NGA SHKODRA BLOG/ KUSH PO VENDOS TRITOL NË SHKODËR?



Ngjarjet e shpërthimeve me tritol në Shkodër kanë rikthyer sërish në vemendje situatën e rendit dhe sigurisë në qytet. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës nga fillimi i vitit 2024 janë shënuar 6 shpërthime me lëndë plasëse.Tritoli në derën e banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj në Prill të vitit 2024 do të nistë vazhdën e ngjarjeve të tjera me tritol. 

Vetë i shënjestruari nuk i ka mohuar për asnjë moment se kërcënimi të mos i vinte për shkak të detyrës, pasi ai në dëshminë e tij, po ashtu siç edhe gruaja e tij, i kanë qëndruar versionit se nuk kanë asnjë problem tjetër në jetën e tyre, ndaj edhe të gjitha hetimet dhe versionet janë ngritur në pistën e ushtrimit të detyrës nga ana e gjyqtarit Sterkaj.Mëngjesin e 24 Majit një sasi tritoli u vendos në ambientet e jashtme të një hoteli në Razëm.Por pronari i lokalit reagoi duke thënë se shpërthimi nuk kishte lidhje me pronën e tij dhe me familjen e tij, sepse sipas tij lënda plasëse ishte vendosur në parkingun e një lokali.19 Qershor 2024 i vendoset tritol në automjetin e parkuar në oborrin e banesës efektivit të policisë së Shkodrës Kastriot Selimaj. Nga hetimet u dyshua se kemi të bëjmë me një mesazh dhe sulm për shkak të detyrës së policit.Ishte ora 3 e mëngjesit ktë datës 3 Korrik kur dy persona ende të paidentifikuar vendosen një sasi tritoli në derën e shtëpisë së policit Vilson Zhuri në lagjen “Tepe” në periferi të Shkodrës. Ajo që policia dyshon deri tani  është se kjo ngjarje mund të ketë ardhur si shkak i detyrës. Pa u bërë  muaji nga shpërthimi me tritol në banesën e policir Zhuri, në datën 28 Korrik të këtij viti një tjetër sasi tritoli shpërtheu në lagjen “Mark Lula” , në derën e shtëpisë të shtetasit Robert Geraj. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim si autor të dyshuar shtetasin Luigj Martini. Shpërthimet me tritol u pasuen edhe me ngajren e fundit të kësaj të marte, kur një sasi lënde shpërthyese iu vendos një lokali në Velipojë në pronësi të shtetasit Andis Danaj i njohur edhe si Paris Preka. Për të gjashte ngjarjet e shpërthimeve me tritol  policia e Shkodrës ka arritur që të zbardhë njërën prej tyre duke shpallur në kërkim një shtetas.
Shkodra Blog

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni