Gjendet një skelet njeriu në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë
Policia malazeze ka gjetur një skelet pranë pikës kufitare Bozhaj në territorin e Komunës së Tuzit, në kufi me Shqipërinë.
Forca të shumta policie po kqyrin vendin e ngjarjes.
Sipas mediave malazeze, policia po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet në kompetencën e saj dhe po punon për zbardhjen e këtij rasti.
Për momentin skeleti mbetet i paidentifikuar.
Comments
Post a Comment