Fushë-Arrëz, breshër i pazakontë/Dëme në bujqësi, thyhen xhamat e automjeteve


NDONËSE JEMI NË FUND TË MUAJIT QERSHOR, MOTI KA REZERVUAR SURPRIZA TË SHUMTA. NË ORËT E VONA  TË PASDITES SË DJESHME KA PASUR RËNIE TË NJË REBESHI BRESHËRI TË PAZAKONTË NË TERRITORIN E BASHKISË FUSHË-ARRËZ,  E KONKRETISHT NË NJSINË ADMINISTRATIVE FIERZË NË FSHATRAT APRRIP GURI, BUGJON, FIERZË DHE NË NJESINË ADMINISTRATIVE IBALLË NË FSHATIN IBALLË. KU SI PASOJË E KËSAJ STUHIE KEMI SHKATËRRIMIN E TË GJITHA KULTURAVE BUJQËSORE TË KËTYRE BUJQËVE, SI DHE NË BLETARI. DËME TË KONSIDERUESHME JANË BËRË NË ÇATITË E BANESAVE, DHE NË SHKATËRRIMIN  E TË GJITHA MAKINAVE QË POSEDOJNË KËTA BANORË DUKE IU THYER XHAMAT DHE DËMTIME TË TJERA NË  KONSTRUKSIONET E TYRE. BASHKIA FUSHË-ARRËZ BASHKË ME ZYRËN E EMERGJENCAVE  CIVILE, STAFIN E SAJ NË BASHKËPUNIM ME NJËSITË ADMINISTRATIVE, KRYETARËT E FSHATRAVE, PO BËJNË TË MUNDUR EVIDENTIMIN E DËMEVE QË JANË KRIJUAR NGA KJO SITUATË E PAZAKONTË NATYRORE NË MËNYRË QË T'IU VIJMË NË NDIHMË PËR TË PËRBALLUAR KËTO DËME.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni