Ndalohet në Dubai “i forti i Niklës”, Marklen Haka
Marklen Haka, i njohur si anëtari i “Bandës së Niklës” është ndaluar këtë të mërkurë në Dubai. Sipas informacioneve paraprake mësohet se Haka është ndaluar nga autoritetet arabe pas urdhrit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria ndaj tij, në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Marklen Haka ose i njohur ndryshe edhe si “i forti i Niklës” nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai i ka shpëtuar disa antentateve, ku më i fundit iu bë më 9 qershor 2022 ku dhe mbeti i plagosur rëndë.
Hakës ju bë atentat dhe në vitin 2019, në shtëpinë e tij, ku autorët qëlluan me tre armë njëkohësisht dhe shkrehën më shumë se 85 plumba. I riu nga Nikla mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua te Spitali i Traumës, ndërsa halla e tij mbeti e vdekur.
Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash.
Comments
Post a Comment