Aksident në rrugën e Kombit, humb jetën 72 vjeçari/Biçikleta me të cilën lëvizte viktima u përplas nga një autobus



Nje 72-vjeçar nga Fangu i Mirditës ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga nje autobus ndërsa lëvizte me biçikletë në drejtim të banesës së tij në fshatin Fang. Aksidenti ndodhi rreth orës 9:00 të së martës në rrugën e Kombit segmenti Milot-Rrëshen, ndërsa viktimë mbeti Ndue Perlesi. I moshuari mori plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.Drejtuesi i autobusit që shkaktoi aksidentin 60 vjeçari me iniciale E.R është shoqëruar në polici deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë nga të dhënat e para bëhet e ditur se autobusi që levizte në drejtim të Milotit është futur në parakalim dhe është ndëshuar përballë me biçikletën ku udhëtonte 72 vjeçari, i cili ishte thuajse mbi vijat ndarëse të anësores së rrugës, dhe për shkak të shpejtësisë nuk ka mundur ta shmangë aksidentin. Sektori i policisë së autostradave ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa apelohet ndaj përdoruesve të rrugës për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe për shkak të fluksit në rritje të lëvizjes së automjeteve përgjatë rrugës së Kombit.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni