"Policia ka dështuar", tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Salianji: Po zhvishet fuqia e ligjit përballë njerëzve me pushtet

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në Komisionin e Sigurisë gjatë fjalës së tije ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër para disa ditësh, ku gjyqtarit Tonin Sterkaj iu vendos tritol në banesë. Salianji tha se Policia e Shtetit ka dështuar, duke shtuar se krimi shënjestron edhe magjistratët. 

Ai tha se bandat bashkëpunonin për të bërë vota për PS-në. Sipas Salianjit, është në përgjegjësinë morale të ministrit të japë dorëheqjen ose jo, dhe është në përgjegjësinë e kryeministrit ta shkarkojë ministrin ose jo, por, siç tha ai, me përgjegjësi ligjore ngarkohet Policia e Shtetit. 

"Ky krim ka ndodhur në një qytet, ku bandat konkurrojnë me njëra-tjetrën për të emëruar shefat e policisë. Këtë e kemi parë në përgjime. Drejtuesi i SPAK konfirmon edhe sot se drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë të lidhur me krimin dhe ne nuk bashkëpunojmë dot me ta, për shkak të lidhjeve me grupet e krimit të organizuar. Ka ndodhur në Shkodër, ku njëra bandë kapte shefin e komisariatit, banda tjetër kapte shefin e krimit për t’ju shërbyer jo qytetarëve, por banditëve.

E të dyja bandat bashkë pastaj bashkëpunonin për të bërë vota për PS-në. Ky është shqetësim thelbësor, që kanë qytetarët sot në raport me sigurinë e tyre, se kur arrin të preket një gjyqtar i Republikës, çfarë ndodh me të tjerët. Ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë.

Është në përgjegjësinë morale të ministrit të japë dorëheqjen ose jo, është në përgjegjësinë e kryeministrit ta shkarkojë ministrin ose jo, por pa diskutim me përgjegjësi ligjore ngarkohet Policia e Shtetit. Po i ngulet gozhda ligjit dhe shtetit. Po zhvishet fuqia e ligjit përballë njerëzve me pushtet. Ngjarja u mbajt e fshehur për muaj me radhë dhe kjo është përgjegjësi e policisë. Nasip Naço, mos u sill në Komision si kryetar kooperative", tha Salianji.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni