Çdo ditë dy të aksidentuar me monopatina, mjekët: Pasojat janë afatgjata
Duket një mjet komod dhe i shpejtë për të mbaruar punë, por në fakt aksidentet që po vijnë si pasojë e përdorimit të skuterëve në rrugë janë dyfishuar dy vitet e fundit.Sipas statistikave zyrtare që vijnë nga Spitali Universitar i Traumës, nga 214 aksidente të shënuara në 2023-in, këtë vit deri më tani ka pasur 554 aksidente me këtë mjet.
“Aksidentet si pasojë e përdorimit të monopatinave janë dyfishuar. Nga 214 që u regjistruan në 2023, sivjet janë shënuar 554. Pra pothuajse kemi çdo ditë dy të aksidentuar nga monopatinat, ndërkohë që janë shënuar edhe fatalitete,” tregon Edvin Selmani, mjek ortoped i Spitalit të Romës.
Përplasjet me këtë mjet janë të frikshme dhe shumëfaktoriale. Për pasojë edhe traumat janë me pasoja afatgjata deri edhe invalidizuese.
Comments
Post a Comment