Kërcënohet Altin Dumani?! Policia merr në mbrojtje shtëpinë dhe i dërgon makinë të blinduar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani lëviz prej ditësh me një makinë të blinduar. Një ekip policor shtesë ka marrë në mbrojte shtëpinë ku ai qëndron bashkë me familjen, veç mbrojtjes që i njeh ligji nga Garda e Republikës.

Kështu raporton gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala për televizionin News 24.

Ajo thotë se 2-3 javët e fundit, Altin Dumani lëviz me makinë të blinduar. Kryeprokurori i SPAK dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare për momentin, ka rritur sigurinë për veten dhe familjen.

Nuk dihet nëse Dumani ka marrë kërcënime direkte, apo familjarët e tij, por muaj e fundit institucioni që ai drejton ka goditur disa grupe të fuqishme kriminale që vepronin kryesisht në fushën e krimeve ndaj jetës.

Altin Dumani është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme, njohur si SPAK, në 16 Dhjetor 2022. Ai kishte mbajtur dhe detyrën e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, kur ky institucion drejtohej nga Arben Kraja.

Kush është kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani?

Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës dhe është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task-Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Altin Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Vite më parë kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë mënjanë komoditetin e Prokurorisë së Apelit dhe do t’i përkushtohet luftës ndaj krimit.

Altin Dumani ka mbajtur dhe detyrën e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke zëvendësuar Arben Krajën në periudhat kur ai largohej me detyrë jashtë vendit.  Ai është një nga bashkëdrejtuesit e operacionit “Plumbi i artë”, ku në bashkëpunim me Policinë e Shtetit u krye arrestimi i 16 bosëve të krimit dhe ushtarëve të tyre. Ndërkohë, 14 kriminelë të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ata u zbuluan pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ka qenë pikërisht prokurori Altin Dumani që ka zbërthyer vrasësin dhe autorin e disa ngjarjeve krimianle, që të bëhen “pentito” dhe të rrëfente porositësit. Në një rast, ai tregoi se një bos i krimit i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë një rival.


Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni