Familjarët frikë prej hakmarrjes? Nuk hapin dyert e mortit për Hamza Licin

Shkodra do t’i japë lamtumirën e fundit tre viktimave të atentatit të një dite më parë në Dobraç. Shënjestrat ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën bashkë me Flutura Bashën, një viktimë aksidentale, teksa mbeti i plagosur bashkëshorti i saj.
Por, ndryshe nga dy familjet e tjera, Bushati dhe Basha, familja e të shumë kërkuarit të drejtësisë, Ibrahim Lici nuk kanë hapur dyert e mortit për 23-vjeçarin.

Euronews raporton se familjarët e Hamza Licit kanë vendosur që të mos presin njerëz për ngushëllime në banesën e tyre, teksa nuk dihet pse e kanë marrë këtë vendim.

Hamza Lici do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00, ndërsa Arlind Bushati i cili la jetimë dy fëmijë të mitur, do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 14:30.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni