Vrasja e Prendit/ Gazetarja: Para 5 ditësh u konfliktua me rivalët e Vis Martinajt, u godit me tytën e pistoletës

Gazetarja Anduena Llabani ishte këtë të martë e ftuar në Euronews Albania ku ka dhënë më tepër detaje rreth vrasjes së 28-vjeçarit Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fani Prendi.Sipas saj ka të dhëna se Prendi ka qenë i shoqëruar nga dy efektivë të policisë në momentin e ekzekutimit të tij. Gjithashtu, gazetarja Anduena Llabani deklaroi se rreth 4-5 ditë më parë, viktima ishte konfliktuar me disa persona, të cilët njihen si rivalë të Ervis Martinajt dhe e kishin goditur me tytën e pistoletës.

“Lokali ku unë qendroja bashkë me një pjesë të stafit tim, ishte ngjitur me lokalin ku qendronte viktima. Faktikisht në atë zonë ka shumë makina dhe patrulla policie të cilat kontrollojnë rrugën dhe vendosen edhe gjoba madje sepse aty shpesh parkojnë në mënyrë të gabuar. Vetëm 10 minuta para se të ndodhte ngjarja ne jemi larguar.

Si tha profesor Ervini, ka të dhëna se ai ka qenë me dy përfaqësues të uniformave blu. Ka një arsye se përse ka qenë i shoqëruar nbga efektivë policie. Klajdi është përfshirë në një debat fizik vetëm 4-5 ditë më parë, në një nga rrugicat më të populluara të Tiranës. Personazhet me të cilët ai është konfliktuar janë grup rival i Ervis Martinaj. Ai është goditur me qytën e pistoletës nga personat në fjalë”,- tha Llabani.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni