S’pranon të paguaj faturën e ujit, 78-vjeçari kanos faturisten e ujësjellësit! Në shtëpi i gjejnë armë gjahu e 320 fishekë
Një 78-vjeçar është vënë në pranga nga forcat e policisë, pasi kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë Mat.Ndërsa në banesë iu gjetën 1 armë gjahu dhe një saai municioni luftarak.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Pjetër Budi", në qytetin e Burrelit, ku i moshuari nuk ka pranuar të paguaj financiarisht detyrimet mbi konsumimin e ujit në banesën e tij, duke u konfliktuar dhe kanosur S.F., me detyrë faturiste pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve.Pas marrjes së denoncimit, efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku në banesën e 78-vjeçarit kanë sekuestruar 1 armë gjahu dhe 320 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Comments
Post a Comment