Policia procedon Luciano Boçin, për veprat penale "pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit", "mosbindje ndaj punonjësit të rendit publik" dhe "ndotja e ajrit".

Pas protestës të opozitës Policia e Shtetit ka nisur procedimet në pikat ku u zhvillua akti i mosbindjes civile. Policia vendore e Lezhës mësohet se ka proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas mes të cilëve edhe drejtuesin politik të qarkut Shkodër dhe njëkohësh zëvendëskryetar i PD Luçiano Boçi. Pjesa tjetër janë protestues të thjeshtë. 14 shtetasit e proceduar bashkë me Boçin dyshohen për veprat penale "pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit", "mosbindje ndaj punonjësit të rendit publik" dhe "ndotja e ajrit". Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 5 automjete të cilat dyshohet se kanë shkelur ligjin. Këta të proceduar janë për protestën që zhvilluan tek rrethrrotullimi i Milotit. Aty u bashkuan protestues dhe struktura të PD nga Shkodra, Lezha dhe Kukësi duke bllokuar për tre orë me radhë rrugen kryesore Shkodër-Tiranë në dy anët e saj. Në kahun tjetër të rrugës në Milot protestuan Tropoja, Laçi dhe disa degë të tjera të PD të zonës së veriut.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni