Malësie Madhe 21 zjarre në një javë, shefi i Zjarrfikësve: Kemi dërguar për ndjekje penale një rast për zjarrvënie të qëllimshme



Zjarret kanë qënë kryefjalë e ditëve të fundit , ndërsa ato disa herë kanë vënë në alarm zonën e Malësisë së Madhe. Brenda një javë në territorin e kësaj bashkie janë regjistruar 21 vatra zjarresh si shkak i djegies së bimësisë në toka për t’i pastruar gjatë verës. Një gjë të tillë e bën të ditur Drejtori i Repartit  Zjarrfikës në Malësi të Madhe Besnik Hasaj.
Ndërkohë, po verifikohen pronat ku ka rënë zjarr dhe përgjegjësit e këtyre zjarreve me përmasa të mëdha do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Një rast është dërguar për ndjekje penale thotë drejtori Hasaj.
Drejtori i repartit zjarrëfikës bën të ditur se vështirësia për ta përballuar këtë situatë  është e madhe, ndaj ka një apel për të gjithë banorët.
Ndërhyrja e shpejtë e repartit zjarrëfikës ka bërë që zjarret të jenë nën kontroll dhe të neutralizohen në kohën e duhur. Pjesa më e madhe e tyre janë të qëllimshëm ,por mbetet i vështirë identifikimi i autorëve.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni