Spahia: Nuk ka paqe, në Shkodër sundon krimi

Shkruan në Facebook Anëtari i Kryesisë së PD

Në Shkodër sundon krimi, ky është mesazhi i ngjarjeve kriminale të ditës së sotme ku u dogjën 2 makina dhe u sulmua me eksploziv një banesë! 

Mos gaboni të mendoni ndryshe askush. Ç'ka lindi mbi krim dhe është një me krimin, gjeneron veç krim. 
Djegja e dy automjeteve dhe shpërthimi në një banesë mëngjesin e sotëm janë normalitet për krimin dhe për kryeministrin i cili e konsideron luftë për të "ngrënë kokat e tyre", por kurrë nuk mund të kthehen në normalitet për një qytet të civilizuar si Shkodra. 

Shtet e krim janë një dhe mbështetësit më të fuqishëm të njëri-tjetrit, ndaj pa kthyer shtetin në duart dhe në shërbim të qytetarëve nuk do ketë paqe e as qetësi, as në Shkodër dhe askund në Shqipëri.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983