Moti i keq/ Probleme me furnizimin me energji në Lezhë. Ende i pezulluar lundrimi në Shëngjin
Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme me furnizimin me energjie elektrike në Lezhë. Bëhet me dije se stuhia ka dëmtuar linjat, duke lënë pa energji disa fshatra në zonën e Zadrimës dhe Ishull-Lezhë.
Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë.
Ndërkohë edhe lundrimi detar në Shëngjin vijon te jete i pezulluar, pasi dallgëzimi shkon deri në 8 ballë.
Po ashtu ka rritje të nivelit të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për përmbytje. Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga emergjencat civile.
Comments
Post a Comment