Kryemadhi: Edi Rama është ‘peshku’ i madh në telefonin tim
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë Parlamentit, tha se “peshku” i madh në telefonin e saj është Edi Rama.Më tej, Kryemadhi hodhi akuza mbi ish-ambasadoren Romana Vlahutin, për të cilën tha se kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi.
“Kush ja ka paguar kurimin e djalit në Amerikë dhe sa i ka kushtuar? E dyta, nuk është e vërtetë, doktorit do ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama, mos u shqetësoni”, tha Kryemadhi.
Comments
Post a Comment