Megaoperacioni i SPAK në tre qytete, zbardhen emrat e të arrestuarve; mes tyre dyshohet edhe i shumëkërkuari Talo Çela

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer një megaoperacion në tre qytete të vendit pasi janë firmosur disa urdhërarreste pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet në Sky Ecc.

Operacioni është vazhdim i “Plumbit të artë”, pasi janë zbardhur disa vrasje të ndodhura në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Elbasanin. Ndërkohë mes personave që janë firmosur urdhërarreste, ka edhe efektivë të policisë dhe ish-zyrtarë të drejtësisë.

Sipas mediave po flitet se mes të arrestuarve është edhe Talo Çela.

Nga operacioni i SPAK-ut kanë përfunduar në pranga: 

Armis Stafa,

Maksim Koci,

Erzen Çopja,

Franc Çopja,

Hajdar Bako alias Çopja,

Mikael Qosja,

Maetin Musaj,

Guri Biba,

Pajtime Fetahu,

Renato Masuku,

Leonardo Rragami,

Talo Çela,

Altin Kamami,

Rexhino Doci,

Arben Lamcja,

Arsen Mema,

Eljo Bitri,

Leam Rragami,

Elvis Daka alias Dragoviç,

Dorjan Dyli,

Matilda Hoxholli,

Denada Todi,

Flobenc Mecja

Po ashtu raportohet se masë sigurie është lëshuar edhe për dy oficerë policie.

Talo Çela një emër i bujshëm i krimit në vend, është i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, testohen pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve
Më herët u raportua se po në kuadër të këtij megaoperacioni eshte leshuar arrest shtepie per ish gjytetaren Pajtime Fetahu dhe zv.drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe se sa persona janë arrestuar. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, u zbuluan një seri krimesh të rënda të botës së nëndheshme të botës kriminale. Ndërkohë përgjimet nga aplikacioni Sky ECC nxorën zbuluar disa krime.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni