Gjimnazi“28 Nëntori”, ceremoni diplomimi “Matura 2023"/Shpërndahen çertifikata për nxënësit ekselentë,mes tyre katër me medalje ari
Gjimnazi “28 Nëntori” ka organizuar ceremoninë përmbyllëse të diplomimit “Matura 2023”.
Drejtuesja e kësaj shkolle,Albana Bushati , vlerësoi punën e përkushtuar të mësuesve dhe nxënësve gjatë tre viteve .Si rezultat i kësaj pune, përsëri maturantët e kësaj shkolle të mirënjohur arritën rezultate të shkëlqyera edhe në provime. Ceremonia përkoi dhe me daljen e rezultateve të provimit të fundit ,ç’ka solli dhe shpalljen e katër nxënësve të vlerësuar me medalje ari.Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër,Brisela Kadija , e cila vlerësoi jo vetëm punën e mësuesve dhe nxënësve ,por edhe mbështjen e prindërve për fëmijët e tyre.
Duke i uruar suksese në çdo hap të jetës,Kadija shprehu bindjen se maturantët,në rrugëtimin e mëtejshëm të tyre, do ta bëjnë krenare Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.Mes emocioneve të të gjithë të pranishmëve, mësues,prindër, nxënës ,ceremonia u shoqërua me apelin e fundit ,piktura , recitime , këngë dhe valle ,ndërkohë që u shpërndanë dhe çertifikata mirënjohjeje për nxënësit ekselentë.
Në fund,nën shkëlqimin e fishekzjarreve, maturantët festuan përfundimin e ciklit të mesëm të studimeve me hedhjen tradicionale të kapeleve .
Gjimnazi “28 Nëntori”mori udhë në vitin 1922.Gjatë një shekulli është vlerësuar si një nga shkollat më të mira të Shqipërisë.
Comments
Post a Comment