Flakët e zjarrit rrethojnë restorantet në Shëngjin, dëgjohen shpërthime municionesh, plagoset një efektiv

Situatë alarmante është ajo që paraqitet në Shëngjin për shkak të flakëve të zjarrit të cilat po përhapen “frikshëm”.

Pavarëissht se prej orësh forca të shumta të zjarrfikëseve po “luftojnë” me flakët e zjarrit ato po përhapen me shpejtësi duke djegur kështu gjithçka që u del para.

Burime për mediat bëjnë me dije se aktualisht flakët po rrezikojnë një prej resorteve në atë zonë. Mësohet se zjarri ka përfshirë rrethimin resortit "Inheritor resort", i cili ndodhet në zonën e Ranës së Hedhur, duke djegur kështu çadrat e pozicionuara në atë perimetër. Gjithashtu, sipas asaj që po raportohet nga Shëngjini në zonë janë dëgjuar edhe shpërthime municionesh.

Sakaq, një efektiv i zjarrfikëses ka mbetur i plagosur teksa po punonte për shuarjen e flakëve. Ai është rrezuar dhe ka thyer krahu.

Flakët që ranë në Malin e Shëngjinit pasditen e 28 korrikut u riaktivizuan sërish pasditen e djeshme. Pavarësisht që ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e menjëhershme, era e fortë e përhapi me shpejtësi duke aktivizuar dhjetëra vatra të tjera.

Zjarrfikësit, emergjencat dhe forcat e ushtrisë janë përqendruar në zonën e quajtur Rana e Vogël, pasi në atë zonë ka më shumë hotele dhe banesa. Prej mëngjesit të sotëm ka nisur dhe po vijon ndërhyrja nga ajri me helikopter, por era ka vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe turistëve të shumtë të cilët kishin zgjedhur Shëngjinin për të pushuar.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni