U arrestua gjatë operacionit të SPAK, pezullohet prokurori Xhevahir Lita

Kryepokurori i Kukësit Xhevahir Lita, i cili u arrestuar gjatë operacionit të SPAK “Metamorfoza” është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

NJOFTIM PËR MEDIA

MBI SEANCËN PLENARE DATË 31.07.2023

Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla.

Dy vendimet që  u morën sot janë:

  1. Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në  Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
  2. Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Xhevahir Lita e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës. Prokurori u arrestua pak ditë më parë nga policia në kuadër të një megaoperacioni që po zhvillohet në Tiranë, Shkodër e Kukës.

Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.  Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, Prokuroria e Kukësit do të drejtohet nga zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni