoxhës, ministrat e rinj u emëruan nga bandat

Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka u shpreh se regjimi i Ramës po ngjan gjithmonë e më shumë me regjimin e Enver Hoxhës.

Paloka tha gjithashtu se ministrat e ri të qeverisë Rama u vendosën pikërisht nga bandat dhe jo nga vetë Rama.

“Regjimi i Ramës po i ngjan gjithmonë e më shumë me regjimin e Enver Hoxhës. E gjithë strategjia e Ramës është një një kopjim groteks i gjithë stategjisë që përdori Enver Hoxha për 50 vite në Shqipëri.

Cila ishte kjo strategji? Shkurt po i referohem se të gjithë shqiptarët e njohin ate histori. Çfarë bënte diktatori? U lidh me Rusine, u lidh me Jugosllavine , u lidh me Kinën, u prish me Rusinë, u prish me Jugosllavinë, u prish meKinën. Pas cdo prisje gjente nje grup armiqësor për ti lene fajin.

Pas disa kohësh u shkatërua ekonomia, ushtria e me radhe, e pasi u shkatërruan këto ai filloi gjente grupe armiqsore për ti vënë fajin përse u shkatërrua ekonomia, ushtria e me rradhe.

Pra kjo ka qënë strategjia e Enverit që zgjati 50 vjet. Atëhere Enverit i duhej një grup armiqësor, për të justifikuar të zezat që i bënte shqiptarëve.

Të njëjtën gjë po bën Rama në këto 12 vite. Eka çuar Shqipërinë në humnerë, gjithçka po shkon drejtë rrënimit, për demokraci nuk bëhet fjalë, jemi tashmë nën një rrëgjim diktatorial, dhe e vetmja mundësi që i jep vetes është të gjejë disa fajtorë që i çon sa në burg, sa në internim, dhe t’tju lër fajin atyre dhe të përpiqet të ndyshojë here pas here fytyrën tashmë të diskredituar të qeverisjes së tij. Çdo regjim diktatorial sado i diskredituar të jetë prap nuk ikën vetë, nuk ikin diktaturat vetë, sado qesharake te jetë, me Elisën në krye të parlamentit dhe me ministra që tashme i vënë bandat, 2 ministra dje u emëruan nga banda e Durrësit”– u shpreh Paloka ne Syri tv.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983