Zona muzeale e Gjuhadolit, ish/ zëvendësministri Çuni: Fasadat po shkatërrohen, të veprojnë autoritetet sipas ligjit
Rreth 15 ndërtesa karakteristike qindra vjeçare të cilat po shkatërrohen, janë evidentuar në zonën muzeale të “Gjuhadolit” në qytetin e Shkodrës.
Ish- zëvëndës ministri i Kulturës, Zef Çuni thotë se mosmarrëveshjet mes pushtetit vendor dhe pronarëve kanë prodhuar një ngërç që pengon rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Në këto kushte, në bazë të ligjit, autoritetet duhet t’i kërkojnë pronarit të rikonstruktojë objektin ose shteti duhet të kryejë shpenzimet dhe t’i vendosë barrë në hipotekë për banorët.
Zona muzeale e Gjuhadolit mban peshën më të madhe të gjallërisë ,veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, ndaj ndërhyrja është emergjente, pasi rreziku është i vazhdueshëm për kalimtarët.
Comments
Post a Comment