Ekstradohet në Rusi Igor Kokunov, pavarësisht vendimit të Kushtetueses për të pezulluar urgjentisht procesin
Është ekstraduar drejt Rusisë Igor Kokunov, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procesit. Kushtetuesja ka dalë në përfundimin se “duhet që të pezullohet urgjentisht vendimi për ekstradimin e Kokanov”.
Në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u theksua se janë kushtet që imponojnë pezullimin e përkohshëm të kësaj procedure. 60-vjeçari rus prej kohësh refuzonte ekstradimin.
Avokatët e rusit pretendojnë se Kokanov po ekstradohet në kundërshtim me ligjin. “Klienti im është duke u ekstraduar në këto momente drejt Rusisë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”,-tha avokati i Igor Kokunov, Isuf Shehu. Kokunov akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.Sipas avokatëve, kërkimi i Kokunov është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë, që është shpallur non grata nga organizatat ndërkombëtare, ku bën pjesë dhe Shqipëria.
Comments
Post a Comment