"S’ma merr dot jetën ti"/ E dashura e Amarildo Nikollit “i shpall luftë" Nuredin Dumanit:
E dashura e Amarildo Nikollit, Giovanna Nikolli, ka reaguar sërish duke i shpallur “luftë” kështu hapur Nuredin Dumanit, i cili ditë më parë dyshohet se i vendosi tritol në derën e shtëpisë.
Përmes një video të publikuar në “TikTok”, Giovanna thotë se nuk do të ndalet derisa të dalë e vërteta.
"Nuk ma merr jetën një Nuredin, harrojeni kam me luftu deri ditën që të mbyll sytë. Ka për të dalë e drejta herët a vonë", thotë ajo.
Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e së dielës, 14 korrik, ndërsa kur u pyetën nga hetuesit lidhur me ngjarjen, të dyja kanë mohuar çdo gjë, si dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd.
Nga shpërthimi i tritolit ku shënjestra ishte Giovanna dhe motra e saj, Alda, fatkeqësisht u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. Pas kësaj ngjarje ajo akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin si autorin e vendosjes së tritolit, pasi ky i fundit kishte lidhje me motrën e saj, Aldën.
Giovanna Nikolli gjithashtu njihet edhe si e e dashura e të penduarit tjetër Amarildo Nikolli alias Xhenje i cili qëndron i izoluar në qeli të veçatë në burgun 313, ku ky i fundit është rival me Dumanin.
Comments
Post a Comment