Kriza në Mal të Zi/ Milatoviç mbledh partitë politike


Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka nisur sot konsultimet për zgjedhjen e mandatit për përbërjen e qeverisë. Presidenti i ri zhvilloi sot një takim me liderin e Lëvizjes Evropa Tani (PES) Milojko Spajiq. Takimi filloi rreth orës nëntë në rezidencën e Presidentit në Cetinje.
Në takim, përveç Spajiqit, marrin pjesë edhe anëtari i Kryesisë së PES-së Boris Pejoviq, deputeti nga lista e asaj lëvizjeje Seid Haxhiq dhe deputetja e PES-së dhe anëtarja e Alternativës Jelena Nedoviq.
Milatoviç tha javën e kaluar se edhe pse sipas Kushtetutës ka një afat prej 30 ditësh për t'i kryer konsultimet, ai pret t'i përfundojë ato në 15 ditët e ardhshme.
Pasi të emërohet, mandatuesi do të ketë 90 ditë për të formuar kabinetin. Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.
Lëvizja Europa Tani, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, e ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbajti pushtetin mbi 30 vjet në Malin e Zi.
Mali i Zi konsiderohet si lider i rajonit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim. Megjithatë si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021 për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.
Sipas parashikimeve të Lëvizjes Europa Tani, qeveria e re duhet të ketë 22 ministri dhe departamente dhe katër nënkryetarë.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni