Dalin detaje të reja nga gjendja e Fatos Nanos në spital
Ish-kryeministri i Shqipërisë njëherësh lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano ndodhet i shtruar prej disa ditësh në spitalin privat “Hygeia” në Tiranë. Mediat raportojnë se Nano mbi një javë që është paraqitur në spital.
Për shkak të gjendjes së tij ai është shtruar në reanimacion ku ka qenë i intubuar. Të njëjtat burime konfirmojnë se gjendja shëndetësore e Fatos Nanos është përmirësuar dhe se tanimë është stabilizuar.
Siç dihet, ish-kryeministri 70-vjeçar vuan prej kohësh nga problemet me frymëmarrjen. Ai kaloi një periudhë të vështirë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u shfaq i sëmurë nga problemet në mushkëri, por arriti të rikuperohej.

Fatos Nano është larguar nga politika aktive që prej humbjes së zgjedhjeve të vitit 2005 kur dha dorëheqjen edhe nga drejtimi i Partisë Socialiste. Pavarësisht disa përpjekjeve për t’u zgjedhur President i vendit, nuk ka mundur dot të marrë mbështetje as nga PS-ja që tashmë drejtohet nga Edi Rama.
Comments
Post a Comment