“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si…”/ Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
Rrok Gera është ndoshta i vetmi ndër personalitetet e larta të para vitit 1944, të cilit i është dhënë pafajësia për të gjitha akuzat politike të bëra ndaj tij. Dhe kjo ka arsyen e vet, të cilën lexuesi do ta kuptojë këtu, faqe pas faqeje. Ndërkohë, shtoj se për Rrok Gerën ka shkruar një monografi dhe akademiku i nderuar Vladimir Misja, por libri që i ofrohet lexuesit tani, i trajton çështjet më gjerësisht, dokumentacioni është më i shumtë në numër dhe publicistika është shumë më voluminoze. Në mbyllje të kësaj parathënieje, më duhet të theksoj se, në gjithë materialin e shkruar në faqet në vijim, nuk ka asgjë të tepërt apo të fryrë, përveç të vërtetës së dokumentuar.
ORIGJINA, FAMILJA DHE FËMIJËRIA
Gerejt figurojnë në Shkodër nga fundi i shekullit XVIII. Sipas të dhënave të familjes, origjina e tyre është diku nga malësitë e Veriut, në zona me vlera e virtyte të jashtëzakonshme të mbartura nëpër shekuj. “…Bekoj çastin kur më erdhi ideja të shtyhesha drejt Malësisë. Nëse do ta kisha përjashtuar nga itinerari im këtë etapë të lodhshme dhe magjepse, nuk do ta kisha kuptuar se ç’është Shqipëria, sepse Shqipërinë e interpreton më shumë një kullë malësori, sesa të gjitha bulevardet e kryeqytetit….”, shkruante gazetari i madh italian, Indro Montaneli, në librin e tij “Shqipëria një dhe njëmijë”, një libër me përshtypje udhëtimesh në Shqipërinë e vitit 1939.
I magjepsur jo aq nga bukuritë natyrore sesa nga njerëzit e Malësisë së Veriut, Montaneli e ndiente veten keq para tyre: …“Një jetë e vetmuar dhe e ashpër zhvillon tej mase personalitetin individual të këtyre njerëzve. Çdo njeri ka një botë e në këtë botë ai është despot absolut. Duke iu afruar kësaj bote, ti, europian i zvogëluar nga shoqëria, e ndien menjëherë gjigandizmin e kësaj natyre njerëzore primitive dhe i nënshtrohesh asaj pa mundësinë që ta masësh dhe ta gjykosh atë…“, shkruante gazetari italian, i shtangur nga ajo që shihte në Malësi. Pavarësisht se përshtypjet e udhëtimit të tij nëpër Malësi, gazetari i famshëm i shkroi në fund të viteve ’30-të, mund të themi se bëhet fjalë për të njëjtin ambient traditash, zakonesh, edukate, vlerash e virtytesh të një krahine nga ku Gerejt lëvizën para rreth dy shekujsh drejt një kryeqendre, siç ishte Shkodra në atë kohë.
Të njohësh mirë dikë, të kuptosh mirë gjerësinë e figurës së tij, njeri i thjeshtë apo personalitet qoftë, duhet të njohësh dhe rrënjët e tij më të thella, ndaj këtu theksuam diçka që, padyshim, ka rrolin e saj në formimin e personalitetit dhe karakterit të Rrok Gerës. Ai lindi më 15 gusht 1901, në qytetin e Shkodrës dhe ishte djali më i vogël i Zef Nikollë Gerës (Shkodër 1844-1919) e i Luçijes (Montanelli, Indro: “Shqipëria një dhe njëmijë”, “Letrat”, Tiranë 2004, f. 34. 2 Po aty, f. 41. Cuk Kolë Vasës nga familja e Pashko Vasës). Fëmijët e Zef Nikollë Gerës ishin pesë vajza e katër djem, sipas radhës: Roza, Shaqja, Tonia, Tefa, Laca, Gaspri, Liza, Adelaidja dhe i fundit Rroku.
Shtëpia e Gerejve në lagjen Firej, afër Kishës së Madhe, në rrugën që edhe sot mban emrin “Rruga Gerej”, ishte një shtëpi me të gjitha karakteristikat e një banese qytetare shkodrane. E vendosur në një sipërfaqe toke rreth 4 mijë metra katrorë, shtëpia kishte një oborr të madh të shtruar me kalldrëm, kishte lugun e gurtë për të larë rrobat, pusin etj. Oborri ishte gjithmonë shumë i mirëmbajtur. Aty nuk mungonin bimë dhe pemë dekorative të rralla, ndërsa muret rrethuese të oborrit dhe të kopshtit mbuloheshin nga trëndafila të egër. Trokitja në derën e Gerejve për të “lypur” lule për ndonjë vajzë që martohej, ishte diçka e zakonshme. Në familjen Gera mbizotëronte një edukatë e shëndoshë dhe kishte shumë respekt për më të mëdhenjtë, për miqtë, apo për besimin fetar. Kjo familje ndihmonte familjet e varfra të lagjes ku jetonte, dhe në ditët tona, bijtë e këtyre familjeve, kujtojnë me mirënjohje bujarinë e Gerejve.
Zef Nikollë Gera (babai Rrok Gerës) ishte një burrë vërtet i drejtë dhe shpeshherë thirrej për të ndarë konflikte familjare, të cilat në atë kohë zgjidheshin prej njerëzve më të respektuar nga opinioni shkodran. Ai kishte një dyqan rrobaqepësie për veshje kombëtare, të vendosur në qendër të lagjes Sarreq pranë Kishës Katedrale, në të cilin punonin 12 vetë (terzinj). Me këtë dyqan ai mbante familjen e tij prej 11 anëtarësh. Në një fotografi të Marubit të famshëm, të riprodhuar më vonë edhe si kartolinë, Zef Nikollë Gera paraqitet në punë e sipër, bashkë me ndihmësit e tij.
Kartolina dhe fakti që Zef Nikollë Gera ishte një rrobaqepës me emër, përmenden edhe në një letër të Gjon Kamsit, drejtuar Zihni Sakos, drejtor i Institutit të Folklorit në Tiranë, ku Kamsi ankohej për mangësitë që kishin kostumet popullore të përfaqësuesve të Shkodrës në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, krahasuar me kostumet e dikurshme të punuara nga mjeshtrit shkodranë: “…të njohur për punën e artit të tyne të veshjes, terzitë mjeshtra; Gjok Baba, Mati Tukja, Kolë Raboshta, Mati Ujka, Gjon Shahini, Rrok Gera, etj.”
Fillimi > Dossier
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si…”/ Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
Arben Pustina | 08 Korrik, 2022 07:31Fisi Gera Në Një Festë Karnavalesh.Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play
Rrok Gera, një burrë shteti ashtu si duhet –
PARATHËNIE
Ky libër synon të përcjellë te publiku imazhin e një njeriu perfekt, i cili jetoi në kohëra të tjera, por që ishte shembulli më i mirë, jo vetëm i asaj që mund të përfaqësojë një njeri i zakonshëm, por, në radhë të parë, si shembulli i një shtetari fisnik, të shquar, të gjithëdijshëm e, mbi të gjitha, të ndershëm. Duke pasur në gjene virtytet fisnike të prejardhjes së tij, duke u formuar si personalitet në një ambient të mrekullueshëm, siç ishte Shkodra e fillimit të shekullit XX-të, dhe duke u diplomuar në një nga universitetet më prestigjioze të Europës, siç ishte ai i Vjenës, Rrok Gera kishte gjithë potencialin për të qenë një ndër figurat e rëndësishme, që i dhanë hov një zhvillimi të vrullshëm nëpërmjet reformave të gjithanshme në Shqipëri, në vitet ’30-të të shekullit të kaluar.
Ky zhvillim arriti kulmin me qeverinë e Mehdi Frashërit, e cilësuar ndoshta si qeveria shqiptare më e mirë e të gjitha kohërave, e formuar në pjesën më të madhe nga persona jopolitikë, mes të cilëve ishte edhe Rrok Gera. Për 10 vjet, apo më shumë, si ministër apo në funksione të tjera të larta shtetërore, ai punoi me bindje se po ecej në rrugë të drejtë për konsolidimin e shtetit shqiptar, proces për të cilin thoshte se nuk kishte kohë për të humbur. Ekonomist, financier, diplomat, jurist, Gera ishte një specialist që çau përpara drejt majave me profesionalizmin e tij në një ambient ku tarafet e vjetra, që ishin pothuaj mbizotëruese në politikë e në qeverisje, erdhën duke humbur terren përballë njerëzve të rinj e të arsimuar mirë.
Gjatë karrierës së tij, ai u përball me gjithë përgjegjësitë që buronin nga detyrat që mori përsipër. Dhe kjo jo vetëm në hartimin e ligjeve të shumta dhe reformave të gjithanshme në financa apo ekonomi, në përpjekjet kundër korrupsionit, në kundërvënien ndaj burokratëve e konservatorëve që mundoheshin të kufizonin çdo iniciativë të re, por dhe në Rrok Gera rezistencën e vazhdueshme ndaj qëllimeve ekspansioniste të Italisë, e cila kishte hartuar prej kohësh planet e saj për të gllabëruar ekonominë shqiptare. Në faqet në vijim, do të mund të shihni se përballë këtyre synimeve, autoritetet shqiptare u munduan të rezistojnë, dhe një ndër ata që rezistuan deri në fund, ishte Rrok Gera, i cili, gjatë gjithë viteve të aktivitetit të tij, ndërmori nisma dhe bëri përpjekje që u kundërviheshin fort interesave italiane.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678PreviousNext
Rrok Gera është ndoshta i vetmi ndër personalitetet e larta të para vitit 1944, të cilit i është dhënë pafajësia për të gjitha akuzat politike të bëra ndaj tij. Dhe kjo ka arsyen e vet, të cilën lexuesi do ta kuptojë këtu, faqe pas faqeje. Ndërkohë, shtoj se për Rrok Gerën ka shkruar një monografi dhe akademiku i nderuar Vladimir Misja, por libri që i ofrohet lexuesit tani, i trajton çështjet më gjerësisht, dokumentacioni është më i shumtë në numër dhe publicistika është shumë më voluminoze. Në mbyllje të kësaj parathënieje, më duhet të theksoj se, në gjithë materialin e shkruar në faqet në vijim, nuk ka asgjë të tepërt apo të fryrë, përveç të vërtetës së dokumentuar.
ORIGJINA, FAMILJA DHE FËMIJËRIA
Gerejt figurojnë në Shkodër nga fundi i shekullit XVIII. Sipas të dhënave të familjes, origjina e tyre është diku nga malësitë e Veriut, në zona me vlera e virtyte të jashtëzakonshme të mbartura nëpër shekuj. “…Bekoj çastin kur më erdhi ideja të shtyhesha drejt Malësisë. Nëse do ta kisha përjashtuar nga itinerari im këtë etapë të lodhshme dhe magjepse, nuk do ta kisha kuptuar se ç’është Shqipëria, sepse Shqipërinë e interpreton më shumë një kullë malësori, sesa të gjitha bulevardet e kryeqytetit….”, shkruante gazetari i madh italian, Indro Montaneli, në librin e tij “Shqipëria një dhe njëmijë”, një libër me përshtypje udhëtimesh në Shqipërinë e vitit 1939.
I magjepsur jo aq nga bukuritë natyrore sesa nga njerëzit e Malësisë së Veriut, Montaneli e ndiente veten keq para tyre: …“Një jetë e vetmuar dhe e ashpër zhvillon tej mase personalitetin individual të këtyre njerëzve. Çdo njeri ka një botë e në këtë botë ai është despot absolut. Duke iu afruar kësaj bote, ti, europian i zvogëluar nga shoqëria, e ndien menjëherë gjigandizmin e kësaj natyre njerëzore primitive dhe i nënshtrohesh asaj pa mundësinë që ta masësh dhe ta gjykosh atë…“, shkruante gazetari italian, i shtangur nga ajo që shihte në Malësi. Pavarësisht se përshtypjet e udhëtimit të tij nëpër Malësi, gazetari i famshëm i shkroi në fund të viteve ’30-të, mund të themi se bëhet fjalë për të njëjtin ambient traditash, zakonesh, edukate, vlerash e virtytesh të një krahine nga ku Gerejt lëvizën para rreth dy shekujsh drejt një kryeqendre, siç ishte Shkodra në atë kohë.
Të njohësh mirë dikë, të kuptosh mirë gjerësinë e figurës së tij, njeri i thjeshtë apo personalitet qoftë, duhet të njohësh dhe rrënjët e tij më të thella, ndaj këtu theksuam diçka që, padyshim, ka rrolin e saj në formimin e personalitetit dhe karakterit të Rrok Gerës. Ai lindi më 15 gusht 1901, në qytetin e Shkodrës dhe ishte djali më i vogël i Zef Nikollë Gerës (Shkodër 1844-1919) e i Luçijes (Montanelli, Indro: “Shqipëria një dhe njëmijë”, “Letrat”, Tiranë 2004, f. 34. 2 Po aty, f. 41. Cuk Kolë Vasës nga familja e Pashko Vasës). Fëmijët e Zef Nikollë Gerës ishin pesë vajza e katër djem, sipas radhës: Roza, Shaqja, Tonia, Tefa, Laca, Gaspri, Liza, Adelaidja dhe i fundit Rroku.
Shtëpia e Gerejve në lagjen Firej, afër Kishës së Madhe, në rrugën që edhe sot mban emrin “Rruga Gerej”, ishte një shtëpi me të gjitha karakteristikat e një banese qytetare shkodrane. E vendosur në një sipërfaqe toke rreth 4 mijë metra katrorë, shtëpia kishte një oborr të madh të shtruar me kalldrëm, kishte lugun e gurtë për të larë rrobat, pusin etj. Oborri ishte gjithmonë shumë i mirëmbajtur. Aty nuk mungonin bimë dhe pemë dekorative të rralla, ndërsa muret rrethuese të oborrit dhe të kopshtit mbuloheshin nga trëndafila të egër. Trokitja në derën e Gerejve për të “lypur” lule për ndonjë vajzë që martohej, ishte diçka e zakonshme. Në familjen Gera mbizotëronte një edukatë e shëndoshë dhe kishte shumë respekt për më të mëdhenjtë, për miqtë, apo për besimin fetar. Kjo familje ndihmonte familjet e varfra të lagjes ku jetonte, dhe në ditët tona, bijtë e këtyre familjeve, kujtojnë me mirënjohje bujarinë e Gerejve.
Zef Nikollë Gera (babai Rrok Gerës) ishte një burrë vërtet i drejtë dhe shpeshherë thirrej për të ndarë konflikte familjare, të cilat në atë kohë zgjidheshin prej njerëzve më të respektuar nga opinioni shkodran. Ai kishte një dyqan rrobaqepësie për veshje kombëtare, të vendosur në qendër të lagjes Sarreq pranë Kishës Katedrale, në të cilin punonin 12 vetë (terzinj). Me këtë dyqan ai mbante familjen e tij prej 11 anëtarësh. Në një fotografi të Marubit të famshëm, të riprodhuar më vonë edhe si kartolinë, Zef Nikollë Gera paraqitet në punë e sipër, bashkë me ndihmësit e tij.
Kartolina dhe fakti që Zef Nikollë Gera ishte një rrobaqepës me emër, përmenden edhe në një letër të Gjon Kamsit, drejtuar Zihni Sakos, drejtor i Institutit të Folklorit në Tiranë, ku Kamsi ankohej për mangësitë që kishin kostumet popullore të përfaqësuesve të Shkodrës në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, krahasuar me kostumet e dikurshme të punuara nga mjeshtrit shkodranë: “…të njohur për punën e artit të tyne të veshjes, terzitë mjeshtra; Gjok Baba, Mati Tukja, Kolë Raboshta, Mati Ujka, Gjon Shahini, Rrok Gera, etj.”.
Në atë fillim të shekullit XX, kur lindi Rrok Gera, Shkodra ishte një qytet me zhvillim të gjithanshëm e të spikatur, për vetë pozicionin e saj gjeografik, nivelin ekonomik, historinë, kulturën dhe njerëzit që e përfaqësonin. Me ngjarje të veçanta për Shkodrën ishte i mbushur sidomos fillimi i shekullit XX. Kështu, tërmeti i vitit 1905 në Shkodër u ndie shumë i fortë, ndërkohë që në dimër, lumi Kir dilte shpeshherë nga shtrati dhe përmbytte qytetin. Më 1 maj të vitit 1905, diku në rrethinat e qytetit, organizohej greva e parë në Shkodër, që ishte dhe e para për gjithë vendin.
Vitet 1900-1912 kaluan me jehonat e mëdha të luftërave për pavarësi, por Shkodra rrezikohej seriozisht në vitet në vazhdim, kur malazezët e rrethuan qytetin dhe e bombarduan me shrapnela, që godisnin muret e Kishës Katedrale, ku ishin strehuar shumë njerëz, dhe që ishte vetëm njëqind metra larg shtëpisë së Gerejve. Në kujtimet e At Justin Rrotës, dhënë për “Gazetën Shqiptare” nga At Vitor Demaj, ofm, për të mërkurën e 12 marsit 1913, përshkruhej se si malazezët godisnin pa mëshirë, madje edhe objektet fetare në qytetin e Shkodrës: “…Mandej sot, me sa dukej, anmiku e kishte me Kishën Katedrale të qytetit. Po ma se 20 gjyle aso të mëdhajash, i kanë ra Kishës së Madhe, ku gjindeshin strukë nja 1000 vetë, gati të sigurtë, se aty nemosë do të gjejshin shpëtim, mbasi Mali i Zi deri ather kurr nuk kishte synue vendet shenjte“.
Gjatë viteve 1913-1914, në Shkodër u vendos administrata ushtarake e Fuqive të Mëdha dhe, për këtë arsye, kjo periudhë është quajtur ndryshe dhe “koha e internacionalit”. Gjithë këto ngjarje ndoqën rrjedhën e tyre, ndërkohë që Rrok Gera hidhte shtat në një familje ku festat kombëtare, fetare, apo ato familjare, kremtoheshin mjaft bukur. Në shkollë, por edhe në aktivitetet e shumta me karakter fetar. Letër e Gjon Kamsit drejtuar Zihni Sakos, Shkodër, 30 tetor 1978. “Si e bombarduan malazezët Shkodrën më 1913”, Gazeta shqiptare, 23.05.2010. Rrok Gera apo, shkodranët ishin mësuar të donin muzikën dhe instrumentet e saj. Në atë kohë, Shkodra mbante rekordin si qytet për numrin e pianove që banorët e saj kishin ndër shtëpi. Të përfshirë në kor, apo dhe solo, në dasma dhe në raste të tjera, qytetarët shkodranë ishin artistë të vërtetë të muzikës.

Kjo reflektohej, pa dyshim, edhe në shtëpinë e Gerejve, ku djemtë ruanin traditën dhe këndonin këngë patriotike të shoqëruara me vegla muzikore. Në një dokument të Kishës së Madhe flitet për disa këngëtarë të korit të kësaj kishe. Ndër ta ishte dhe Tefa Gera, djali i madh i familjes Gera. Edhe vetë Rrok Gera këndonte shumë bukur. Në një letër të shkruar prej tij, diku rreth vitit 1960, Gera pohonte raportin e veçantë të familjes së tij me muzikën: “… ahengu në shtëpi tonë i ka traditat qysh te terzitë, shokë pune të babës tonë. Përmatepër Tefë Gera provohet se ka kenë mbledhës. Fisi Gera në një festë karnavalesh. Rrok Gera i kujdesshëm kangësh e vallesh shkodrane dhe kangtar i mirë, e Gaspër Gera, violinist modest i hengut shkodran. Shokët e tyne të hengut kan kenë zakonisht Ndoc Kumrija me kërnetë e Zef Hil Gega me dajre e ndonji diletant tjetër me saze.
Këta janë mbledhë shpesh e kan ba aheng për qejf në shtëpi tonë, ndër shtëpia të shokëve e të miqve në gjytet e në katunde, ndër festa, gostina ose dasma simbas rastit…”. Ashtu si dhe një numër familjesh të tjera qytetare shkodrane, Gerejt kishin një mënyrë jetese vërtet të spikatur. Në ambientin e jashtëm të shtëpisë binte në sy pastërtia absolute e një oborri madhështor, ndërsa brenda shtëpisë kishte një mobilim të kohës, ku nuk mungonte dhe një radio e madhe, nëpërmjet së cilës familja merrte vesh se çbëhej nëpër botë. Në një fotografi, të realizuar me rastin e festës së karnavaleve, shihet gati i gjithë fisi Gera, me nipër e me mbesa, të cilët kanë pozuar të veshur me kostume të veçanta: romake, spanjolle, turke, meksikane etj. Pothuaj të gjithë këta kishin studiuar jashtë shtetit, ose ishin arsimuar në shkolla të vendit me mësues të huaj, ose thjesht kishin pasur kontakte pune me të huaj, prej të cilëve kishin marrë jo vetëm dije e përvojë pune, por dhe kulturë për mënyrën e jetesës.
Protagonistët e kësaj fotografie ishin talente në pikturë, në vegla muzikore, këndonin, recitonin deri në mijëra vargje përmendsh, luanin në teatër, merrnin pjesë në aktivitete sportive (njëra nga mbesat e shtëpisë ishte kampione kombëtare në not), ishin të shkëlqyer në mësime (fituan edhe çmime ndërkombëtare) dhe në gjuhë të huaja, si dhe ishin shumë të gjallë e të hareshëm, gjithmonë strumbullarë të shoqërisë së tyre e të festave të shumta që organizoheshin në Shkodër. Mbi të gjitha, Gerejt ishin fisnikë në sjelljet mes tyre e ndaj të tjerëve. Kurrë shprehje banale, kurrë fjalë të rënda, por shumë dinjitet dhe respekt reciprok. Gjithashtu, theksojmë se Gerejt ishin shumë punëtorë. Përveç aktivizimit në strukturat e shtetit shqiptar, vëllezërit Gera janë marrë që herët edhe me tregti. Familja kishte dyqane, toka në Bardhej, në Ashtë, në Beltoje etj. Vëllezërit Gera kishin në pronësi të tyre edhe një fabrikë cigaresh.
Megjithatë, edhe për këtë familje nuk kanë munguar fjalë të thëna nga ndonjë familje katolike shkodrane. Këto fjalë nuk kishin asnjë bazë reale dhe vinin nga mllefe të vjetra politike, që zinin fill që nga vitet ’20-të. Pra, pati njerëz që, duke i rënë ndesh realitetit historik, murmuritën aty këtu për Gerejt, por është fakt, se deri në ditët e sotme, në asnjë botim shkencor, nuk ka qoftë edhe një aludim lidhur me këto fjalë. Vëllai i madh i Rrok Gerës, Tefa, ka pasur funksione në Bashkinë e Shkodrës, ndërsa në vitin 1925 ai u zgjodh deputet në Parlamentin Shqiptar. Vëllai tjetër, Laca, ka qenë kontrollor i Thesarit në Ministrinë e Financave, kryenëpunës i Buxhetit po në Ministrinë e Financave, anëtar i Këshillit Kontrollues në vitet 1925-1930, kryetar i këtij Këshilli më 1926 dhe, më vonë, e deri në 7 prill 1939, kryetar i Intendancës së Përgjithshme të Komandës së Mbrojtjes.
Për performancën në këtë detyrë, më 30.08.1938, Lac Gerës i është akorduar nga Mbreti Zog dekorata: “Komandar i Urdhnit të Skënderbeut”. Një tjetër vëlla, Gaspri, ka qenë nëpunës në Doganën e Shkodrës. Djali i Tefës, Zefi, mbaroi shkëlqyeshëm më 1943 studimet në Universitetin e Bolonjës, me gradën “Doktor në Kimi Industriale”, dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e metalurgjisë me ngjyra në Shqipëri. Vetë Rrok Gera ka qenë dy herë ministër i Financave dhe një herë ministër i Ekonomisë Kombëtare, gati për dy vjet kryetar i Këshillit Kontrollues, për disa vite Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, si dhe në detyra të tjera.
ARSIMIMI
Nivelin e lartë të zhvillimit ekonomik e kulturor, qyteti i Shkodrës e reflektonte me një numër institucionesh arsimore e kulturore, ku jepej arsimim mjaft cilësor dhe ku u formuan emra shumë të mëdhenj. Pamje nga Shkodra 1925, në sfond kalaja Rozafat. Zhvillimi i arsimit në Shkodër dhe në zonat veriore të vendit ka nisur ndoshta rreth katërqind vjet më parë. At Donat Kurti, në një studim të vitit 1935, flet për shkolla shqipe që ekzistonin në Pllanë, Blinisht dhe Shkodër, madje që në vitin 1638. Po ashtu, ai jep në studimin e tij edhe një tjetër të dhënë shumë të rëndësishme: faktin që në Obot të Shkodrës kishte një shtypshkronjë që rreth vitit 1500, pra vetëm pak vite pasi ajo ishte shpikur nga Guttenbergu.

Studiuesi amerikan Edvin Zhak, në veprën e tij me titull “The Albanians: An Ethnic history from Pre-historic Times to the Present” (Shqiptarët; një histori etnike nga lashtësia e deri në kohët e sotme), shkruan ndër të tjera edhe për shkollën e hapur në Shkodër nga françeskanët në vitin 1855, që u quajt “Ilirikum”, si dhe për iniciativën e jezuitëve për hapjen, po në Shkodër, më 1877, të një tjetër qendre të arsimit të lartë: Kolegjin e Shën Françesk Saverit (St. Francis Xavier College).
Kjo shkollë pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë dhe më 1888, kishte themeluar Observatorin Metereologjik, i pari i këtij lloji në Ballkan, që funksionoi deri më 1946-tën. Në vitin 1878, murgeshat stigmatine hapën në Shkodër Shkollën Femnore Françeskane për 200 vajza. Pikërisht në Kolegjin Saverian, Rrok Gera nisi shkollën fillore më 1906, ashtu siç kishin bërë më parë edhe vëllezërit e tij më të mëdhenj: Tefa, Gaspri dhe Laca. Pas mbarimit të arsimit fillor, ai nisi shkollën e mesme, po në këtë kolegj. Por në këtë periudhë për Gerën hapet një perspektivë e re: Shteti austriak akordonte në ato vite bursa për shumë djem shqiptarë dhe një ndër ata që përfituan, nisur dhe nga rezultatet e shkëlqyera në mësime, ishte dhe Rrok Gera, të cilit në vitin 1917, i’u dha bursë për të vazhduar shkollën e mesme në Vjenë.
Në vitin 1917, Europa ishte mbërthyer në një konflikt të përgjakshëm e me përmasa të mëdha, siç ishte Lufta e Parë Botërore, pjesë e së cilës ishte dhe Austro-Hungaria, e cila, si çdo shtet në luftë, ndiente peshën e këtij konflikti botëror. Çdo fillim është i vështirë, por Rrok Gera nuk e pati të zorshme përshtatjen në Austri, pasi në Kolegjin Saverian kishte krijuar baza të shëndosha të dijes dhe kishte mësuar gjuhën gjermane. Që në fillim, ambienti vjenez e bëri atë për vete me muzetë, operetat, bibliotekat etj. Një ndër të parat gjëra që ai bëri, ishte vizita në Muzeun e Vjenës, ku mbaheshin të ekspozuara armët dhe përkrenarja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Megjithëse ishin shumë të rinj, Gera dhe dy shokë të tij arritën t’i mbushnin mendjen personelit të Muzeut, që t’i lejonte të bënin një fotografi me shpatën e Skënderbeut në dorë.
Madje, në këtë fotografi, mbi shpatë, Rroku ka shkruar me dorë fjalët: “Shpata e Skënderbeut”. Por kushtet e jetesës në Austri u rënduan shumë me mbarimin e Luftës së Parë Botërore. Në veprën e saj “Paris 1919”, shkrimtarja Margaret Makmilan, na jep një tablo të qartë e të saktë të asaj çka ndodhte në Austri, ndërkohë që në Konferencën e Paqes, në Paris, vazhdonin diskutimet për të caktuar fatet e pasluftës. Fshati austriak nuk kishte më burime ushqimore, vendi ishte mbushur me të papunë e të sëmurë dhe mungonte lënda djegëse për ngrohje. Ndërkaq, situata politike ishte dhe më e rëndë, pasi Austria akuzohej si vend që kishte luftuar kundër aleatëve. Kjo situatë, si dhe vdekja e babait, e detyruan Rrok Gerën të ndërpriste përkohësisht studimet në Akademinë Tregtare të Vjenës (Shkollë e mesme) e të kthehej në Shkodër, ku ndihmoi vëllezërit në një aktivitet tregtar.
Më pas, Rrok Gera u rikthye në Austri, këtë radhë jo më në Vjenë, por në Linz (qytet që atëherë kishte rreth 100 mijë banorë), ku vazhdoi Akademinë Tregtare, e ku mori dhe Maturën. Vitet e tij të arsimimit të mesëm kaluan në një ambient miqësor e dashamirës. Ai ishte i rregullt dhe serioz në marrëdhëniet me austriakët, 8 Makmilan, Margaret: “Paris 1919”, Plejad, Tiranë 2006, f. 287. 26 Rrok Gera të cilët ishin mjaft të rreptë dhe nuk toleronin “shkeljet” që studentët e rinj mund të bënin. Vetë Rrok Gera rrinte deri vonë mbi libra dhe nuk lejonte t’ia “prishnin qetësinë”, ndërsa ishte duke studiuar. Me buzë në gaz, ai tregonte se si e kishte paralajmëruar një shokun e tij bashkëstudent, se do ta mbyllte në banjë, nëse do të vazhdonte t’i tërhiqte vëmendjen nga studimi. Pas mbarimit të Akademisë Tregtare në Linz, Rrok Gera vazhdoi studimet e larta në Fakultetin e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin e Vjenës, me bursë të shtetit shqiptar, nënshkruar në vitin 1924 nga ministri Arsimit, Luigj Gurakuqi.
Kishin kaluar disa vite nga përfundimi i luftës. Austria filloi ta merrte veten pak nga pak dhe Gera, tashmë student, ndihej mirë në Vjenë. Pa neglizhuar aspak në studime (dritat në apartamentin ku ai banonte në “9. Eisengasse 23/8”, apo më vonë në “XVIII Hofstattgasse 2/5”, fikeshin shumë vonë), ai gjente kohën ta shfrytëzonte mirë praninë e tij në kryeqytetin austriak. Siç tregonte vetë, gjente kohën të shkonte edhe në kurse danci, në pistat e skive, në brigjet e Danubit për not, apo dhe në operetat e famshme vjeneze. Me dëshirën dhe vullnetin e tij për të mësuar gjithçka, Rrok Gera i çudiste instruktorët e dancit me aftësitë e tij në kërcim, për shembull. Gjithashtu, Gera ishte pjesë e shoqërisë studentore dhe nuk mungonte sidomos në aktivitetet që bëheshin me rastin e festave kombëtare.9 Ai ishte aktiv në shoqatat e ndryshme atdhetare, si shoqata “Albania”, dhe shkruante në organin e saj, në revistën “Djalëria”, duke trajtuar probleme ekonomike e financiare.
“Merkantilizmi dhe bilanci i tregtisë dhe i pagesave“ dhe “Paraja letër”, janë dy nga artikujt që Revista “Djalëria” doli në qarkullim në vitin 1920 në Vjenë, dhe, për nga rëndësia e tematikës dhe vlerat shkencore, shoqërore e artistike të saj, konsiderohej e dyta pas revistës “Albania”, që kishte nxjerrë në Bruksel, Faik Konica, në vitin 1902. “Djalëria” i kishte vënë vetes si qëllim, ndërtimin e një shteti shqiptar demokratik dhe të stilit perëndimor. Ai botoi në atë revistë në vitet 1927-1928. Në atë kohë, Rrok Gera njihej me bashkatdhetarë që studionin edhe ata në kryeqytetin austriak, si: Frederik Shiroka, Aleks Buda, Sokrat Dodbiba, Kolë Mirdita (Helenau), Daniel Rodiçi, Skënder Luarasi, etj.balkanweb back buttonlogo balkanweb e madhe
Fillimi > Dossier
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si…”/ Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
Arben Pustina | 08 Korrik, 2022 07:31Fisi Gera Në Një Festë Karnavalesh.Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play
Rrok Gera, një burrë shteti ashtu si duhet –
PARATHËNIE
Ky libër synon të përcjellë te publiku imazhin e një njeriu perfekt, i cili jetoi në kohëra të tjera, por që ishte shembulli më i mirë, jo vetëm i asaj që mund të përfaqësojë një njeri i zakonshëm, por, në radhë të parë, si shembulli i një shtetari fisnik, të shquar, të gjithëdijshëm e, mbi të gjitha, të ndershëm. Duke pasur në gjene virtytet fisnike të prejardhjes së tij, duke u formuar si personalitet në një ambient të mrekullueshëm, siç ishte Shkodra e fillimit të shekullit XX-të, dhe duke u diplomuar në një nga universitetet më prestigjioze të Europës, siç ishte ai i Vjenës, Rrok Gera kishte gjithë potencialin për të qenë një ndër figurat e rëndësishme, që i dhanë hov një zhvillimi të vrullshëm nëpërmjet reformave të gjithanshme në Shqipëri, në vitet ’30-të të shekullit të kaluar.
Ky zhvillim arriti kulmin me qeverinë e Mehdi Frashërit, e cilësuar ndoshta si qeveria shqiptare më e mirë e të gjitha kohërave, e formuar në pjesën më të madhe nga persona jopolitikë, mes të cilëve ishte edhe Rrok Gera. Për 10 vjet, apo më shumë, si ministër apo në funksione të tjera të larta shtetërore, ai punoi me bindje se po ecej në rrugë të drejtë për konsolidimin e shtetit shqiptar, proces për të cilin thoshte se nuk kishte kohë për të humbur. Ekonomist, financier, diplomat, jurist, Gera ishte një specialist që çau përpara drejt majave me profesionalizmin e tij në një ambient ku tarafet e vjetra, që ishin pothuaj mbizotëruese në politikë e në qeverisje, erdhën duke humbur terren përballë njerëzve të rinj e të arsimuar mirë.
Gjatë karrierës së tij, ai u përball me gjithë përgjegjësitë që buronin nga detyrat që mori përsipër. Dhe kjo jo vetëm në hartimin e ligjeve të shumta dhe reformave të gjithanshme në financa apo ekonomi, në përpjekjet kundër korrupsionit, në kundërvënien ndaj burokratëve e konservatorëve që mundoheshin të kufizonin çdo iniciativë të re, por dhe në Rrok Gera rezistencën e vazhdueshme ndaj qëllimeve ekspansioniste të Italisë, e cila kishte hartuar prej kohësh planet e saj për të gllabëruar ekonominë shqiptare. Në faqet në vijim, do të mund të shihni se përballë këtyre synimeve, autoritetet shqiptare u munduan të rezistojnë, dhe një ndër ata që rezistuan deri në fund, ishte Rrok Gera, i cili, gjatë gjithë viteve të aktivitetit të tij, ndërmori nisma dhe bëri përpjekje që u kundërviheshin fort interesave italiane.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678PreviousNext
Rrok Gera është ndoshta i vetmi ndër personalitetet e larta të para vitit 1944, të cilit i është dhënë pafajësia për të gjitha akuzat politike të bëra ndaj tij. Dhe kjo ka arsyen e vet, të cilën lexuesi do ta kuptojë këtu, faqe pas faqeje. Ndërkohë, shtoj se për Rrok Gerën ka shkruar një monografi dhe akademiku i nderuar Vladimir Misja, por libri që i ofrohet lexuesit tani, i trajton çështjet më gjerësisht, dokumentacioni është më i shumtë në numër dhe publicistika është shumë më voluminoze. Në mbyllje të kësaj parathënieje, më duhet të theksoj se, në gjithë materialin e shkruar në faqet në vijim, nuk ka asgjë të tepërt apo të fryrë, përveç të vërtetës së dokumentuar.
ORIGJINA, FAMILJA DHE FËMIJËRIA
Gerejt figurojnë në Shkodër nga fundi i shekullit XVIII. Sipas të dhënave të familjes, origjina e tyre është diku nga malësitë e Veriut, në zona me vlera e virtyte të jashtëzakonshme të mbartura nëpër shekuj. “…Bekoj çastin kur më erdhi ideja të shtyhesha drejt Malësisë. Nëse do ta kisha përjashtuar nga itinerari im këtë etapë të lodhshme dhe magjepse, nuk do ta kisha kuptuar se ç’është Shqipëria, sepse Shqipërinë e interpreton më shumë një kullë malësori, sesa të gjitha bulevardet e kryeqytetit….”, shkruante gazetari i madh italian, Indro Montaneli, në librin e tij “Shqipëria një dhe njëmijë”, një libër me përshtypje udhëtimesh në Shqipërinë e vitit 1939.
I magjepsur jo aq nga bukuritë natyrore sesa nga njerëzit e Malësisë së Veriut, Montaneli e ndiente veten keq para tyre: …“Një jetë e vetmuar dhe e ashpër zhvillon tej mase personalitetin individual të këtyre njerëzve. Çdo njeri ka një botë e në këtë botë ai është despot absolut. Duke iu afruar kësaj bote, ti, europian i zvogëluar nga shoqëria, e ndien menjëherë gjigandizmin e kësaj natyre njerëzore primitive dhe i nënshtrohesh asaj pa mundësinë që ta masësh dhe ta gjykosh atë…“, shkruante gazetari italian, i shtangur nga ajo që shihte në Malësi. Pavarësisht se përshtypjet e udhëtimit të tij nëpër Malësi, gazetari i famshëm i shkroi në fund të viteve ’30-të, mund të themi se bëhet fjalë për të njëjtin ambient traditash, zakonesh, edukate, vlerash e virtytesh të një krahine nga ku Gerejt lëvizën para rreth dy shekujsh drejt një kryeqendre, siç ishte Shkodra në atë kohë.
Të njohësh mirë dikë, të kuptosh mirë gjerësinë e figurës së tij, njeri i thjeshtë apo personalitet qoftë, duhet të njohësh dhe rrënjët e tij më të thella, ndaj këtu theksuam diçka që, padyshim, ka rrolin e saj në formimin e personalitetit dhe karakterit të Rrok Gerës. Ai lindi më 15 gusht 1901, në qytetin e Shkodrës dhe ishte djali më i vogël i Zef Nikollë Gerës (Shkodër 1844-1919) e i Luçijes (Montanelli, Indro: “Shqipëria një dhe njëmijë”, “Letrat”, Tiranë 2004, f. 34. 2 Po aty, f. 41. Cuk Kolë Vasës nga familja e Pashko Vasës). Fëmijët e Zef Nikollë Gerës ishin pesë vajza e katër djem, sipas radhës: Roza, Shaqja, Tonia, Tefa, Laca, Gaspri, Liza, Adelaidja dhe i fundit Rroku.
Shtëpia e Gerejve në lagjen Firej, afër Kishës së Madhe, në rrugën që edhe sot mban emrin “Rruga Gerej”, ishte një shtëpi me të gjitha karakteristikat e një banese qytetare shkodrane. E vendosur në një sipërfaqe toke rreth 4 mijë metra katrorë, shtëpia kishte një oborr të madh të shtruar me kalldrëm, kishte lugun e gurtë për të larë rrobat, pusin etj. Oborri ishte gjithmonë shumë i mirëmbajtur. Aty nuk mungonin bimë dhe pemë dekorative të rralla, ndërsa muret rrethuese të oborrit dhe të kopshtit mbuloheshin nga trëndafila të egër. Trokitja në derën e Gerejve për të “lypur” lule për ndonjë vajzë që martohej, ishte diçka e zakonshme. Në familjen Gera mbizotëronte një edukatë e shëndoshë dhe kishte shumë respekt për më të mëdhenjtë, për miqtë, apo për besimin fetar. Kjo familje ndihmonte familjet e varfra të lagjes ku jetonte, dhe në ditët tona, bijtë e këtyre familjeve, kujtojnë me mirënjohje bujarinë e Gerejve.
Zef Nikollë Gera (babai Rrok Gerës) ishte një burrë vërtet i drejtë dhe shpeshherë thirrej për të ndarë konflikte familjare, të cilat në atë kohë zgjidheshin prej njerëzve më të respektuar nga opinioni shkodran. Ai kishte një dyqan rrobaqepësie për veshje kombëtare, të vendosur në qendër të lagjes Sarreq pranë Kishës Katedrale, në të cilin punonin 12 vetë (terzinj). Me këtë dyqan ai mbante familjen e tij prej 11 anëtarësh. Në një fotografi të Marubit të famshëm, të riprodhuar më vonë edhe si kartolinë, Zef Nikollë Gera paraqitet në punë e sipër, bashkë me ndihmësit e tij.
Kartolina dhe fakti që Zef Nikollë Gera ishte një rrobaqepës me emër, përmenden edhe në një letër të Gjon Kamsit, drejtuar Zihni Sakos, drejtor i Institutit të Folklorit në Tiranë, ku Kamsi ankohej për mangësitë që kishin kostumet popullore të përfaqësuesve të Shkodrës në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, krahasuar me kostumet e dikurshme të punuara nga mjeshtrit shkodranë: “…të njohur për punën e artit të tyne të veshjes, terzitë mjeshtra; Gjok Baba, Mati Tukja, Kolë Raboshta, Mati Ujka, Gjon Shahini, Rrok Gera, etj.”.
Në atë fillim të shekullit XX, kur lindi Rrok Gera, Shkodra ishte një qytet me zhvillim të gjithanshëm e të spikatur, për vetë pozicionin e saj gjeografik, nivelin ekonomik, historinë, kulturën dhe njerëzit që e përfaqësonin. Me ngjarje të veçanta për Shkodrën ishte i mbushur sidomos fillimi i shekullit XX. Kështu, tërmeti i vitit 1905 në Shkodër u ndie shumë i fortë, ndërkohë që në dimër, lumi Kir dilte shpeshherë nga shtrati dhe përmbytte qytetin. Më 1 maj të vitit 1905, diku në rrethinat e qytetit, organizohej greva e parë në Shkodër, që ishte dhe e para për gjithë vendin.
Vitet 1900-1912 kaluan me jehonat e mëdha të luftërave për pavarësi, por Shkodra rrezikohej seriozisht në vitet në vazhdim, kur malazezët e rrethuan qytetin dhe e bombarduan me shrapnela, që godisnin muret e Kishës Katedrale, ku ishin strehuar shumë njerëz, dhe që ishte vetëm njëqind metra larg shtëpisë së Gerejve. Në kujtimet e At Justin Rrotës, dhënë për “Gazetën Shqiptare” nga At Vitor Demaj, ofm, për të mërkurën e 12 marsit 1913, përshkruhej se si malazezët godisnin pa mëshirë, madje edhe objektet fetare në qytetin e Shkodrës: “…Mandej sot, me sa dukej, anmiku e kishte me Kishën Katedrale të qytetit. Po ma se 20 gjyle aso të mëdhajash, i kanë ra Kishës së Madhe, ku gjindeshin strukë nja 1000 vetë, gati të sigurtë, se aty nemosë do të gjejshin shpëtim, mbasi Mali i Zi deri ather kurr nuk kishte synue vendet shenjte“.
Gjatë viteve 1913-1914, në Shkodër u vendos administrata ushtarake e Fuqive të Mëdha dhe, për këtë arsye, kjo periudhë është quajtur ndryshe dhe “koha e internacionalit”. Gjithë këto ngjarje ndoqën rrjedhën e tyre, ndërkohë që Rrok Gera hidhte shtat në një familje ku festat kombëtare, fetare, apo ato familjare, kremtoheshin mjaft bukur. Në shkollë, por edhe në aktivitetet e shumta me karakter fetar. Letër e Gjon Kamsit drejtuar Zihni Sakos, Shkodër, 30 tetor 1978. “Si e bombarduan malazezët Shkodrën më 1913”, Gazeta shqiptare, 23.05.2010. Rrok Gera apo, shkodranët ishin mësuar të donin muzikën dhe instrumentet e saj. Në atë kohë, Shkodra mbante rekordin si qytet për numrin e pianove që banorët e saj kishin ndër shtëpi. Të përfshirë në kor, apo dhe solo, në dasma dhe në raste të tjera, qytetarët shkodranë ishin artistë të vërtetë të muzikës.
Kjo reflektohej, pa dyshim, edhe në shtëpinë e Gerejve, ku djemtë ruanin traditën dhe këndonin këngë patriotike të shoqëruara me vegla muzikore. Në një dokument të Kishës së Madhe flitet për disa këngëtarë të korit të kësaj kishe. Ndër ta ishte dhe Tefa Gera, djali i madh i familjes Gera. Edhe vetë Rrok Gera këndonte shumë bukur. Në një letër të shkruar prej tij, diku rreth vitit 1960, Gera pohonte raportin e veçantë të familjes së tij me muzikën: “… ahengu në shtëpi tonë i ka traditat qysh te terzitë, shokë pune të babës tonë. Përmatepër Tefë Gera provohet se ka kenë mbledhës. Fisi Gera në një festë karnavalesh. Rrok Gera i kujdesshëm kangësh e vallesh shkodrane dhe kangtar i mirë, e Gaspër Gera, violinist modest i hengut shkodran. Shokët e tyne të hengut kan kenë zakonisht Ndoc Kumrija me kërnetë e Zef Hil Gega me dajre e ndonji diletant tjetër me saze.
Këta janë mbledhë shpesh e kan ba aheng për qejf në shtëpi tonë, ndër shtëpia të shokëve e të miqve në gjytet e në katunde, ndër festa, gostina ose dasma simbas rastit…”. Ashtu si dhe një numër familjesh të tjera qytetare shkodrane, Gerejt kishin një mënyrë jetese vërtet të spikatur. Në ambientin e jashtëm të shtëpisë binte në sy pastërtia absolute e një oborri madhështor, ndërsa brenda shtëpisë kishte një mobilim të kohës, ku nuk mungonte dhe një radio e madhe, nëpërmjet së cilës familja merrte vesh se çbëhej nëpër botë. Në një fotografi, të realizuar me rastin e festës së karnavaleve, shihet gati i gjithë fisi Gera, me nipër e me mbesa, të cilët kanë pozuar të veshur me kostume të veçanta: romake, spanjolle, turke, meksikane etj. Pothuaj të gjithë këta kishin studiuar jashtë shtetit, ose ishin arsimuar në shkolla të vendit me mësues të huaj, ose thjesht kishin pasur kontakte pune me të huaj, prej të cilëve kishin marrë jo vetëm dije e përvojë pune, por dhe kulturë për mënyrën e jetesës.
Protagonistët e kësaj fotografie ishin talente në pikturë, në vegla muzikore, këndonin, recitonin deri në mijëra vargje përmendsh, luanin në teatër, merrnin pjesë në aktivitete sportive (njëra nga mbesat e shtëpisë ishte kampione kombëtare në not), ishin të shkëlqyer në mësime (fituan edhe çmime ndërkombëtare) dhe në gjuhë të huaja, si dhe ishin shumë të gjallë e të hareshëm, gjithmonë strumbullarë të shoqërisë së tyre e të festave të shumta që organizoheshin në Shkodër. Mbi të gjitha, Gerejt ishin fisnikë në sjelljet mes tyre e ndaj të tjerëve. Kurrë shprehje banale, kurrë fjalë të rënda, por shumë dinjitet dhe respekt reciprok. Gjithashtu, theksojmë se Gerejt ishin shumë punëtorë. Përveç aktivizimit në strukturat e shtetit shqiptar, vëllezërit Gera janë marrë që herët edhe me tregti. Familja kishte dyqane, toka në Bardhej, në Ashtë, në Beltoje etj. Vëllezërit Gera kishin në pronësi të tyre edhe një fabrikë cigaresh.
Megjithatë, edhe për këtë familje nuk kanë munguar fjalë të thëna nga ndonjë familje katolike shkodrane. Këto fjalë nuk kishin asnjë bazë reale dhe vinin nga mllefe të vjetra politike, që zinin fill që nga vitet ’20-të. Pra, pati njerëz që, duke i rënë ndesh realitetit historik, murmuritën aty këtu për Gerejt, por është fakt, se deri në ditët e sotme, në asnjë botim shkencor, nuk ka qoftë edhe një aludim lidhur me këto fjalë. Vëllai i madh i Rrok Gerës, Tefa, ka pasur funksione në Bashkinë e Shkodrës, ndërsa në vitin 1925 ai u zgjodh deputet në Parlamentin Shqiptar. Vëllai tjetër, Laca, ka qenë kontrollor i Thesarit në Ministrinë e Financave, kryenëpunës i Buxhetit po në Ministrinë e Financave, anëtar i Këshillit Kontrollues në vitet 1925-1930, kryetar i këtij Këshilli më 1926 dhe, më vonë, e deri në 7 prill 1939, kryetar i Intendancës së Përgjithshme të Komandës së Mbrojtjes.
Comments
Post a Comment