Lamtumirë “Zotni Nardi”!/Ferdinand Bushati përcillet për në banesën e fundit
Ferdinand Bushati ose siç e thërrisnin të gjithë “Zotni Nardi” këtë të enjte u përcoll për në banesën e fundit. Familjarë, miq dhe të afërm, intelektualë dhe artistë morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës së fundit. Në homazhet e nderimit ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i shoqëruar nga stafi i tij i ngushtë.
Një ditë trishtuese për qytetin e quajtën disa prej figurave intelektuale.Ferdinand Bushati ishte drejtues i Klubit të Rinisë “Heronjtë e Vigut” deri në vitet ’90 kur pushoi së ekzistuari si institucion, me një kontribut të jashtëzakonshëm në evidentimin e artistëve të Shkodrës. Zemra e tij pushoi së rrahuri të mërkurën e 28 gushtit. Trupi i tij do të prehet në varrezat monumentale të Rrmajit.
Comments
Post a Comment