SPAK sekuestron një apartament (të fshehur) të Ilir Beqajt në Vlorë
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një apartament në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës, i cili dyshohet si një pasuri e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 90.8 m2, sipërfaqe verande 61.2m2 dhe sipërfaqe të përbashkëta 13.7m2 që ndodhet në katin e 7-të të një pallati. Vendimi është miratuar nga Gjykata e Posaçme dhe është ekzekutuar nga hetuesit e BKH-së.
Sipas SPAK, apartamenti apo shpenzimet e kryera për mobilimin e tij nuk rezultojnë të jenë deklaruar sipas legjislacionit në fuqi nga Ilir Beqaj apo personat e lidhur me të.
Sipas organit të akuzës, Beqaj e ka prenotuar apartamentit me kontratën e porosisë në vitin 2016 në vlerën e 67 milion lekëve të vjetra dhe në vitin 2017 i kanë futur dhe rreth 50 milionë lekë investim.
Comments
Post a Comment