Del foto e çiftit shkodran që u gjet në mes atentatit në Dobraç, burri në luftë për jetën

Flutura dhe Bashkim Basha ishin burrë e grua, të cilët u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar, në mes të një atentati mafioz ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës.

Çifti ishte duke udhëtuar me motor, kur nga një makinë u qëllua me breshëri automatiku drejt një makine tjetër.Vetura e atyre që do të ishin viktima të atentatit, mesa duket gjatë humbjes së kontrollit përplasi motorin e çiftit Basha.Gruaja humbi jetën në vend nga përplasja e fortë, ndërsa burri ndodhet ende në spital, në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ka shokuar jo vetëm qytetin veri-perëndimor por mbarë vendin.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni