SHKODRA MBUSHET ME QENTË E SJELLË NGA QYTETET E TJERA


Ky grumbull qensh prej disa netësh është kthyer në një shqetësim në rrugën nacionale Shkodër-Hani Hotit. Ditët e fundit persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë sjellë këtë grumbull të qenve nga një automjet duke i hedhur në mes të rrugës.Është e paqartë se nga i kanë sjellë por dyshimet janë se bashkitë e tjera të veriut kryesisht i zbarkojnë qentë në mënyrë të paligjshme në Shkodër duke krijuar kështu një situatë problematike.

Përveçse një shqetësim për kalimtarët e rastit të cilët nuk janë të miqësuar me qentë endacak janë një rrezik edhe për aksidente rrugore pasi në atë aks rrugor në afërsi të 5 heronjve të vigut gjatë gjithë kohës ka një qarkullim të dendur të automjeteve.
Shpesh herë organizatat për mbrojtjen e kafshëve endacake kanë reaguar lidhur me qentë dhe macet që i sjellin nga bashki të tjera në periferitë e qytetit të Shkodrës duke kërkuar që policia dhe prokuroria të hetojnë këto raste për të vënë përpara përgjegjësisë ata persona që i transportojnë. Deri më tani nuk ka asnjë rast nën hetim ndërsa nga ana tjetër qyteti vijon që të mbushet me qentë që i zbarkojnë nga qytetet e tjera kufitare.
Bashkia Shkodër ka ngritur një strehëz për qentë endacak duke i minimizuar në rrugët e qytetit por fakti që vijojnë të sjellin çdo ditë të tjerë bën që këto zona në Shkodër të mbushen sërish pa e ditur nëse këta kafshë endacake janë apo jo të vaksinuar duke rrezikuar edhe përhapje infeksionesh.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni